Xhemail Konica – ( Koniçanin) deshmor i Shqiperisë Etnike

Ali Daci

 

Lufta heroike për Shqipëri Etnike e nacionalistit dhe komandantit  Xhemail Koniçaninit dhe kontributi i tij për çlirimin e trojeve shqiptare nga okupimet çenike e sllavo komuniste është pak e njohur ndër studiusit e historisë shqiptare.

Nga Ali Daci

Më 17 prill të viti 1941 gjermanet hynë në Tutin dhe brenda katër ditëve gjenerali gjerman Ebërhard e emëroj në Pazar të Ri , Senicë dhe ne Tutinë udhëheqjen vendore në këto qytete. Kështu udheqes të kësaj treve do të jenë Xhafer Deva, Aqif Blyta , Ahmet Daci etj. mandati i qeverisjes se tyre zgjati vetem 4 ditë pasiqë aleatet gjermano-italian  ranë në dakord që Tutina dhe Tregovishta (Tozhaja) t’i kthehen Shqiperisë Etnike. Kjo e drejt kombaetare e shqiptareve të kësaj treve u kontestua nga gjenerali pro serb piricio Biroli i cili nuk u pajtua me kete vendim, andaj kërkoj nga Komanda Supreme italiane  që këto dy qytete t’i takojnë malit të Zi, mirëpo kjo u refuzua nga  kjo komande .Kah fundi i prillit të vitit 1941 shteti shqiptarë në Tutinë arriti të konsolidoj pushtetin lokal që ishte nënprefekturë e Prefekturës së Pejës. Në kuadër të nënprefektura së Tutinës bënin  pjesë këto komuna.  Delimexha, Ribariqi, Suhodoli, Kolashini i Ibrit  më 2475 shtepi dhe me një popullsi prej 16.602 frymë. Nënprefekt i parë i nënprefektures Tutinë u emrua Mustafë presheva nga Mitrovica,kurse kryetar të komunave të kësaj nënprefekture  u emëruan Fehmi Hamzagiqi në Tutinë, Avdyl Qesja në Suhodol, Bahtijar Sinani në Cerkëvicë , Ramë Elezi në Ribariq dhe Sadri Tutiqi në Delimexhë. Në ëdo komunë ishin prezent postat e karabinierisë italiane dhe oficier të cilët mbikëqyrnin qeverisjen e komunave. Në korrik të vitit 1941 pushteti shqiptareë armatosi 100 të rinj nga Gjerekari dhe komandant të tyre emëroi Ilaz Kurtoviqin të cilin e graduan me gradën e kapitenit. Kjo njësi mbrojtëse nuk kishte as uniform e as rrogë ushtarake, por ajo do të përballej me forcat çetnike dhe partizane  në të ardhmen.

Xhemail-Konicanin-1910-1944

Më 5 shkurt të vitit 1943 karabinerinë italiane do ta zevendesojne  xhandarmeria shqiptare në krye me Sinan Palevaci, kurse në Tutinë u formua milicia shqiptare dhe komandant u emrua Bikë Dresheviqi që ishte përgjegjës për gjithë Sanxhakun. Gjitha këto ishin të pa mjaftueshme për mbrojtjeje e Tutinës dhe Sanxhakun në tërësi, andaj lypej edhe lufta guerile. Kështu shteti shqiptarë dhe ministria e luiftes  në kuadër të nënprefektures formuan edhe 10 banda për mbrojtjen e kufirit. Komandant të ketyre bandave ishin Bikë dhe Dekë Dresheviqi, Sallko Ganeviqi, ,Xhemë Konica (Xhemail Koniçanini) Qamil Dukagjinci, Beke Neziri, Hysen Ahmeti nga draga, Hasn Zkarliqi ,Sallko Tergovci , Faik Bahtjareviqi e Pasha Haxhkoviq. Më 22 shtator të vitit të vitit 1942 Tutina si njësi administrative iu bashkua Shqipërisë dhe banoret e saj morën nënshtetësinë e shqiptare. Kështu u kthye dinjiteti shqiptarë dhe shqiptarët si dhe ata të asimiluarit filluan të gëzojnë përdorimin e gjuhës shqipe dhe veshnje kombetare. Shkollat u hapen në gjuhën shqipe dhe u mireprioten  dhe administrata kuptohet mbahej në gjuhën amtare shqipe.

Si në çdo luftë edhe në Luftën e Dytë Botërore  administrata ishte e centralizuar, andaj emerimet, shkarkimet dhe transferimet e kuadrit në nënprefekturën e Tutinës aplikoheshin nga organet përkatëse shtetërore në Tiranë  më propozimin e organeve kompetente të Prefekturës së Pejës. Kështu që si nënprefekt dhe kryetar komunash në Tutinë shërbyen shumë vendas dhe shqiptarë nga trojet etnike shqiptare. Për këtë në një rast tjetër do të shkruhet. Nënprefektura e Prefekturës së Pejës, Tutini ka ekzistuar plot katër vjet, vite këto qe gjatë do të mbahen në mend nga shqiptarët e kësaj treve.   Në vazhdim do të flasim  për togerin shqiptar  Xhemail Koniçanin që tek boshnjakët ka qenë i njohur si Xhemë Konica, Xhemail Koniçanin si njërin nder nacionalistet e flakt të kësaj treve.

Xhemail Koniçanini u lind në vitin 1910 në fshatin Koniç në afërsi të Tutinës. Si duket vëllazëria  Konica – sipas këtij llagapi e kishte pagëzuar edhe fshatin e lindjes se këtij  atdhetari e patrioti, e që serbet e asimiluan ne Koniçan, kurse banorët e këtij fshati i quajtën  (Koniçanin). Xhemaili u rrit me mundime ne një familje patriarkale shqiptare, por sipas  pleqve te Tutinës, ai që në fëmijëri u dallua për zgjuarsi e shkathtësi. Tutina, kjo trevë që shtrihet në krahun e majtë të rrjedhës se lumit Ibër, kishte një ngecje të madhe në zhvillimin e tregtisë, bujqësisë dhe s e aty mezi mbijetohej. Asimilimi kishte përpirë shumë familje shqiptare dhe se  gjuha shqipe po impulsonte me vështirësi në vatrat shqiptare. Xhemaili në moshën 28 vjeçare kërkon punë dhe atë e gjen në burgun e qarkut në Pazar të Ri. Aty punon gati dy vjet si gardian. Duke i pare padrejtësitë dhe torturat e  mëdha që pushteti serb po aplikonte ndaj të burgosurve të shumtë shqiptarë, Xhemaili nisë t’i kundërvihet kësaj padrejtësi duke u dal në ndihmë shqiptarëve të burgosur që vuani dënimet vetëm e vetëm se ishin shqiptarë. Pushteti serb vuri në shënjestër Xhemailin dhe se bashku me të burgosurit organizon një atentat ndaj këtij burri. Në përpjekje për vetëmbrojtje, Xhemaili vret një nga të burgosurit serb dhe plagos disa koleg  gardian serb të implikuar në tentimvrasjen ndaj tij. Duke e ditur mire se para organeve të drejtësisë serbe kurr nuk mund ta argumentonte pafajësinë e tij, Xhemaili i vishet malit dhe del komit. Kjo ndodhi në prag të kapitullimit të Jugosllavisë monarkiste dhe Fillimit të Luftës së Dytë Botërore. Pas kapitullimit të Jugosllavisë monarkiste  dhe pushtimit nga forcat nazi-fashiste,i tërë  Sanxhaku po thuajse ishte nën okupimin italian e nga mesi i qershorit nën këtë okupim ndodhet edhe nënprefektura e Tutinës. Forcat italiane zonën e vet të okupimit, zonën e Sanxhakut ia bashkëngjisin Malit të Zi më qëllim që ta administronin më lehtë, pos rrethit të Tutinës i cili i takonte Dukagjinit, gjegjësisht Shqipërisë Etnike. Në anën tjetër Gjermanet mbanin Pazarin e Ri deri në Dugo Polanë. Në rrethinën e Tutinës, Xhemail Koniçanini organizon forcat vullnetare shqiptare  për vetëmbrojtje në pajtim më qeverinë shqiptare dhe më këtë organizim kombëtare ai behet edhe simbol i qëndresës shqiptare në këtë anë. Për nënprefekt i nënprefekturës së Titinit u caktua Mustafë Ali Presheva, kurse zëvendës i tij u emërua Arif Torbiqi njeri nga besnikët dhe miq e ngushtë të Aqif Blytës. Për kryetarë të komunës së Tutinës u zgjodh Fehim Hamzagiqi. Po në këtë kohë edhe në Senisë qeveria shqiptare themeloi administratën e vet dhe për prefekt emëroj patriotin shqiptarë Omer Çingiqin, për kryetar  komune Mehmet Qesen ( Qesoviq)., ndërkaq shef të xhandarmerisë shqiptare Rexhë Kugiqin. Është fakt historik se Xhemail Koniçanini kishte veshur uniformen e ushtrisë shqiptare dhe nga ministri i punëve të brendshme  Xhafer Deva ishte graduar me gradën e togerit .Kjo ishte mundësia e vetme që populli i kësaj ane të mbrohej ushtarakisht nga  forcat çetniko- partizane  sllavo-komuniste. Uniforma e ushtrisë shqiptare  në trupin e Xhemailit shkëlqente. Ai ishte një mesoburrë me një trup mesatar e të gjerë. Uniforma e oficerit ushtarak shqiptar i rrinte bukur, ne brezin me plotë karikator bukur i rrinte revolveri,kurse ne krahun e djathtë pushkën e shkurtë italiane e më vonë pushkën automatike. Ne kokë më krenari mbante  kapelën e oficerit  me emblemën e përkrenares së Skënderbeut. Për zëvendës të tij kishte zgjedhur Hivziun kushëririn e parë në të cilin kishte besë dhe  e çmonte shumë si luftëtar  të idealit. Në këtë periudhë lufte, lidhjet e gjakut dhe ato kombëtare ishin me te forta se kurrë. Kështu  kjo besë e burrave do të përshkonte çdo cep të atdheut duke lidhur ngushtë trojet shqiptare si Pazar të Riu, Rozhajë, Plave e Guci,Beran, Istog, Tutin, Sjenicë, Pejë e kudo flitej e valëvitej flamuri shqiptarë. Kjo lidhje ka rezultuar si shpëtimtare e kombit nga asgjësimi masiv që i kanosej nga forcat serbo-sllave.

Xhemaili në mbrojtjen e Pazarit të Ri

Në sulmin çetnik të datës 4 nëntor të vitit 1941, pos forcave vullnetare të udhëhequra nga Aqif Blyta e Bik Dresheviqi në këtë mbrojtje historike të këtij qyteti shqiptarë kanë marrë pjesë edhe Rozhajasit e Bishevasit të udhëhequr nga Jakup Kombi e Mujko Bisheva një qëndresë të pa shoqe në këtë mbrojtje e ka treguar Xhemaili me shokë. Kështu Xhemaili se bashku me Xhemail Tuzin nga Pazari i Ri kishin rekrutuar shume vullnetarë në radhët e veta nga Peshteri e Senica për mbrojtje  e Pazarit. Në ultimatumin e kryeçetnikut  Radomir Cvetiqit për dorëzimin e pazarit, drejtuar Aqif Blytës shqiptaret dhe boshnjakët këtij ultimatumi iu kanë përgjigjur me luftë të rreptë duke i mposhtur plotësisht [etnikët e Serbisë. Forcat çetnike merret vesh se kanë qenë shumëfish më të mëdha në numër dhe sipas disa pjesëmarrësve në këtë mbrojtje historike të tokave shqiptare aradhët çetnike kanë moderuar deri në 20 000 forca. Edhe historianet serb, rreth luftës në Pazarit  nder të tjera shkruan se  forcat çetnike në mëngjesin e e asj dite deri kah ora 7 kishin përparuar mire dhe se iu kishin afruar qytetit. Mirëpo, Shaban Polluzha me ushtrinë e vet ,Jakup Kombi e Bik Dresheviqi, e Xhemail Koniçanini iu kishin dal nga dy krahët, anash e rendimit të luftës që armikut i ka krijuar tërheqje të mundimshme dhe kthim të pa mundur në pozicionet e mëparshme. Luftimet ishin mire të planifikuar dhe se forcat çetnike pa menduar janë ndodhur në rrethim të plotë nga forcat vullnetare shqiptare që ishin nga gjitha trojet etnike. Në këtë luftë forcat çetnike lanë të vdekur 63 e të plagosur 68 nga të cilët nga plagët e marra më pas kanë vdekur edhe 20 çetnik të tjerë. Në këtë luftë u mur vesh Xhemaili forcave çetnike të udhëhequra nga Mashan Gjuroviqi e Vojisllav Llukaqeviq u kishte kallur datën duke ua përgjysmuar radhët në mes luftëtarëve.

 

Kundërsulmi mbi çetnikët e Rashkës

Pas kësaj fitoreje triumfale Aqif Blyta më bajraktarët e Kosovës e Rugovës organizon një kundërsulm mbi Rashkën. Edhe pse Xhemaili ka qenë i ngarkuar kryekëput për mbrojtjen e Tutinës ai më vullnetaret e vet më shumë kënaqësi ishte betuar se do të luftonte për çdo cep të tokës shqiptare por edhe me gjerë. Në këtë luftë Koniçanini ka treguar heroizëm të pa shoq. Mjeshtër i shquar i luftës, duke qenë në vijën e parë të frontit m’ u në hyrjen e qytetit të Rashkës, luftëtarët e tij kanë likuiduar mbi 100 çetnik. Shumë here vet kisha dëgjuar ngas pleq e Malësisë së Rozhajës se po mos të ndërhynin forcat gjermane, njësitet e vullnetareve shqiptarë do ta shtronin nën këmbë qytetin e Rashkës. Kjo ndërhyrje e aleateve gjerman  nëse mund ta quajmë, ua ndali hovin ushtrisë shqiptare pa e vendosur Flamurin kombëtarë në zemër të Rashkës. Dorën në zemër shumë luftëtareve u kishte mbet pikë në zemër pushtimi i tërësishëm i Rashkës. Pas kësaj lufte të suksesshme e të lavdishme Xhemail Nikoçanini më luftëtarët e vet u kthye në Tutin më këngë e të  shtëna armesh që  shënonin fitoren mbi armikun serb.

 

Lufta për mbrojtjen e Senicës

Patrioti dhe luftëtari i Shqipërisë Etnike Hasan Zvizdiq duke e parë rrezikun permanent nga forcat serbo-malazeze të cilat dita ditës po i afroheshin rrafshlartës se Senicës e Dugo Polanës, çon kushtrimin për mbrojtjen e kësaj treve e cila ishte gjysme shqiptare e gjysme boshnjake. Kështu në dimrin e acartë të vitit 1941 e pikërisht me 22 dhjetor Xhemail Koniçanini me 400 vullnetarët e tij ia behu në Senicë. Në këtë shteg të rëndësishëm të Sanxhakut ,ku duhej prerë rruga si çetnikçve ashtu edhe partizanëve serbo-malazez për mësymjen e tyre drejt Pazarit të Ri e karhinës në përgjithësi. Kësaj radhe lufta bëhet kundër aradheve partizane. Tre batalione partizane të kombinuara nga Sanxhaku dhe nga Morava, nga Takova  e Beogradi kishin mësyrë për në Fushën e Peshterit. Ushtria partizane është komanduar nga Petar Stamboliq e Vladimir Knezheviq-i ashtuquajturi Volloxha. Më parë Hasan Zvizdiq dhe prijësit partizan ishin marr vesh qe forcat partizane te kalonin lirshme përmes Sjenicës , pasiqë destinacioni i luftës së tyre ishte larg Sanxhakut me forcat çetnike. Mirëpo dredhitë dhe tradhtitë partizane kanë qenë shumë perfide. Posa këmba e tyre shkeli afër istikameve të forcave vullnetare, në Malët e Radishicës, ata provuan që të hyjnë në pabesi duke dëshiruar vrasjen e vullnetareve shqiptare, të cilët ishin pozicionuar e ngritur istikamet aty . Kjo pabesi partizaneve do t’u kushtoj shtrenjtë , pasiqë aty do të lind konflikti. Më krismat e para të pushkëve, vullnetarët shqiptarë do t’i vijnë në ndihmë Senicës e komandantit Hasn Zvizdiqit. Mbi 100 luftëtarë vijnë nga rrethina e Senicës dhe pas një kohe të shkurtër nga fshati Medare mbi armikun sulën luftëtarët e lirisë të komanduara nga toger Xhemaili Nikoçanini. Xhemaili aty ishte strehuar dy ditë më parë me kërkesën e Hasan Zvizdiqit. Pasi që njësit partizane u ndeshen në tytat e pushkëve të luftëtarëve të Xhemailit me shokë, të mposhtur u kthyen kah kishin ardhur.

 

Ushtria shqiptare në Tutinë e Sanxhak

Në ndihmë për trojet shqiptare në Tutinë kishte ardhur edhe ushtria shqiptare e udhëhequr nga komandanti  Ibrahim Kurti. Në filli të shtatorit në rrethin e Tutinës formohen edhe dy njësi vullnetare të cilat udhëhiqeshin nga Hilmi Kelmendi e Ramë Shkreli dhe së që të dy njësit numëroni nga 100- 150 burra mire të armatosura si dhe  grupi i Faik Bahtjareviqit nga fshati Cërkvina, ky i fundit ishte dalluar për luftërat kundër çetnikëve në luginën e Ibrit. Duke qenë i suksesshëm në këto luftime, gjermanet Faikun e caktojnë komandant i milicisë në shatin e tij të lindje. Mirëpo, kah mesi i gushtit të vitit 1944, Elmaz Agoviqi e Faik Bahtjareviqi që ishin komandant të forcave te armatosura në rrethinën e Tutinës vinë në kontakt më celulat partizane në Bihorin e Sipërm, në Llozna ku këta të fundit u premtojnë se nuk do të ketë luftime me ta. Ky takim nxori edhe komandantin partizan Elmaz Agoviqin, kurse për sekretar  politikë u emërua Shemsedin Hadri. Kur vëllezërit  Bikë dhe Dekë Dreshaj ( Dresheviq) kishin dëgjuar se ishte formuar aradhe partizane, menjëherë me forcat e veta janë nisë që t’ i shkatërrojnë, mirëpo më 17 gusht 1944 ata tradhtohen dhe në rrugë e sipër nga Pazari i Ri  për në Tutinë tek shkëmbi i Kovaçit njësitet partizane nga prita shtinë në kamionin e vullnetarëve dhe vrasi 4 e plagosin 12 vullnetarë shqiptarë. Njësitet partizane të avancuara nga forcat aleate kërkojnë dorëzimin e Tutinës gjë të cilën nuk e pranojnë forcat vullnetare. Mirëpo,forcat sllavo komuniste po përparoni dhe kështu më 18 gusht 1944 sulmojnë  Tutinën.

 

Kurrë me partizanët serbo-malazez

Shumë here gjatë karrierës se tij luftarake Xhemaili nuk kishte pranuar që të bashkëpunonte me aradhet partizane, pasiqë është ato i çmonte njësoj okupuesi  si forcat çetnike. Në vitin 1943 kishte pas një takim me udhëheqësit partizan të asaj zone, të cilët i kishin ofruar bashkëpunim te  ngushtë. Partizanët kishin kërkuar nga Xhemaili që të luftoni se bashku forcat çetnike por edhe ato gjermane e në veçanti i kishin ofruar bashkëpunim në luftë kundër forcave Balliste. Xhemail Koniçanini këtë ofertë kurrë nuk e kishte pranuar. Pasiqë partizanet kishin vërtetuar stoicizmin e tij, nga ai kanë kërkuar që këtyre forcave t’u mundësoj depërtimin përmes zonës së sigurisë në drejtim të Pazarit më qëllim që partizanët të luftojnë armikun (gjermanet) në Pazar të Ri e Sjenicë. Pas konsultimeve me Hasan Zvizdiqin e Aqif Blytën kjo kërkese e partizaneve nuk miratohet me arsyetimin se me largimin e forcave gjermane nga Sanxhaku , çetnikët do të bënin invazion mbi shqiptarët dhe së zhdukja e tyre fizike ishte e gatshme. Xhamili kurr nuk u kishte besuar partizaneve dhe  se besimi ndaj tyre ishte venitur kur u be lufta në Sjenicë. Andaj taktika e tyre ishte dhe mbeti dyfytyrëshe

 

Xhemail Koniçanini bie në fushë të nderit

Lufta po zhvillohej për çdo pëllëmbë toke shqiptare, andaj edhe fushëbetejat ishin anekënd cepit të tokës Arbënore. Ishte  fundi i vitit 1944 dhe forcat  sllavo-komuniste  po sulmonin kudo që mundin e kudo nuk i donte populli. Partizanet malazez nga drejtimi i Beranës kishin mësy Bihorin. Xhemail Koniçanini ishte vendos aty dhe po përgatiste fushatën e rezistencës ndaj njësiteve partizane. Lufta ishte e ashpër dhe e pa barabartë në çdo aspekt. Bihori,që ishte i shkatërruar nga forcat çetnike më parë tani kësaj treve po i kanosej masakra e dyte nga forcat partizane të cilat ishin të armatosura deri në dhembë. Për të ndihmuar popullin e kësaj ana me forcat e veta vullnetare kishte ardhur Xhemail Koniçanini. Lufta zhvillohej në afërsi të fshatit Petnicë jo fort larg Beranës dhe forcat vullnetare shqiptare po epnin maksimumin në mbrojtje të fshatit. Në luftë e sipër vritet toger Xhemail Koniçanini. Vdekja e tij është shumë e rëndësishme, nëse kështu mund të quhen vdekjet, e vdekjet për liri e bashkim kombëtare janë të shenjta. Së pari ai u vra për mbrojtjen e tërësisë territoriale të Shqipërisë Etnike dhe për lirin e popullit shqiptarë. Së dyti plumbi e shpoi së pari uniformen e oficerit të Ushtrisë Shqiptare pastaj zëmrën e toger Xhemailit. Së treti ai u vra nën flamurin shqiptar dhe së fundit ai u vra por mos të vdekur kurrë, ai u vra heroikisht për idealin e Shqipërisë Etnike. Pas vrasjes së tij, forcat vullnetare shqiptare pos që kishin humbur kolosin dhe prijësin e kësaj lufte të shenjtë ata humben edhe strategun dhe prijësin e  njërin nga ideatorët e  Shqipërisë Etnike. Edhe pse komandanti ra heroikisht ne fushën e nderit, trupi i tij nuk u la në dorë të armikut. Ushtarët arritën ta marrin dhe nga Petnica në shpinë e kanë bartur kufomën e tij deri në fshatin e lindjes, në Koniç Në ceremoninë mortore të këtij patrioti kanë marre pjesë shumë bashkëluftëtarë dhe se ai për në amshim është përcjellë me breshrit e pushkëve lamtumireshe  nga  vullnetaret shqiptarë. Në këtë varrim merrnin pjese të gjithë prijësit e Sanxhakut si Aqif Blyta, Ahemet Daci, Hasan Zvizdiqi, Sylejman Paçarizi, Feriz Sallku, Muart Lotina e shumë të tjerë nga Rozhaja e Kosova.

 

Përfundim

Lufta për mbrojtjen e trojeve etnike shqiptare ishte një luftë e drejtë e shqiptarëve e cila dhunshëm u mbyt nga forcat sllavo- komuniste dhe aleatet e saj të asaj kohe. Sanxhaku, kjo treve shqiptare e cila që nga ajo kohë e deri më sot ka përjetuar një shpërbërje kombëtare të pa parë në historinë e njerëzimit,Sanxhaku mbetet pas Çamërisë pjesa më e dhembshme e kombit. Pas instalimit të regjimit sllavo-komunist atje ,pra në trojet e Shqipërisë Etnike,në trojet e Arbërisë,në fushën e Gjergj Elez Alisë u aplikua “Naçertanja” e Ilia Garashaninit, si dhe u zbatuan projektet gjenocidale të Vasa Çubrilloviqit. Aty lulëzoj koha e Rankoviqit e ajo e Sllobodan Millosheviqit. Prijësit e këtij populli u vranë. Shpërngulja masive këtu u aplikua nën masat e dhunshme të aparatit shtetëror serb. Shkollat në gjuhë shqipe u mbyllen dhe populli mbi 94 % u asimilua dhunshëm. Brezave në  vazhdimësi u mbetet që të ndërtojnë urat e lidhjes vëllazërore  të  rrënuara  tash gjashtëdhjetë vjet më parë, ndërsa historianëve shqiptarë angazhim maksimal në zbardhjen e gjithë historisë së dhimbshme të këtij populli e të kësaj pjese të Shqipërisë Etnike, kurse politikanëve shqiptarë dhe diplomatëve të kombit u mbetet detyrë parësore politike dhe kombëtare që kësaj treve dhe këtij populli në mënyrë diplomatike t’i kthejnë dinjitetin kombëtarë. Në anën tjetër gjithë këtyre dëshmorëve të  popullit duhet t’u njihet edhe zyrtarisht epiteti i dëshmorit, e në piedestalin e gjerë të këtyre dëshmorëve bënë pjesë pa dyshim edhe Xhemail Koniçanini  ( Xhemë Konica ) .

(Pjesë të shkëputura nga: SESIONI VI SHKENCOR ISTOG (BURIM)

E DJATHTA SHQIPTARE DREJT SHQIPËRISË ETNIKE

ISTOG, MAJ 2007)