dr_nail_draga (1)

DJEGIA E SHKOLLËS NË DACAJ KRIM KUNDËR SHQIPTARËVE NË ROZHAJË

Ishte pikërisht koha e pandemisë e cila iu përshtat dorës së zezë, që në kuadër të djegies së pyjeve në Malësinë e Rozhajës, me dinakëri shfrytëzuan rastin të djegin edhe objektin e More »

Screenshot (279)

DEKLERATË E SHOQATËS PATRIOTIKE “ MALËSIA E MADHE-NDERI I KOMBIT “  me ratin e djegjes së shkollës shqipe në Dacaj të Rozhajës

I nderuar z. Ali Daci-Kryetar Shoqate-Manifestimi Tradicional “Ora e Maleve” Rozhajë! I nderuar Staf Arsimorë dhe të nderuar nxënës të Shkollës Shqipe në Rozhajë!   More »

ndryshimet e kufijve

NDRYSHIMET ADMINISTRATIVE TERRITORIALE NË REPUBLIKËN POPULLORE TË SERBISË NË VITIN 1834-1954

/ Komuna e Leposaviqit dhe disa vendbanime të komunës së Rashkës iu bashkangjitën Kosovës, më vitin 1959/ Shkruan : Xhemaledin SALIHU More »

Një super lajm nga Presheva!

  Që nga shtatori filloristët e Luginës do të përdorin të njëjtat tekste mësimore si bashkëmoshatarët e tyre në Tiranë. Bashkë e bëmë të mundur, të pamundurën! Arsimi në Luginë të trajtohet More »

Screenshot (269)

Fusha e Peshterit – A po vdes qendresa shqiptare atje ?!!…

  Po sa të shkel këmba në fushën e Peshterit të bien në sy shtëpitë përdhese të ndërtuara nga thuprat e të lyera me baltë. Pullazet e mbuluara më kashtë, vizitorin e More »

Kryetari i LDSH-së, Nikollë Camaj, viziton shkollën e djegur në Dacaj të Rozhajës

9EEB028C-3466-4194-8795-1A5C7AA6474B

Kryetari i LDSH-së, dhe drejtuesi i Forumit Shqiptar, z. Nikollë Camaj, viziton shkollën e djegur në Dacaj të Rozhajës.

Nga CZ-ja në Prishtinë: Burgjet e Serbisë dhe mbijetesa e shqiptarëve (video)

Screenshot (263)

Reportazhi i shkurtër që ka në qendër Bekim Blakaj, një nga pesë studentët shqiptarë që studionin në Beograd dhe u arrestuan nga regjimi i Milloshevicit. Të pestë u mbajtën dhe keqtrajtuan në burgun famëkeq CZ (Centralni Zatvor) të Beogradit dhe u liruan muaj të tërë pasi lufta kishte mbaruar. Bekim Blakaj drejton tani Qendrën për të Drejtën Humanitare në Prishtinë. Ai tregon përvojën e hidhur në ZV dhe si e ka përjetuar më vonë atë që ndodhi në ato qeli.

“Ka pasur shumë situata të ndryshme ku dinjiteti njerëzor vihet në pikëpyetje dhe tentohet që të thyhet ai dinjitet. Pas ndoshta pas 3 muajve, kur më ka vizituar avokati im, ma ka shtrirë dorën që të përshendetemi, dhe në atë moment, e kam kuptuar sa është ai rëndësishëm ai kontakti fizik, njerëzor, pra shtrirja e dorës.”

“Prej atyre individëve që i kanë zbatuar ato urdhëra, unë kam vërejtur qartë se disa prej tyre nuk e kanë bërë atë punë bash me vullnet të madh. Ka pasur dy-tri raste kur kam mbetur vetëm me njërin prej tyre ose tjetrin dhe ndoshta jo verbalisht, por me gjeste kanë shprehur keqardhje. Këtë duhet me e thanë, me ngritje të supeve ose dicka të tillë. Mirëpo ka pasur prej tyre individë që me plot kënaqësi e kanë kry atë punë….më kujtohet jo më shumë se një ose dy vjet pasi isha liruar nga burgu, unë kam udhëtuar shpesh në Beograd për punë për konferenca dhe gjëra të tjera dhe njëherë më ka ndodhur që  dikush më ka thirrur nga mbrapa, sigurisht jo me emër, po me zotëri, zotëri, dhe jam kthyer. Ishte një guardian I burgut, një officer i burgut, ishte malazez, që ka qenë jashtëzakonisht I drejtë me neve, I cili nuk na ka keqtrajtuar asnjëherë, as verbalisht, as në mënyra të tjera, dhe ma ka shtrirë dorën, madje me pak hezitim, duke mos ditur si do të reagoj unë. Dhe unë ia kam shtrirë dorën, më ka pyetur si jeni, I kam thënë mirë, gjithcka është kryer, dhe më kujtohet kur më ka thënë, jo në fakt, unë e di cfarë keni përjetuar ju.”

Familja e Bekimit, gruaja dhe tre fëmijët dinë pak për atë që ka përjetuar ai. Bekimi nuk dëshiron që ata të dinë më shumë dhe të ngarkohen emocionalisht me atë përvojë të hidhur që do të sillte më shumë urrejtje.

Shkolla shipe në Dacaj sot përcjellë gjeneratën jubilare të dyzetën (40) nga rihapja e saj në gjuhën shqipe

99289306_10156938780410448_5508578397896310784_n

Ali Daci

Pas nëntë viteve në rrugëtimin e dijes dhe edukatës së mirëfillt, sot po përcjellim klasën e 9 ( nëntë ) gjeneratën e 40 Jubilare të semimaturantëve të Shkollës shqipe ” Dacaj” në Dacaj nga rihapja e saj në gjuhën shqipe. Gjeneratë jubilare dhe e shkëqyeshme.

 

A po rritet antishqiptarizmi në Mal të Zi ?!

ali daci

Ali Daci

Vënja e qëllimshme e zjarrit në shkollën e vetme në gjuhën shqipe në Dacaj të Rozhajës është sulm i drejtperdrejt mbi popullin shqiptarë, mbi tempullin e dijës, mbi gjuhën dhe kulturën shqiptare. Djegja e planifikuar dhe e organizuar e shkollës të shtyn të dyshosh se edhe pyjet qëllimisht u dogjen.

BEDRI PEJANI: SHQIPTARËT E KËRKONIN SANXHAKUN, JO PËR SHKAK TË AMBICIEVE IMPERIALISTE

Bedri_Pejani_portret_nga_Arben_Morina

Dokumente dhe fakte – Shqipëria ndërmjet aspiratave dhe mundësive
Popullata e këtij territori përbëhet gjithashtu nga shqiptarët e sllavizuar dhe nga disa sllav të fesë islame (myslimane). Duke qenë të një feje si edhe shqiptarët, ata janë bashkuar dhe kanë bashkëpunuar gjatë luftës kundër serbëve dhe malazezëve deri më tash. Prandaj, për arsye etnike, ekonomike dhe fetare, kjo popullatë e përbërë nga shqiptarët dhe boshnjakët kërkon që t’i bashkohet Shqipërisë. Për këtë arsye ne, shqiptarët, e kemi për detyrë që t’i ndihmojmë që të na bashkohen.

 

Mbi 100 vjet shpërngulje në Rozhajë kërkojnë drejtesi: po ti, si do të veprosh?

Screenshot (250)

 

 

Art Kurti
Historia shqiptare ka shumë dhimbje, por ka dhe shumë vullnet e këmbëngulje. Me punë të palodhur, do rindërtojmë ato që u humbën dhe do vi dita që Tregovishtës do ti rikthehen gjithë brezat që u shpërngulen. Atë ditë, të gjithë do bërtasim: ishim, jemi dhe do jemi!

U dogj shkolla fillore në Dacaj të Rozhajës

Neziri_Prof._Dr_Zymer

Prof. Dr. Zymer Ujkan Neziri
Lajmi i rëndë bëhet shumë më i rëndë kur merr vesh se u dogj një shkollë, si kjo në katundin Dacaj, Komuna e Tregovishtës (Rozhajës). I doli flaka vendit të njohur të dijes së kësaj ane në gjuhën shqipe. Lajmi bëhet edhe shumë më i trishtueshëm, kur të thonë ky zjarr nuk është nga fatkeqësia. Të zë tmerri e ankthi dhe mbetesh pa gojë kur merr vesh se dora e njeriut ia vuri flakën kësaj shkolle, më tha me telefon Haxhi Lajçi, njeriu që është në krye të shkollës fillore ‘’Dacaj’’, në Dacaj, dhe është veprimtar shumë i njohur i kësaj ane.

 

Urrejtje shekullore, ndaj egzistimit të elementit autokton-shqiptar?!

97207093_666239947492309_8966867600571105280_n

Enver Prelvukaj: Ky akt-terrorist serb është i qellimshëm, i cili tregon haptazi qẽ dora e zezë – kriminale, ka urrejtje shekullore, ndaj egzistimit të elementit autokton-shqiptar?!..

 Reagim me  rastin e djegjes së objektit të shkollës në Dacaj

98297435_666240034158967_6254018518132457472_n

 

Kërkojmë nga organet  përgjegjëse shtetërore të rendit e sigurisë që sa më parë  t’i zbulojnë shakaktarin përkatësisht autorin e mundshëm të kësaj zjarrvënie të qëllimshme  me pasoja të  mëdha për këtë shkollë nxënësit, mësimdhënësit dhe për tërë banorët e Malësisë së Rozhajës, e cila iu ekspozua  zjarrit të madh ku u dogjën pyje dhe shtëpi gjithandej.

 

Malësisë së Rozhajës i digjen mushkërit dhe vatra e dijes ShF” Dacaj” në Dacaj

3

Ali Daci

Zjarri i ditës se djeshme kishte kapluar depon e drurëve të shkollës shqipe në Dacaj dhe në saje të intervenimit të eskavatorve të ndërmarrjes së ndertimit të rrugëve “Euroasfalt ” depoja me plot dru e ndezur u shua me ujin e lumit pranë shkollës dhe kështu i shpetoj djegjes shkolla gjatë ditës por jo edhe gjatë natës, pasiqe në oren 23 ndokush i vuri zjarrin shkollës nga mbrenda.