Oliver Ivanoviqi dënohet me nëntë vjet burgim

Oliver-Ivanoviq_ne-pranga-640x456

Dragolub Delibashiq, Illija Vujaçiq, Nebojsha Vujaçiq dhe Alaksandar Llazoviq, të akuzuar për vepra të njëjta shpallen të pagajshëm.

 

Lideri i Nismës Qytetare “Serbia, Drejtësia, Demokracia”, Oliver Ivanoviq, i akuzuar për krime lufte në vitin 1999 dhe për vrasje të rëndë në vitin 2000, është shpallur fajtor dhe është dënuar me nëntë vjet burg.

Katër të akuzuarit tjerë, Dragolub Delibashiq, Illija Vujaçiq, Nebojsha Vujaçiq dhe Alaksandar Llazoviq, janë shpallur të pafajshëm.

Gjyqtarja e EULEX-it, Roxana Comsa, e cila ishte kryesuese e kolegjit gjyqësot, ka lexuar arsyetimin e atkgjykimit.

“Oliver Ivanoviqi është gjetur fajtor për krime lufte në jug të Mitrovicës, ndërsa sa i përket dy pikave tjera nuk është vërtetuar përtej dyshimit të bazuar se i njëjti ka shtyrë apo ka nxitur vrasjen dhe dëbimin e shqiptarëve”, ka thënë ajo.

Aktgjykimi është shpallur nën masa të shtuara të sigurisë në Gjylatën Themelore në Mitrovicën Veriore e përreth saj.

Ivanoviq është arrestuar më 27 janar të vitit 2014. Ai i ka kaluar 20 muaj në paraburgim, deri në shtator të vitit 2015, kur masa e paraburgimit i është shndërruar në arrest shtëpiak.

Dy vitet e paraburgimit do t’i llogariten në dënimin e përgjithshëm prej 9 vjetësh burgim.

Sipas aktakuzës së ELEX-it, më 14 prill 1999, në rrugën “Miladin Popoviq”, tani “Ahmet Selaci” dhe në rrugën për në Bair, Ivanoviq duke vepruar si komandant i Stacionit në Mitrovicë në kuadër të MPB të Republikës Federale të Jugosllavisë urdhëroi një grup të caktuar të policëve që të bëjnë krime lufte kundër personave që nuk ishin direkt të përfshirë në luftime dhe me këtë urdhëroi që të kryejnë vrasjen e viktimave të nacionalitetit shqiptar, e që janë: Fatmir Mustafa, Skender Paqarada, Avni Abazi, Mehmet Sefari, Isa Mustafa, Xhemshit Smajli, Behxhet Ferizi, Mentor Mehana dhe Shefki Kosumi.

Si rezultat i kësaj, nën komandën dhe kontrollin e Ivanovicit janë pushkatuar për vdekje Fatmir Mustafa, Skënder Paqarada, Avni Abazi dhe Mehmet Sefari.

Ndërsa pas luftës, më 3 shkurt të vitit 2000 grupe të policëve të MUP-it dhe të Rojave të Urës iu bashkuan një grupi spontan të serbëve të Mitrovicës Veriore, të cilët hynë në ndërtesat ku jetonin familje t shqiptare, me qëllim të dëbimit të tyre dhe me qëllim final që t’i vrisnin, dhe i vranë personat në vazhdim duke përdorur mjete eksplozive, armë dhe thika.

Viktimat ishin: Nderim Ajeti, Nexhmije Xhaka, Sebiha Abrashi, Remzije Canhasi, Muharrem Sokoli, Selime Berisha, Nezir Voca, Shqipe Voca, Bashkim Rukeci dhe Nimon Sejdiu.

Nga aksioni i parë, ku janë përdorur mjete eksploduese, armë dhe thika kanë mbijetuar me lëndime të rënda Rrezarta Ajeti, Nexhmedin Ajeti dhe Emine Ajeti./illyriapress.com/