BASHKËPUNIMI NDËRMJET PROF. YMER BERISHËS,HALIM SPAHIUT DHE FERAT DRAGËS

FehratBegDraga-fe0c040e

 

Ne verë të vitit 1944 fati i Luftës së Dytë Botërore dihej. Nazizmi gjerman po pësonte humbje ne të gjitha frontet. Prandaj,duke synuar që te analizohej fati i kombit shqiptar, Halim Spahija, së bashku me prof. Ymer Berishën do të kërkojnë takim me Ferat Dragen. Ferat Draga ishte një politikan i vjetër me një përvojë brilante,te cilit i kishte shkuar për dore që ta amortizojë politiken kriminale serbe kundër popullit shqiptar për 22 vjet me radhë.

Takimi do të mbahet me 1 shtator 1944 ne një lagje të Prizrenit. Aty do te diskutohet përvoja e Partisë “Xhemijeti”- ( “Bashkimi” ) ne kushte te okupimit serb 1918-1941. Aty do të analizohet programi kombëtar i veprimit të politikës shqiptare ne ilegalitet. Së dyti, do të analizohet ne detaje se një pjesë e politikanëve shqiptarë janë ngjizur keq me serbët ne politikë duke propaganduar “vëllaznim-bashkimin”. Kjo shtresë politikanësh, u tha aty,me shpirt është nacionaliste,por me fjalë është intërnacionaliste. Me fjalë të tjera,kjo shtresë është kthyer nga mbeturinat e Kominternit – ( ishte shuar me 1943-ën ) që do te thotë së bërthama e veprimit te këtij establimenti politik është Rusia dhe “Sërbia e Madhe” me Jugosllavinë e “vogël” për te cilën luftojnë”… Mjerisht, në këtë pozicion është fuqishëm e orientuar një shtresë,jo e vogël, ne Shqipërinë Bregdetare,e drejtuar nga Partia Komuniste e Shqipërisë, e cila, për filozofi kombëtare ka denacionalizimin e kombit dhe internacionalizimin e interesit. Me këtë kurthim politik,ne shqiptarët,si komb,do te jemi asgjë ne asgjë- tha Ferat Draga. Ne këtë takim, Halim SPAHIA ishte shprehur së e njihte veprimtarinë e Mehmet HOXHËS deri në detaje,por nuk mund të pajtohej me veprimet e tij dhe te atyre qe e rrethojnë, së Kosova me te gjitha ato plagë që ia kishin shkaktuar serbët, të pajtohet edhe një herë të “bashkëjetojë” me sllavë,siç kishte ngjarë gjatë viteve 1912-1941. Tabori tjetër politik që njëherit ishte kundërshtari i të parit, ishin te gjithë ata shqiptarë që rrinin pranë Gjermanisë, me qëndrime pacifiste. Këtë rol e luanin të gjithë ata qe ishin fokusuar ne “Lidhjen e Dytë të Prizrenit” dhe ne institucionet e saj. Meqë dihej se çka do të ngjajë me nazizmin dhe bashkëmendimtarët e tij, sepse forcat anglo-amerikane po marshonin gjithnjë e më tepër drejt Evropës Qendrore,më qellim që ta zhduknin nazizmin gjerman. Halim SPAHIJA ishte prononcuar së shqiptarët si popull autokton,duhet te orientohen kah këto forca, duke e luftuar njëherit në rend të parë politikisht me tërë fuqinë orientimin pro rus, duke i luftuar të gjithë socialbolshevikët komunistë,te cilët nuk janë gjë tjetër përpos se një varfërim i trurit të njëllojtë ne politikë. Lidhur me këtë, Halim Spahija kishte theksuar se “Aty ku ka politikë te njëllojtë,shoqëria mund të bartet “përpara” me dhunë,por përparim nuk ka. Së dyti,duhet te luftohet me të gjitha mjetet edhe orientimi progjerman. Ne e dimë, do të artikulojë Halim Spahija, se shqiptarët asgjë nuk kanë te bëjnë me nazizmin, por duhet te dihet së shqiptarët i respektojnë gjermanët si popull,por i gjykojnë veprimet e nazistëve. Shqiptarët nuk pranojnë te vritet fëmija para nënës,plaku para familjes, gruaja para burrit dhe popullsia ne masë të torturohet si ka ngjarë ne shumë vise të Shqipërisë Etnike. Prandaj, kthimi kah anglo-amerikanët i politikës sonë kombëtare,është një kthim qe sjell mbështetje të sigurt për popullin ton të përvuajtur, si ne kohën sa do të zgjasin operacionet, ashtu edhe pas mbarimit të luftës.”

Ne takimin e Prizrenit, Ferat Draga,i cili ishte ne një gjendje të rëndë shëndetësore kishte deklaruar:” Me komunistët nuk bëhet punë ne asnjë lëmi. Nuk bëhet punë,sepse ata do të na grabisin tërë pasurinë ne emër të kolektivizimit,siç kanë bërë rusët ne viset e tyre. Sigurisht se këta “komunistët tanë” nuk do të zhvillojnë politikë më liberale. Me kolektivizimin kolonistët serbë, masovikisht do të aderojnë ne atë parti që do të ngjitet ne pushtet. Serbët do ta zëvendësojnë kolonizimin me kolektivizim,dhe ne këtë mënyrë familja jonë shqiptare do të varfërohet dhe do të bëhet pesë pare. Komunistët, me politiken e tyre, do t-i nacionalizojnë edhe te gjitha ato pak punëtori qe janë ne Kosovë. Ata, për ta mbajtur Kosovën si koloni ( nga viti 1912 deri më 1941 ) kurrë nuk kanë investuar asgjë,vetëm kanë marrë prej saj. Puna e tyre me pazaret që i kanë bërë me Trepçën (1927) na ka sjellë neve shqiptarëve shqetësim kurdoherë se nuk do te mundemi të ngjitemi në asnjë shkallë te përparimit pa u varur nga Beogradi. Prandaj, konsideroj së orientimi i Lëvizjes sonë nga anglo-amerikanët është rrugë e drejtë dhe shpëtimtare për popullin shqiptar në përgjithësi”.

Ne temën e orientimit të veprimit politik të LËVIZJES NACIONAL-DEMOKRATIKE SHQIPTARE, i fundit ne këtë takim ishte prononcuar profesor Ymer Berisha: “ Për ta shkelur sjelljen e gjermanit nuk jam,por për te vrapuar pas tij,siç po veprojnë disa, nuk mund të gaboj. Jam edukua në Përendem,ne shkollat që i kanë dhuruar njerëzimit kapital për te jetuar njeriu i lirë ne mendime,ne veprime dhe ne jetë,ne përgjithësi. Fati ynë kombëtar është një tragjedi,te cilën tani për tani nuk mundët ta vizatojë asnjë gazetë apo libër i shkruar. Po e them këtë, sepse kurrë, me sa me kujtohet,nuk kemi pasur shtet te mirëfilltë kombëtar,përpos ato vitet kur sundoi Mbreti Skënderbe. Po, edhe ato vite ishin te luftës dhe te gjakut te derdhur lumë,kuptohet për liri. Ju miqtë e mi të nderuar, i dini pozicionet e mia. Do te pajtohem me ju që te lidhemi pas “qerres anglo-amerikane”me një kusht,që ne shqiptarët te trajtohemi si komb i ndarë e të na jepet shansi te jetojmë së bashku te gjitha trojet etnike shqiptare. Kjo është kërkesa e parë. Kërkesa e dytë është se me serbët ne mund te jetojmë si fqinj fshati, qyteti, por jo ne si koloni e tyre. Ky parim duhet t-u thuhet anglo-amerikanëve me kujdes, sepse ata janë te ndjeshëm në fjalën “koloni”, e sidomos janë te ndjeshëm anglezët. Dhe, për te qenë çështja më e komplikuar,anglezët ne viset shqiptare janë ne misione të dyfishta,edhe për të na lënë me Serbinë,por edhe për të na lënë me grekun,në mënyrë që te mbesim koloni e dyfishtë. Mandej, duhet te dihet së anglezi, nëse njëherë i ke kundërshtuar,ai në mënyrë indirekte të dënon. Anglezët duhet ta kuptojnë se ne e kemi përnjëmend dhe se jemi të dakorduar se flasim në emër të ndonjë institucioni. Ne këtë drejtim jemi vonuar. Jemi vonuar, sepse anglo-amerikanët as nuk do të na e pranojnë Konferencën e Bujanit, për çka komunistët po propagandojnë parajsë ne Kosovë, e as nuk do të na e pranojnë “LIDHJEN E DYTË TE PRIZRENIT”, sepse siç e dimë,nuk na e kanë pranuar as atë te famshmin e Ymer Efendi Prizrenit me 1878. Nuk është këtu çështja e territoreve,por është çështja,thjesht të përcaktimi i politikës anglezë që t-i plotësojnë orientimet ruse, të cilat i kanë pëlqyer dikur dhe ua kanë dhënë vulën pikërisht pas Luftës së Krimës dhe qe Rusia të mbetet padron i të krishterëve ne Ballkan. Kjo filozofi,te paktën me këtë luftë duhet te copëtohet,por me rreshtimin e forcës sonë ne te gjitha trojet etnike,zor se do të ndodhë.” Profesor Ymer Berisha,ne përmbyllje të diskutimit te tij kishte thënë se: … “ mendimtarisht dhe politikisht të veprojmë me tërë forcën qe te ndërtojmë e te lidhemi kah “qerrja anglo-amerikane”… “ Për te dalë nga kjo gjendje që jemi,kur Xhafer Deva po vrapon ngado e kudo nëpër Kosovë me moton “ TA MBROJMË KUFIRIN”, duke i shfrytëzuar forcat e “Lidhjes së Dyte të Prizrenit”,te provojmë një kontakt sado vëllazëror me ato forca,sepse kthimi i tyre kah pozicioni neutral ndaj Gjermanisë dhe aktiv ndaj Anglisë, do të na kthente altërnativisht neve si komb, ne luftë qytetare, te cilën ne nuk e dëshirojmë. Si ta bindim Deven pra, vetëm duke e shtruar interesin e ngushtë kombëtar. Xhafer DEVA kishte thënë: ”Sot është koha për politikë te niveleve e jo te oazave”… Por ne do t-i përgjigjemi me gjakftohtësi,se Gjermania është logjika e jonë, por nuk është tani për tani logjika e historisë dhe politikës nga po shënohen kthesa te mëdha ne tërë botën. Do të provojmë pra ta bindim Deven, si kryetar të “Lidhjes së Dytë të Prizrenit”, jo t-i bashkangjitëmi ( fakt,këtë që nuk duhet t-i a themi ),por të na bashkëngjitet,krejt me mundësi që ai qoftë edhe të na prinë”… Ne këtë nyje te bisedës,do te ndërhyn Ferat DRAGA: “ Po te na prinë,por padronë janë anglezët dhe ata e dinë sjelljen e tij. Nuk do te pajtohen.”…Atëherë,do të ndërhynë Prof. Ymer Berisha : “Çështja e jonë kombëtare është venë me fajin tonë ne kurth,ne gërshërë, me vetë sjelljet tona politike,sjellje këto që i kanë te ngjashme pak a shumë te gjithë ballkanasit. Atëherë, e vetmja shpresë për neve ne Kosovë mbetet ndërhyrja e Mbretit Ahmet ZOGU te anglezët,për ta kuptuar së do të jemi lojalë Lartmadhërisë së Tij, dhe kështu do të shpëtojmë atë qe duhet. Partitë dhe tarafet pastaj le ta thyejnë qafen me kërkesat e veta,por populli dhe mbretëria te mos preken.”

Profesor Ymer Berisha, interesin e atdheut dhe të kombit shqiptar i venë mbi çdo interes tjetër,qoftë partiak,ideologjik apo çfarëdo tjetër dhe ky qëndrim i tij e vulos atdhetarizmin e tij te pavdekshëm si politikan,strateg dhe udhëheqë i pakompromituar.

(Emin Fazlija, Profesor Ymer Berisha, Udhëheqësi dhe farkëtari i idealit kombëtar për ribashkimin e trojeve etnike shqiptare në një shtet etnik, demokratik dhe përparimtar.)

Admin