Daily Archives: 20 Nëntor, 2016

KOMBI QESHET ME HUNZAKËT E ADEMIT, E INSTITUTI ALBANOLOGJIK FLE!

avni-rudaku

Ekspeditat hulumtuese shkencore dhe etno-kulturore janë në stad të pazhvilluar tek ne. Madje deri më tash, më bindshëm na kanë përshkruar të tjerët duke na studiuar e vizituar, sesa ne e njohim vetveten! Stipçeviq për këtë i kritikonte edhe ilirët dhe mungesën e traditës së shkrimit! Së fundi u hap diskutimi, i nisur keq dhe i përfunduar me mahi kolektive kombëtare rreth hunzakëve dhe kalashëve në Pakistan, si ilirët e dikurshëm, të mbetur atje nga aventurat ushtarake të Aleksandrit të Madh të Maqedonisë antike.