Filmi dokumentar “Shpella e Hodrovicës “

DR, Haru Crnovrshani

Të nderuar shikues/lexues para jush është edhe një tjetër film i vlefshmëm i dr. Harun Crnovrshaninit. Autori në fjalë  për 20 vjet studimi ka punuar në  shkruarjen e historisë së re të Sanxhakut. Z. Crnovrshanin intelektual ësht i pari boshnjak i cili në librat e tij dhe më vonë në filmin “Aqif Effendiut dhe Shaban Poluzha në  mbrojtje të Novi Pazarit  të vitit 1941,” ekranizoi ndihmën vetëmohues të shqiptarëve e Kosovës për vëllezërit e tyre  në Sanxhak .

Ndryshe nga dokumentarët e mëparshëme në të cilët  përshkruhen  krimet çetnike, autori Crnovrshanin   në këtë film përshkruan   një nga shumë krimet  që kanë ndodhur në zonën e Sanxhakut. Rasti i “Shpellës Hodriovica ” përkujton e një brutalitetin të kryer nga partizanët në Kosovë në fund të Luftës së Dytë Botërore. Pas shtypjes së kryengritjes së  famshme të Drenicës të udhëhequr nga Shaban Polluzha  në janar dhe shkurt të vitit 1945,

Titoja  në muajin mars  mobilizoi 10 000 shqiptarë  me qëllim të dërgimit të tyre në front në Kroaci dhe Slloveni për të luftuar kundër njësive gjermane që po tërhiqeshin drejt kufirit austriak.

Shqiptarët nuk pranuan të bëjnë luftë jashtë Kosovës dhe të fillojnë të dezertojnë, ​​dhe për këtë shkak   partizanët iu hakmorën.  Konceptuan një plan dinak për likuidimin rekrutëve ( të mobilizuarëve)   shqiptarë të cilët nga  Prizrenit nëpër Shkodër  të  dërgohen në portin malazez të Tivarit. Nga atje, ata duhet të vazhdojnë të Dubrovnikut dhe Rijekë. Në Tivarë  iu është  përgatitur xhehnemi. Gjat asaj nate të  prill 01, 1945 sebomalazezët vranë 1300 shqiptarë të pafajshëm!

Harun.