Daily Archives: 5 Qershor, 2019

Vlado Zmajević dënohet me vetëm 14 vite burg për katër të vrarë në Zhegër të Gjilanit

vlado-zmajevic-daily-vijesti-savo-prelevic-2000

 

Pas shpalljes së aktgjykimit Gjykata e Lartë në Podgoricë të Malit të Zi, e cila sot e dënoi Vlado Zmajevicin nga Nikshiqi, me 14 vite burg për krime lufte kundër popullatës civile shqiptare, përkatësisht vrasjes së Imer Kadriut, vëllezërve Milazim dhe Qazim Haziri dhe gruan e Qazimit, Qamilen, në Zhegër të Gjilanit në vitin 1999, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka thënë se është lajm i mirë fillimi i dënimeve të krimeve të luftës.