NISHANI KA PRITUR NJË GRUP NXËNËSISH NGA MALI I ZI

IMG_3759

 

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka pritur një grup nxënësish dhe arsimtarësh nga Ulqini, Tuzi, Plava, Gucia dhe Rozhaja.

 

Në këtë takim presidenti Nishani vlerësoi punën dhe sakrificat e shqiptarëve për të ruajtur dhe mbajtur të pandryshuar identitetin tonë kombëtar dhe kulturor që nga gjuha, zakonet dhe traditat e mira.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e arsimtarëve dhe nxënësve falënderuan gjatë bashkëbisedimit vëllazëror kreun e shtetit shqiptar, duke theksuar se takime të tilla veçse forcojnë urat e bashkëpunimit dhe çelin një kohë të re të takimeve me bashkëkombësit.

Po me ftesë të Presidentit Nishani tri javë më parë ishin në vizitë në selinë e Presidencës edhe nxënës dhe arsimtarë nga tri komunat e Kosovës Lindore.

RTK