Sot askush nuk e kujton Mujesira Duraj-n “Ulkonjën nga Zllatishta”, shpresën në të ardhme më të mirë ia kthyen luftëtarët nga diaspora

Mujesira-Duraj-i-Hajrudin-Isović-451x300

 

Mujesira Duraj është një ish-luftëtare e Armatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, të cilën duket e kanë harruar të gjithë. Një fije shprese për një të nesërme më të mirë, kësaj gruaje dhe nëne të guximshme sot me rastin e festës së 8 marsit ja kthyen  përfaqësuesit e Shoqatës së të Plagosurve nga Bosnja dhe Hercegovina në diasporë të cilët edhe i sollën dhurata.

Mujesira i është bashkuar Armatës së BeH-së me 27 vjet, ishte anëtare i Beretave të Gjelbra dhe Ligës Patriotike (shoqata patriotike boshnjake), ka marë pjesë në të gjitha fushëbetejat rreth Sarajevës, ndërsa shumicën e kohës e ka kaluar në fushëbetejën e Zllatishte-s, të cilën siç thotë ajo, arriti ta mbrojë së bashku me bashkëluftëtarët e tjerë.

Për shkak të gjendjes së rëndë në të cilën ajo gjendet, disa herë ka tentuar të bëjë vetëvrasje. Guximin dhe forcën për të vazhduar tutjte  ia kanë dhënë Komiteti i Helsinkit, miqtë e saj dhe familja. Sot ajo jeton në një banesë në lagjen Grbavica të Sarajevës, me vajzën e saj 17-vjeçare, dhe vizita e sotme Shoqatës së të Plagosurve nga Bosnja dhe Hercegovina në diasporë është e para pas 21 vitesh.

Hajrudin Isovic, presidenti i Shoqatës së të plagosurve nga Bosnja dhe Hercegovina në diasporë simbolikisht i dhuroi Mujesirës një trëndafil me rastin e festë se 8 marsit, dhe e informoi se shoqata ka hapur një xhirollogari në të cilë njerëzit nga 16 vende të botës mund të kontribuojnë në të holla dhe ta ndihmojnë atë.

“Kam pranuar shumë mirënjohje dhe çmime dhe kam luftuar për këtë qytet, ndërsa shikoni se ku jetoj sot. Më kanë harruar të gjithë, por njerëz të mirë gjithmonë ka pasur dhe do të ketë. Luftëtarët e këtij qyteti nuk mund ti realizojnë të drejtat themelore në jetë dhe ekzistencë, por unë jam duke luftuar, nëse për asgjë tjetër, atëherë për shkak të vajzës sime Arijanës. Banesa ku unë jetoj rrjedh nga kulmi, dhe në të janë të impovizuara banjo dhe kuzhina në një vend. Më duhet të falënderoj zotërin Isoviq, kjo mbështetje me të vërtetë do të thotë shumë për mua dhe vajzën time “, thotë Mujesira.

Mujesira-Duraj-i-Hajrudin-Isović-451x300

Ajo thekson se Administrata Kantonale për Çështje Banesore po e kërcënon atë me largim nga banesa tashmë tetë vjet me radhë, ndërsa banesa iu është dhënë asaj nga gjenerali Nexhat Ajnaxhiq në vitin 1996. Në banesën e kontestuar në rrugën “Grbaviqka”, para luftës ka jetuar Radovan Popoviç, i cili ka dështuar që të rikthejë banesën, por kjo nuk e ka penguar Administratën Kantonale për Çështje Banesore që të kërkon largimin e saj. Këtë institucion Mujesira e quan mafioz, sepse i kanë thënë se për ata nuk vlenë aktgjykimi i gjykatës në të cilën me vite është zhvilluar  procedura kontestimore në lidhje me këtë banesë.

Mujesira

Mujesira pothuajse çdo javë merr pjesë në mbledhjet e organizuara nga shoqatat e veteranëve të luftës, dhe në një të tillë kohëve të fundit atë e ftoi edhe Ministri për Punëve të Veteranëve të Kantonit të Sarajevës, Muharem Fisho.

“Ministri na tha: ” Luftëtarët e mi të dashur, lirishit ecni rrugës me kokën ngritur lartë. Unë nuk e di se si është që të jeshë me bark të zbrazur dhe mos të jeshë në gjendje që ti japish fëmijës tënd aq të holla sa i nevojiten, ndërsa ai e e meriton,” tha ajo.

Një grua e guximshme sot është e papunë, dhe në gjendje të dobët shëndetësore, sepse gjatë luftës i është dëmtuar kurrizi. Ajo jeton vetëm nga shtesa për fëmijë dhe 50 marka konvertibile (rreth 25 euro), të cilat nuk janë të mjaftueshme as për të blerë barna.