Dresheviqi i çoroditur kundër gjuhës së të parëve të vet

camaj

Në faqen e vet, në  Facebook, kandidati për deputet dhe bartësi i listë #guxim, z. Nikollë Camaj reagoi ashpër në kërkesëne dr. Nexhad Dresheviq, i cili kërkoi nga Gjyqi Kushtetues i Malit të Zi ndalimin e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe në Komunën urbane të Tuzit. Në vazhdim lexoni deklaratën e plotë:

Të nderuar miq,

Si bartës i listës dhe kandidat për deputet i listës #guxim, si pjesëtar i grupit të betuar se nuk do të hesht padrejtësitë që na bëhen, dhe as anomalitë në shoqërinë tonë,  reagoj në tentativën e çoroditur të një ish-shqiptari, për të ndaluar përdorimin e gjuhës shqipe në Komunën Urbane të Tuzit. Përndryshe, tentativa ogurzez ka të bëj me kërkesën drejtuar Gjyaqit kushtetues të Mali të Zi, për të kontestuar përdorimin e gjuhës shqipe, përmes revidimit të ligjeve që rregullojnë këtë materie.

Tashmë opinioni i gjërë është njoftuar me këtë iniciativë morbide të “boshnjakut”, respektivisht të shqiptarit të boshnjakizuar dr. Nexhad Dresheviq, deputetit në Parlamentin e Malit të Zi, nga radhat e Partisë boshnjake, përndryshe partnere të disa partive shqiptare. Në lajmin e publikuar, fillimish bëra vetëm një konstatim: “nuk besoj të jetë doktori kaq budalla”, duke pritur se, sado dashakeq që është treguar ndaj çdo gjëje shqiptare, të jetë më racional, pasi që një kërkesë e tillë vërtet paraqet lajm të keq për të ardhmen e këtij vendi. Natyrisht, lajm i keq, nëse dresheviqave u jepet hapësirë veprimi, për promovim të ideve të tilla fashisoide.

Them se është lajm ogurzi, ndjellakeq, e dhe trishtues, pasi që një gjë të tillë mund ta kërkojnë vetëm nacionalistët e tërbuar antishqiptarë, me çka edhe dëshmohet se rreziku më i madh për identitetit shqiptarë vjen mu nga shqiptarët e boshnjakizuar. Është ky një lajmë edhe gurzi, edhe për faktin se ideve të tilla fashisoide ne detyrohemi t’u përgjigjemi, e jo t’i injorojmë, çka do të ishte reagim i drejtë ndaj autorit. E reagimi ynë është se nuk kanë vend në Tuz ata të cilëve u pengon gjuha shqipe. Për pasojat e një kërkesa kaq radikale, Dresheviq sikur nuk ka vetëdije të plotë. Apo, ndoshat si pjesë e pushtetit të ri, shpreson e pret se për plane të tilla anticivilizuese do të ketë përkrahjen e pushtetit, pjesë e të cilit u bë, së bashku me partnerët shqiptarë. Burri i botës, fishekët e parë, sapo hypi në pushtet, i shprazi kunder çdo gjëje që është shqiptare. Por, asgjë e re, sepse këso qendrimesh  ka treguar edhe më parë. Madje edhe lidhur me statusin e komunsë. Është i njohur qendrimi i tij dhe partis së tij, kundër komunës së plotë. Dhe kjo nuk i pengon UDSH dhe ASH që të bashkëveprojnë.

Këto janë edhe arsyenat kryesore qe në nuk pranuam të jemi pjesë e koalicioneve që veç e kishin bërë pazarin me pushtetin dhe boshnjakët, dhe ja se çmimi tani po shihet. Kurse partenrët nga UDSH e ASH nuk po bëjnë zë. Ne, në vend të pritjes së reagimit të tyre, të vonuar, si çdo herë deri më tani, i ftojmë që të ndërpritet çdo lloj bashkëpunim me partinë boshnjake, si në nivelin shtetëror, ashtu edhe në atë të Tuzit, si e vetmja përgjigje adekuate. Përndryshe rrezikojnë të jenë bashkëfajtorë.

Pra, fjala është për iniciativë njellakeqe, e të çoroditur, e cila nuk mund të jap rezulatate, pasiqë ndalimin apo pengimin e përdorimit të gjuhës shqipe në Malësië e në vise të tjera në Mal të Zi, ku shqiptarët jetojnë në tokat e tyre autoktone, nuk do të mund ta realizojë kush, derisa shqiptarët të frymojmë këtu. Dresheviqit i themi, nëse të pengon shqipja, Sarajeva nuk është larg, megjithëse edhe atje rrezikon që ta dëgjojë gjuhën e të parëve të vet, e cila kaq for i pengon.

camaj