Faik Husoviq, sulmohet barbarisht në Mitrovicën Veriore!

2-10

 

 

Se Mitrovica Veriore është fare e pasigurt për qytetarët jo serb, u vërtetua edhe ditë më parë, kur u sulmua barbarisht në banesën e tij , minatori Faik Husoviq nga  Peshteri, i cili me dhjetra vite punoi në minierat e Trepçës.

 

 

Faik Husoviq, nga fshati  Zhitniqë, Rrafshnalta e Peshterit, i lindur më 22 prill të viti 1951, minator  në Trepçë, kohë pas kohe jetoi në Mitrovicën e Veriut ku jetonte  në një banesë me qira. Herën fundit  nga shtëpia e tij në Zhitniqë të Peshterit, është larguar për të shkuar në Mitrovicë , me datën  9 tetor 2016, me qëllim të rregullimit të dokumentacionit pensional në ndërmarrjen ku kishte punuar. Në natën ndërmjet 12 dhe 13 tetor të viti 2016, është rrahur në banesën e huazuar në Mitrovicën veriore, me këtë rast i është shkaktuar  lëndime të rënda trupore nga deri më tani njerëz të panjohur. Nga 13 tetori deri më 18 tetor ishte  i sistemuar në shtëpinë e shëndetit në Mitrovicën veriore, nga është transferuar  në qendrën Urgjente në Beograd, ku është ende duke u shëruar. Siç shkruan Sanxhakress, deputeti në Parlamentin serb nga Sanxhaku Pro. Dr. Jahja Ferhatoviq ka vizituar Faikun në spitalin e Beogradit, me këtë rast është njoftuar personalisht me  personin e lënduar, rrahur nga persona të panjohur.

jahja

Për portali Sanxhakpress, Ferhatoviq deklaron; “ Personalisht e kam vizituar  Husoviqin, dhe jam njoftuar për gjendjen e vështirë shëndetësore të tij. Posaçërisht është  problematike nofulla e poshtme  cila i është  thyer në disa vende, kështu që i lënduari duhet me iu nënshtrua intervenimit kirurgjik. Për dallim  nga tretmani shumë i keq, deri sa ishte në Mitrovicën veriore, pacienti është ekzaminuar  në  Qendrën Kirurgjike në Beograd dhe është nën përkujdesje të nivelit të lartë. Deri sa ishte në Mitrovicë pacienti nuk iu kishte lejuar ta kontaktoj familjen e tij., për pesë ditë të tëra. Djemve të Faikut nga policia e Serbisë iu është thënë nuk kanë mundësi të ndërmarrin diçka në lidhje me gjetjen e autorit të sulmit, sepse ngjarja ka ndodhur në një vend ku ata nuk kanë qasje,”. Ferhatoviq, e ngriti këtë çështje pikërisht sepse bëhet fjalë për bashkëvendësin e tij të nacionalitetit boshnjak, “ i cili është sulmuar në pjesën e banuar me shumicë serbe edhe atë në zonën  e ndjeshme  të interesave serbo-shqiptare”. “Që mos të krijohen konotacione negative, kërkojmë sa më shpejt të zbulohen autorët e kësaj   ngjarje e padëshirueshme” përfundon Jahja Ferhatoviq.

Burimi : sandzakpress.net.