Ugëlla

Uglla

Ali Daci :Ugëlla

 

Në të hyrë të fshatit Ugëll në krahun e majt janë shtëpit e Hukiqve.Na pret Ismet Hukiqi që në fushë dhe na flet bukur shqip,por që i biri i tij nuk e di as një fjalë që i ati dhe unë flasim.Takojmë Osman Hukiqin babain e Ismetit i cili për mrekulli flet gjuhen e të parëve të tij.Na dëshiron miëseardhjën dhe në pozicionohemi nën hijën e një peme që janë të rralla në Peshter.Osdamin sot ka 79 vjet që kur ka lind në Ugëll.Ai rrefen për të kaluarën e Peshterit e posaqerisht për Ugëllën.Me dhçëmbje shton se dikur fshati i tij ishte fshat në za si për bujari ashtu edhe për trimëri.Ugëlla, mesojmë nga Osman Hukiqi, ka këto lagje,Bibajt 20 shtëpi,Plakajt 10 shtëpi,Gorçajt po ashtu janë nja dhjetë shtëpi,Kurtbashajt kanë ngel vtetm 6 shtëpi,,Mujazinoviqet nja 10 sosh kurse Camajt vetem 3 shtëpi ndersa Martinajt vetem 2 familje jetojnë sot në Ugëll.Gjithë këto maja që po i shifni sot mbajnë toponimet shqiptare si Maja e Preht,Maja e Alis e Bunari i Plakës flasin për të kaluarë e levdishme të kësaj  treve.Osmani na flet për qendresen e Ugëllës në luften e Dytë Botrorer dhe ardhjën në ndihmë të brigadave shqiptare.Ai flet me krenarai për Sak Fazlin –Bajraktarin e Rugovës,për qendresen e rugovasve në luftë për mbrojtjen e Pazarit.Përmend Aqif Bluten dhe patriotizmin e tij për ruajtjen e terësisë teritoriale të toakve shqiptare.Pastaj përmend vëllëzerit Musa dhe Jus Gorçaj të cilët i kanë pushkatuar partizanet pasi që ata kishin qenë vullnetar në brigadat shqiptare e që kishin luftuar nën flamurin shqiptarë e shumë patriot tjerë të asaj kohe jo fort të largët të cilët komunizmi i ka zhduk e internuar në të katër anët e botës.Osmani edhe sot ruan traditën e hershme të kultivimit të bagëtisëDjali i tij Ismeti është kthyer nga kurbeti dhe sot tufa e tij numëron 200 dele e po aq qengja.Dikur secila shtëpi në Ugëll ka patur mbi 100 dele,kurse sot shumë pak degjohen këmboret e ogiqëve,pasiqe popullata është përgjysmuar dhe shumnica dimrat i kalojnë në Pazar të Ri e Sjenicë,në Sarajevë e jashtë atdheut,në Turqi.Shkola katërklaseshe ka afër 70 nxënës dhe se mësimi zhvillohet në gjuhën serbe.Varreuzat tek xhamia e fshatit rrefejnë më së miri për të kaluarën e fshatit.Epitafet dhe gravuarat e të vdekuarve më plisa të bardh mbi kokë janë vet historia e këtij fsahti.Nëse të vdekurit janë identifikuesit e së kaluarës atëhet Ugëlla edhe sot duhet të jetë shqiptare,por…