Kush është Amir Bislimi, shefi i Partisë Demokratike në Serbi

amir_bislmiii-660x380

Një person me emrin Amir Bislimi, prejardhja e të cilit ka ngritur shumë pluhur në Serbi, është emëruar së fundmi drejtor financiar dhe organizativ në Partinë Demokratike, në Beograd (DS)..amir_bislmiii-660x380

Ai po shihet si shpëtimtar i këtij subjekti politik, kryetar i të cilit, deri para pak viteve, ishte Boris Tadiq. Ky i fundit ka shërbyer në dy mandate edhe si president i Serbisë dhe partia e tij ka udhëhequr me qeverinë e këtij shteti fqinj me Kosovën.

Bislimi, një biznesmen që thuhet se është nga Novi Sadi, e ka për detyrë t’i sigurojë DS-së 5 milionë euro, që i duhen domosdo për fushatën parazgjedhore për votimet e përgjithshmë në Serbi, të cilat pritet të mbahen më 24 prill.

Po ashtu, ai ka marrë përsipër edhe detyrën e riorganizimit të partisë, me këto mjete financiare.

Në fakt, 26 vjecari është bërë edhe dhuruesi i parë për DS-në, pasi sot ka dhënë 7 mijë euro si donacion për këtë subjekt politik.

Bislimi nuk njihet si politikan, pos që ka qenë si këshilltar për kulturë e sport, i njeriut të parë të kësaj partie për rajonin e Vojvodinës.

Më tepër se kaq, ai është i përmendur si një menaxher futbolli dhe pronar i disa objekteve hoteliere në Novi Sad.

Po ashtu, Bislimi u bë i njohur në Serbi edhe për lidhjen e tij me këngëtaren Edita Aradinoviq, nga grupi “Ministarke”. Kjo e fundit thuhet se ka pranuar prejardhjen shqiptare.

E në fakt, është një pikëpyetje në origjinën e tij ajo që ka bërë shumëkë në Beograd, Novi Sad e gjetiu në Serbi, të ngrejë pluhur për caktimin e Bislimit në një post kaq të lartë të Partisë Demokratike.

“Shumë gënjeshtra po dëgjohen në publik në lidhje me këtë njeri. Është rrenë që dikush votoi kundër tij në kryesinë e partisë. Ai është një i ri u suksesshëm që kurrë nuk ka punuar në institucione shtetërorë, e as nuk ka bashkëpunuar me to. Zotëri Bislimi është temë vetëm dhe ekzkluzivisht për shkak të emrit dhe mbiemrit të tij shqiptar”, ka thënë lideri i demokratëve, Bojan Patiq, bën të ditur “Alo”..

Në fakt, ka qenë pikërisht Pajtiq ai që ka insistuar më së tepërmi për sjelljen e Bislmit në Demokratska Stranka.

amir_bislimi