Pse u shua Grupi Folklorik Burimor “Dacaj” ?!…

Ali Daci

Gjurmëve të një folkori të shuar

Grupi Folklorik Burimor “Dacaj” mori në festivalin e Cetinës në vitin 1948 për herë të parë në historin e folklorit shqiptar mori pjesë këta malësor e malësore që kurrë kultura e as folklori shqiptarë nuk duhet harruar,emra këta që prezentuan me dinjitet folklorin burimor shqiptarë,e këta ishin: Lan e Tahir Lajçi që vallëzojnë vallën “Lufta për Vajzën”,vallën e Dukagjinit e kanë vallëzuar Selman Ibish Daci e Ramush Vukli,Nafie Lajçi e Mustafë Lan Lajçi ,fëmijë vallëzojnë Shotën,ndersa Zenel Lajçi egzekuton në lahutë,Rekë A.Nikçi këndon këngë malësorçe,kurse Mustafë Nikçi interpreton melodi baritore në kavall e Ahmet Nikçi në fyell,Avdi Lajçi mban flamurin e GFB “Dacajve”

Shkruan: Ali Daci

Zanafilla e folklorit shqiptar  në Tregovishtë e ka burimin e vet larg që në kohën e sundimit të Perandorisë Otomane. Sipas gojdhënës mësojmë se aty rreth vitit 1870 në Tregovishtë, afër xhamisë  së Kelmendit, në shesh është organizuar  një festë, festa e Njëses ,që shenon 2 gushtin,festë  kjo që në ketë trev vazhdon të kremtohet edhe sot, si fetë e kelmendasve. Në atë festën gjithëpopullore janë therë qengja e desh e që janë pjekur në ferlik por edhe është hedhur vallja e kënduar kënga malësore e shoqeruar nën tinguj e daullës e të zurles. Vezirit i Shkodrës cili kishte ardhë për të përcjellë këtë manifestim i pelqen vallëzimi  me shpata, të cilën valle në kostume popullore shqiptare e kishin luajtur vëllëzerit Gal e Bajram Vukli nga Peshkajt e Malsësisë së Tregovishtës. Për të ndëruar këta valltar, po edhe për të përfituar nga masa e tubuar veziri i Shkodres, vëllëzerit Vukli i ndëroi duke ju dhuruar nga një pushkë martinë.

Në vitin 1937 në Tregovishtë shënohet një levizje kulturore më çrast në lokalet e Vakufit  në  Qarshin e Sipërme hapet një Bibliotek Popullore  në gjiun e së cilës vepronte edhe një sallë e vogël leximi e cila aty i grumbullonte edhe anëtaret e shoqerisë kulturo-artistike dhe anëtarët e klubit të posaformuar të fudbollit. Ushtrimet e shoqerisë kulturore bëheshin nëpër shtëpit e kafenet private, por që kontrolloheshin rrept nga ana e xhandarmerisë së atëhershme. Në kuadrin e kësaj shoqerie kulturo – artistike merrnin pjesë edhe shqiptarët e Tregovishtës dhe rrethinës së saj. Anëtarë i kësaj shoqerie ishte Sadik Selim Daci, që ishte njëri nga më të shkolluarit në atë kohë, i cili se bashku me Mustafë Çatoviqin, ktyenin punët administrative në sharrën e Zhujë Selman Dacit në Dacaj. Në  vitin 1939 në një darsem në Dacaj kishin sjellë një gramofon ku banoret e këtij fshati për herë të parë kishin dëgjuar tingujt e gramofonit dhe kishin shikuar “vallën e moçme shqiptare” të interpretuar nga Sadik dhe Mustafë Daci, ndërsa gramafonin e kishte vu në levizje Avdyrrahim Daci i njohur si Orrli,i cili më vonë do të jetë edhe mësues i këtij fshati. Kjo shoqeri ka qenë aktive deri në prag të Luftës së Dytë Botërore. Pas përfundimit të luftës në kuadrin e Komitetit Vendor të Rinisë Popullore u themelua një shoqeri kulturore e cila mbante emrin e një partizani të vrarë vendas ”Hivzija Çatoviq”. Në kuadër të kësaj shoqerie funksiononin katër seksione, ajo e dramës, folklorit, muzikës dhe arësimit ( shkrim këndimimt). Kjo shoqeri më shumë pati program propagandues komunist dhe si e tillë veproi një kohe të caktuar pasi që ka qenë e veshtirë që në atë kohë të kyqet bota fëmerore e sidomos ajo e Malsësisë shqiptare pasiqë ata nuk e donin komunizmin dhe sundimin e tij, por edhe femra e qytetit ka qenë e mbuluar me feregje kështuqë pak zhvillohej aktiviteti. Kjo shoqeri  shfaqjen e vet të parë në seksionin e drames e shfaq në Pejë në vitin 1945 ku anëtaret e grupit kanë shkuar këmbë rrugës së vjeter të karvanit nga Rozhaja në Pejë. Pas Pejës ata kanë shfaqur shfaqje të tilla edhe në Beran, Plavë, Guci, Tutin e Pazar të Ri. Njëra nga dramat më të suksesshme që ishte shfaqur gjatë atyre dy viteve ka qenë drama ”Nastradin Hoxha” e ”Haxhi Lloja”, por edhe drama të tjera ndersa aktori më i mirë amator në Mal të Zi u shpall  në vitin 1948 Tahir Sutoviq i cili edhe fitoj pushimin dhjetëditor në Opati. Kuptohet të gjitha këto u zhvillonin në gjuhën serbe. Duke parë që në kuader të këtij ansambli kultura shqiptare fare pak po prerzentohej ose më mirë të thuhet po bastardohej në vitin 1947 shqiptarët e Malësisë së Rozhajës formuan Grupi folklorik burimor “Dacaj,” grup ky i cili  pas një viti në festivalin folklorik të Malit të Zi i cili mbahet në Cetinë arrinë rezultate të lakmueshme. Në festivalin e Cetinës marrin pjesë këta malësor e maësore që kurrë kultura e as folklori shqiptarë nuk duhet harruar, emra këta që prezentuan me dinjitet folklorin burimor shqiptarë, e këta ishin : Lan e Tahir Lajçi që vallëzojnë vallën “Lufta për vajzën”,vallën e Dukagjinit e kanë vallëzuar Selman Ibish Daci e Ramush Vukli, Nafie Lajçi e Mustafë Lan Lajçi ,fëmijë vallëzojnë Shotën, ndersa Zenel Lajçi egzekuton në lahutë. Rekë A. Nikçi këndon këngë malësore( majekrahu), kurse Mustafë Nikçi interpreton melodi baritore në kavall e Ahmet Nikçi në fyell. Avdi Lajçi mban flamurin e GFB “Dacajve”, kurse  Elmaz Ikoviq i bie daulles e Adem Ukoviq zurles. Ky grup në festivalin e dytë folklorik të Ceteinës  zë vendin e parë dhe si i tillë merr pjesë në festivalëi folklorik në Opati në vitin 1950. Në Opati ata kanë defiluar në kostumet popullore shqiptare me çrast kishin tërhequr vemendjen e turisteve ku kishin bërë fotografi të përbashketa. Më 24 qershor të vitit 1950 Grupi Folklorik Burimor ”Dacaj”  në Opati merr vendin e parë nder grupet folklorike amarore të ish Jugosllavisë me çrast fitojnë një komlet veglash muzikore  për një ansambel dhe njëkohesisht të drejtën për  pjesmarrje në festivalin nderkombëtar që mbahet në vitin 1951 në Londër. Pas kësaj fitoreje spektakulare ndaj gjithë grupeve amatore, grupi në Tregovisht (Rozhajë) pritet me entuziazem nga vendasit me çrast organizohet pritje solemne. Mirëpo, shteti jugosllav, këtij grupi nuk i mundëson pjesmarrjën në Londor në Festivalin Folklorik Nderkombëtar pasiqe një numër i madh i anëtareve nuk kishin pasaportat e udhëtimit, e këto nuk u kishin dhënë organet e UDB-së. Në vitin 1955 digjet deri në themel shtëpia e Kulturës e Punëtoreve të Kombinatit të Drurit “Gornji Ibar” me çrast digjen instrumentet muzikore dhe veshjet popullore të grupit të Dacajve, djegje kjo e qëllimshme nga vet spiunet e UDB-së.  Ky zjarr  shkaktoj humbje të madhe në vegla dhe kostume popullore shqiptare dhe stagnim në punë e shoqerisë deri në vitin 1958, ku përseri riorganizohet ky grup folklorik.  Me t’u riformuar ata marrin pjesë ne festivale mbrenda Malit të Zi dhe jasht tij e veçanërisht me dëshirë shfaqnin program me valle e këngë shqiptare në Pazar të Ri, Sjenicë e Tutin ku shqiptarët e asaj ane i prisnin me zemërgjërsi. Pas shpërnguljes së organizuar të shqiptarëve nga shteti jugosllav, në vitet e 60-ta nga këto troje për në Turqi në vitin 1966 e më parë kanë mërguar shumë familje me ç’rsat anëtarësia e grupit burimor “Dacaj” përgjysmohet. Për të ruajtur identitetin e vet kombëtar shqiptarët e Rozhajës në vitin 1967 GFB ”DACAJ” e regjistrojnë në kuadrin shoqërisë së qytetit që ishte institucion për ruajtjen dhe zhvillimin e melosit popullor dhe veprimtarive kulturore. Këtij grupi i printe Ramush Vukli nga fshati Peshkaj i Malësisë së Rozhajës. Vihet një bashkëpunim i mirë më Ansamblin Folklorik Autokton “Rugova” të cilët prap u ndihmojnë më vegla muzikore  edhe në kostumografi. Kështu më konsolidimin e rradhe dhe anëtarësimin e anëtarëve të ri ata marrin pjesë në festivalin folklorik në Zagreb ku dhe marrin vendin e parë me këngët dhe vallët burimore nga trevae Malësia e Rozhajës dhe diplomen “Folklori Burimor i Zagrebit 1971” si dhe shpërblime në të holla, kurse anëtaret fitojnë dhurata të shumta. Një fotografi e madhe e anëtarëve të këtij grupi ka qenë e ekspozuar në teatrin e Universitetit të Zagrebit, kurse emri i këtij grupi me një biografi të shkuartër ka qenë i regjistrua në “Buletinin Folklorik të Zagrbit 1966–76”. Në këtë festival, në grupin e Dacajve kanë marrë pjesë: Sylë Nikçi, Ramush Vukli udhëheqës i grupit,Tahir Nikçi, Sokol Daci, Ifeta Koraç, Zeç e Bali Daci, Zulfije  Vukli, Nurije Lajçi etj. Pos vendasve në këte festival ka marrë pjesë edhe Isa Iberdemaj nga Rugova. Grupi burimore ka shfaqur edhe disa koncerte më pastaj dhe ka vepruar deri në vitin 1972. Atë vitë formohet Ansambli Folklorik “Vrello Ibar”në Rozhajë dhe po atë vit shuhet Grupi Folklorik Burimor “Dacaj”. Shkaqet e shuarjes së këtij grupi që kishte negociate të rritej në një ansambel veç janë qarta, të shuhej njëherë e përgjithmonë fryma folklori e patriotizmi shqiptarë. Nga ai vit e deri me sot kanë kaluar plot 44 vite dhe shqiptarët e këtushem ende nuk kanë qenë në gjendje që të themelojnë prap një grup folklorik ku do të ishin ruajtur dhe kultivuar këngët dhe vallët shqipe. U bënë përpjekje të rastin që të organizohej prap një shoqeri kulturore shqiptare por shqiptaret e këtushëm dita ditës po asimilohen e po shërngulen nga trojet e veta dhe kështu jeta kulturore po mbahet vetem në shkollën e vetme shqipe në Dacaj dhe atë në munges të kuadrti profesional të lëndes së muzikës. Festa e vetme kombetare që shenohet në vazhdimesi nga themelimi i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi- ega e Rozhajës është festa e 28 Nëntërit- Dita e Flamuarit. E për këtë ditë shqiptarët e këtushëm huazojnë këngëtarë e valltar nga trevat tjera shqiptare nën Malin e Zi dhe trojet tjera etnike shqiptare. Kur dhe kush do të formoj një grup folklorik që vehtes ti vë dëtzrën e shënjt për  ruajtjen, kultivimi dhe prezentimi i vlerave shpirtërore dhe matëriale të kësaj popullate autoktone shqiptare nuk dihet.