Shtypi serb i cilëson skandaloze vizitat e delegacionit të Sanxhakut në Kosovë

bnv

 

Brenda dy jave  me ftesë të organizatës “Kosova për Sanxhakun” në vendin  tonë  ishin për vizitë dy delegacione të Këshillit Kombëtar Boshnjak nga Sanxhaku dhe herën e dytë edhe një grup i studentëve  nga Novi Pazari, Tutini dhe Senica.

Vizita e dytë kishte për qëllim pjesëmarrjen në manifestimin e “Epopesë së UÇK-së”. Kësaj radhe përveç delegacionit të këshillit Kombëtar Boshnjak, ishte edhe një grup prej 50 studentëve nga tri qytetet e Sanxhakut, Novi Pazarit, Senicës dhe Tutinit. Gjat pjesëmarrjes në manifestim studentët dhe krerët e KKB i pranoi familja e Jasharajve’ Kjo pritje i gëzoi të rinjtë e Sanxhakut. Gjatë qëndrimit në Prekaz, studentët takuan edhe presidenten Jahjaga , e cila për pak kohë qëndroi në mesin e tyre duke iu shprehur mirëseardhjeje.

Në vazhdim delegacioni i KKB dhe studentët, nën përcjellje të  udhëheqjes së organizatës “ Kosova për Sanxhakun “, vizituan familjen e heroit të tyre kombëtar Shaban Polluzha, dhe  për disa kohë qëndruan pran djalit të vetëm gjallë të Shabanit, Ramadan Kastratit. Edhe pse në gjendje të rëndë shëndetësore, Xha Ramadani kishte njohuri për  ardhjen e  mysafirëve në oden e tij.

Pastaj,musafirët nga Sanxhaku  bënë homazh tek varri i heroit Kombëtar Shaban Polluzha. Në vazhdim,  për befasi të shumë kujt, por shumë të mirëpritur, morën pjesë edhe në Akademinë Përkujtimore në “Sallën e Kuqe” të Shtëpisë së Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, si mysafir të familjes Jasharaj.

Krejt ky aktivitet i të rinjve dhe  delegacionit të Sanxhakut, politikanët proserb të Sanxhakut dhe shtypi serb e cilësuan si skandal, autogol, etj.

Në vazhdim po japim tekstin e plotë të agjencisë Beogradase Kurir:

Ahmedin Dino Shkrijel, një bashkëpunëtor i ngushtë i Ugljanint, kryesoi një delegacion i cili në  Drenicë të Kosovës vizitoi varrin teroristit të  UÇK-së famëkeqe, për të cilat është thënë se kanë luftuar kundër agresorëve serbë.

Ahmedin Dino Skrijelj, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Kombëtar Boshnjak dhe njëri   nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të udhëheqësit të PADI-it (SDA) Sulejman Uglaninit, kryesoi një delegacion prej 50 studentëve anëtarë të PAD, i cili vizitoi qendrën memoriale “Adem Jashari” , terroristit famëkeq të UÇK-së në Prekaz të Drenicës në Kosovë.

Për gjithë këtë Shkrijel vizitoi varrin e fashistit të Luftës së  II –të Botërore ,Shaban Polluzhës, dhe tha se serbët ishin agresorët në Kosovë! Fjala është për udhëheqësin e  organizatës fashiste Ballit Kombëtar, e cila organizatë gjatë Luftës së Dytë Botërore kreu krime të shumta ndaj serbëve të Kosovës. Shkrijelit as kjo nuk i  mjaftonte dhe duke folur me shqiptarët, serbët i ka quajtur agresorë!

Që gjërat të jenë edhe më keq, Këshilli Kombëtar Boshnjak dhe Ugljanini i marrin paratë nga buxheti i Serbisë dhe pothuajse 220 000 euro në vit!

Shkriel, para përfundimit të bisedës, shqiptarëve u përcolli “përshëndetjet dhe mbështetjet” nga Uglanini dhe më parë ai dhe delegacioni i tij vizituan qendrën memoriale “Adem Jashari”.

 

– Vizituam  shtëpinë e familjes, ku kemi parë në fakt se si dukej ajo  luftë kundër agresorit serb, – tha Shkrijel dhe falënderoi nikoqirin “ që u ka dhënë rastin”.

– Për atë që ne angazhohemi  janë ndryshimet në programin mësimor të Serbisë dhe se fëmijët tanë kanë për të mësuar  në shkollë,  se kush deshi ti vras dhe kush i mbrojti.  Ka rezistencë, por ne nuk do të heqim dorë –porositi  Skrijelj.

Regjistrimi i plotë i vizitës në Drenicë është postuar nga shqiptarët  në YouTube, ndërsa  Shkrijel nuk ka dashur të komentojë mbi aktin skandaloz dhe të turpshëm dhe për deri sa   gazetari i Kuririt ishte duke e intervistuar, së pari u ndërpre lidhja, pastaj e mbylli telefonin dhe më pas numri i tij ishte i padisponueshëm.

 

Gjatë vizitës së tij në Drenicë ishte i angazhuar edhe  përkthyesi dhe në praninë e boshnjakëve ishte edhe profesoresha Vasvija Gusinac, e cila ishte tejet e lumtur dhe gjatë gjithë kohës kishte emocione  pozitive, kur bëhet fjalë për Polluzhën.

Shkrijel me shqiptarët e pranishëm u lutën pranë varrit të Polluzhës dhe kur shkuan në vizitë në shtëpinë e djalit të tij, tha se ishte i nderuar që ai erdhi te  familja, koka e së cilës  bëri që boshnjakët në Sanxhak të shpëtojnë nga “masakra e planifikuar e çetnikëve të Draza Mihajloviqit.”

 

– Ne do të përpiqemi  që edhe tek pasardhësit tanë të ruhet  kujtimi dhe mbi këtë bazë të ndërtojmë  marrëdhënie vëllazërore në mes boshnjakëve  dhe shqiptarëve të Sanxhakut dhe të Kosovës – tha Sekretari i Përgjithshëm i KKB.

– Kjo vizitë Drenicës, është ofrim idorës së boshnjakëve që së bashku me shqiptarët dhe Kosovën të ndërtojmë një të ardhme më të mirë. Si  popuj jemi  të lidhur dhe këtë duhet ta ruajmë dhe kultivojmë. Por,personalitete të tilla të mëdha si Adem Jashari dhe Shaban Polluzha edhe më shumë na lidhin për të ndërtuar një marrëdhënie të fortë dhe të qëndrueshme mes nesh –  përsëriti gjatë gjithë kohës.

Udhëheqësi i Partisë Social Demokratike Serbe  Rasim Ljajiq  është tronditur kur dëgjoi lajmin dhe pyeti: “A është kjo ndonji  shaka me mua?”

– O populli im! Po, çfarë është me këta njerëz?! Ky është një autogol i madh për boshnjakët dhe futje e gishtit në sy ndaj vendit në të cilin ata jetojnë. Çka kanë  ata me u marrë  me këtë problem?! Keni kujdes, askush nuk e ka publikur këtë lajm nga mediat lokale? Për ta më mirë është që të gjykohen nga  qytetarët në zgjedhjet e radhës  – th ai zemëruar kreu i PSDS.