Isakov :Trepça është e Serbisë aq sa është edhe Kosova

mile-isakov

 

 

Vendimi i qeverisë së Serbisë për të zhvleftësuar vendimin e Kuvendit të Kosovës për Trepçën, është parë si veprim qesharak nga një ish-politikan i Beogradit.

 

Mile Isakov, ish-këshilltar i i kryeministrit të ndjerë serb, Zoran Gjingjiq, po ashtu edhe ambasador i mëhershëm i Serbisë në Izrael, ka thënë se shefi i Qeverisë aktuale të Serbisë, Aleksandar Vuciq, bëri veprime qesharake në lidhje me gjigandin e minierave dhe minerale në Kosovë.

“Kush është me këtë rast i marrë e kush i trazuar? Ata e miratuan ligjin në Kuvend, ne i përgjigjemi me një vendim të qeverisë që atë ligj e zhvleftëson dhe e shfuqizon. Dhe me kaq u zgjidh problemi. Aq thjeshtë sa më thjesht nuk ka mundur të bëhet. Thjesht gjeniale! Po si nuk u kujtua kurrkush më herët për këtë gjë?”, ka deklaruar Isakov.

“’Nuk e japim dhe pike’. Tingëllon mirë, por këtë e kemi thënë edhe për Kosovën e është pikërisht Kosova ajo që po na e merr tash pasurinë. Dhe atë e bën në mënyrë të njëjtë (sikur kur e shpalli pavarësinë) e shpall dhe fund”, ka shkruar Isakov në një kolumne të publikuar në shumë medie të Serbisë, transmeton Klan Kosova.

Isakov ka shkruar me ironi Trepca është e Serbisë aq sa është edhe Kosova.

“Ne bëhemi sikur nuk e japim, por nuk e dërgojmë çështjen në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, pasi, në fakt, nuk është kërcënuar siguria, thotë Vuciq, dhe për shkak se e dimë që me këtë nuk do të arrinim asgjë. Po çfarë duam atëherë? Kurrgjë, sikur deri tashti. Do ta shpallim fitoren dhe do të fitojmë. Do ta fusim kokën në rërë dhe do të shtiremi sikur gjithcka është në rregull. Sa na përket neve, Trepça është e jona, sikur edhe Kosova. E në të vërtetë, nuk janë.