Të njihemi me Flamur Gashin, ish ambasadori i Shqipërisë në B dhe H (video)

flamur

Flamur Gashi u lind më 10 qershor 1969, në Pejë, Kosovë. Ka perfunduar Fakultetin e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe në Prishtinë. Kontributi i tij është i njohur dhe në fushën e gazetarisë dhe atë të studimeve politike.

Flamur Gashi ka qenë Drejtor i Institutit Kombëtar të Diasporës në Ministrinë Punëve të Jashtme; Drejtor Ekzekutiv i Institutit të Studimeve Politike – Tiranë. Nga viti 2005 eshte pjese aktive e diplomacisë së Shqiperisë. Zoti Gashi, poashtu ka kryer funksionin e Këshilltarit në disa ministri të Republikës së Kosovës. Në maj 2010 është emëruar Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Bosnje dhe Hercegovinë. Në nëntor 2014 zoti Gashi është emëruar Këshilltari i Presidentit për Rajonin, njëkohësisht është pedagog në Universitetin AAB në Prishtinë.

shkarko transkriptin 

 

One Response to Të njihemi me Flamur Gashin, ish ambasadori i Shqipërisë në B dhe H (video)

  1. Idajet Elmazi thotë:

    Z.Flamur Gashi eshte nje personalitet i politikes mbarshqiptare.
    Te ky personalitet mund te shohish vetem energji pozitive-percaktim te shendetshem,sens politik, vizion te pagabuar,dije te çdo fushe,vlera te pazbehura…….
    E çmoi larte se meriton.
    E respektoi se vlen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *