Gjermania, Serbisë: Jo hyrjes në BE pa pranuar Kosovën në OKB

gjermania jo serbise

Mediat serbe kanë bërë të ditur se Gjermania i ka vendosur një ultimatum Serbisë se nuk do të ratifikojë marrëveshjen për pranimin e Serbisë në BE, deri kur Kosova të bëhet anëtare me të drejta të plota e OKB-së.

 

E përditshmja serbe “Danas”, citpm një deputet të Bundestag-ut nga partia në pushtet.

“Zyrtarëve shtetërorë serbë u është thënë para dy viteve, që anëtarësimi i Kosovës në OKB është kusht për pranimin e Serbisë në BE”, tha deputeti, i cili ka dashur të mbetet anonim.

Sipas tij, ky qëndrim i Gjermanisë i është bërë i ditur Serbisë, në kohën kur në Bruksel ishin duke u diskutuar marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk do të ratifikojmë anëtarësimin e Serbisë në BE, derisa Serbia të pranojë që Kosova të bëhet anëtare me të drejta të plota e OKB-së”, thotë deputeti gjerman.

Ai deklaroi gjithashtu se kjo çështje është ende e hapur për diskutim, pasi brenda partisë ka qëndrime të kundërta rreth saj. Në fund, ai shtoi se është koha që të fillojë procesi i anëtarësimit të Kosovës në OKB dhe serbët të binden për këtë vendim.