Faktorizimi i shtetit shqiptar

edi-rama

 

Paraqitja e Edi Ramës në rolin e përfaqësuesit të Kosovës në Beograd është veprim plotësisht legjitim dhe i moralshëm. Mbi të gjitha, ky veprim flet për faktorizimin e shtetit shqiptar.

Daut Dauti, Londër

Asnjëherë më parë, asnjë lider shqiptar, në Beograd e Tiranë, nuk ka guxuar të hapë ndonjë problem të shqiptarëve në Jugosllavi. Me një përjashtim. Ai që ka ‘guxuar’ të ‘bashkpunoj’ me Jugosllavinë ka qenë Ahmet Zogu por në dëm të Shqipërisë. ‘Bashkpunimi’ me Jugosllavinë (Serbinë) Zogun e ktheu në pushtet në vitin 1924. Por, pas këtij kthimi Shqipëria më nuk e kishte Vermoshin dhe Shën Naumin në përbërje të territorit të saj. Pas këtij ‘bashkpunimi’ nuk jetuan gjatë shumë patriotë shqiptarë që e ngritnin zërin për Kosovën. Ata u vranë një nga një. Një tjetër ‘trim’ i bashkpunimit me Serbinë ka qenë Esat Pashë Toptani. ‘Bashkpunimi’ i Toptanit me Serbinë, edhepse nuk u finalizua, nuk ka ndryshe si të quhet pos tradhëti sikur që ishte edhe bashkpunimi i Zogut.

Esad Pasha

Tashti po shohim se është hera e parë që dikush nga Shqipëria, së paku në konferencat për shtyp, e qorton Beogradin. Në përkthim, këtu flitet për një faktorizim të Tiranës. Faktorizimi i plotë i shtetit shqiptar do të bëhet kur edhe në Greqi dikush nga shteti shqiptar flet për shqiptarët e Greqisë njësoj sikur para disa ditësh që foli në Beograd për shqiptarët e Kosovës dhe Serbisë. Kështu duhet të flitet edhe në Shkup për shqiptarët në Maqedoni.

Paraqitjet e Ramës në Beograd nuk janë aspak përzierje e Shqipërisë në punët e Kosovës. Shqipëria e ka për obligim që të kujdeset për Kosovën. Kosova nuk ka arritur të krijoj klasë politike që kujdeset për shtetin e vet. Kosova ende nuk ka arritur të krijoj sovranitet, ta ruaj territorin e saj, të krijoj superstrukturë shtetërore, ekonomi, kohezion shoqëror … Prandaj, në këtë rast, vlenë shembulli ‘kur dikush nuk mundet t’i dal zot shtëpisë së tij, në ndihmë vjen kojshia’.

Kosova ka fat të madh pasi që në këtë rast kojshia i ka qëllu të jetë vëllau i madh