Në Serbi shtim të popullsisë ka vetëm në Luginë të Preshevës dhe Sanxhak

I A

 

Enti i Statistikave Shtetërore të Serbisë parashikon se vetëm komunat shqiptare dhe boshnjake do të kenë rritje të numrit të popullsisë në tridhjetë vitet e ardhshme. Ndërsa qytet e mëdha të Serbisë si Beogradi, Novi Sadi dhe Kragujevci do të kenë rritje falë migrimeve të popullsisë, e jo si rezultat i natalitetit.

 
Grafikoni i viteve të 80-ta të shekullit të kaluar kishte treguar rënie në Vojvodinë (nga viti në vit gjithnjë e më pak banorë), ndërsa në vitet e 90 një trend i tillë u përhap në tërë Serbinë dhe ka treguar gjithnjë rënie. Shifrat e fundit tregojnë se popullsia në Serbi në vitin 2012 ishte më e vogël për 59.879 banorë se sa kishte në vitin 2011.

Statisticientët vlerësojnë se numri i popullsisë në këtë moment është rreth 7.2 milion dhe, nëse vazhdon me këtë ritëm, regjistrimi i ardhshëm do të shënoj rënie të vazhdueshme. Në Serbi, sipas ekspertëve të këtij shteti, në regjistrimin e ardhshëm, numri i banorëve do të jetë nën gjashtë milionë. Megjithatë, Enti i Statistikave në Serbi vlerëson se deri në vitin 2041 popullsia në këtë vend do të zvogëlohet për vetëm një milionë!

Vlenë të theksohet se nataliteti është më i lartë kryesisht në Tutin, Novi Pazar, Sjenicë ( të banuara me popullsi kryesisht boshnjake-myslimane, shumica me prejardhje shqiptare) dhe Preshevë ( e banuar pothuajse ekskluzivisht me shqiptarë). Në veri të Serbisë, në komunën e Beogradit –Zvezdara, dhe në Novi Sad , ku është përqendruar popullata vitale e Vojvodinës, shënohet një rritje për shkak të prezencës së madhe të popullsisë rome.

Shkalla e natalitetit në Serbi është 9.3 ‰ (promilë apo 9.3 lindje në 1000 banorë gjatë vitit), ndërsa shkalla e mortalitetit 14.2 ‰ ( apo 14.2 vdekje në 1000 banorë gjatë viti), çka do te thotë se shtimi natyrorë është -4.8 ‰ (shtimi është negativ).

Shkallë më të ulët të natalitetit në Serbi kanë komunat : Crna Trava -2.5 promilë, Svrlig -4.7 promilë. Ndërsa shkallë më të lartë të natalitetit kanë komunat: Tutin 17.9, N. Pazar 15.2 , Sjenicë 14.0 dhe Presheva 13.6 promilë.

Shkallë më të ulët të mortalitetit ka komuna e Bujanocit 10.0, Preshevës 9.5, Sjenicës 8.8, N Pazarit 8.1 Tutinit, 7.2 promilë. Ndërsa shkallën më të lartë të mortalitetit kanë komunat: Gaxhinhan 29.o promila, Rakovac 26.5, Crna Trava 28.6 etj.

Sikur mos të ishin komunat e Sanxhakut (Tutini, Sjenica e N. Pazari) dhe të Kosovës Lindore ( Presheva e Bujanoci) të cilat pothuajse janë të vetmet komuna që kanë shtim pozitiv, atëherë ku kishte me qenë Serbia ?
.

Saldo e ulët 7234099 6522206
Saldo e mesme mesme 7234099 683008
Saldojsa e lartë 7234099 6973526
Saldoja konstant 7234099 6173571
Zero saldoja migruese 7234099 6180614

Lëvizjës se popullësisë së Serbisë (sipas variantave të parashikuara)[1]
Novi Pazari është një nga katër qytetet me më shumë se 100,000 banorë në Serbi i cili në vitin 2041 do të ketë më shumë banorë se sa që ka sot. Ky është i vetmi qytet që do ta arrijë këtë rritje pozitive natyrore, tregojnë projeksionet e Entit të Statistikave të Republikës së Serbisë

Viti 2011 2041 Më tepër  / më pak
Bujanoci  38230  40529  Më tepër  2299
Presheva 27140 33237 Më tepër  6097
Medvegja 7460 5338 Më pak 2122
Novi Pazari 100.109 131.151 Më tepër  31.000
Tutini 31.114 38.361 Më tepër    7.000
Sjenica 26.366 28.769 më tepër    2.000

Sipas këtyre parashikimeve, në vitin 2041 më tepër banorë se sa me regjistrimin e popullsisë në vitin 2011, do të duhen të kenë Beogradi , Novi Sadi dhe Kragujevci , por kryesisht për shkak të migrimit dhe emigracionit të njerëzve në këto qytete.

Falë natalitetit, vetëm dy komunat e Luginës dhe tri të Sanxhakut do të kenë shtim pozitiv natyrorë të popullsisë

Komunat e Luginës, Presheva dhe Bujanoci, do të kenë rritje të popullsisë për 6097 banorë, gjegjësisht për 2299 banorë Bujanoci. Medvegja si komunë, dikur me shumicë shqiptare, edhe më tutje do të ketë rënie, kurse në vitin 2041, sipas parashikimeve të Entit të Statistikës serbe, do të ketë 2122 më pak se sa ka sot.

Popullsia e Novi Pazarit në vit do të ketë rritje për 1000 banorë, në mënyrë që tridhjetë vite pas regjistrimit do të shënoj 131.151 banorë. Sipas regjistrimit të vitit 2011 Novi Pazari kishte 100 109 banorë edhe pse besohet se ky numër është shumë më i lartë .

Përveç Novi Pazarit , rritja pozitive natyrore, rritja e popullsisë do të shënojë Tutini dhe Sjenica. Tutin në vitin 2041 do të ketë 38,361 banorë ( 7.000 më shumë ) Sjenica 28.769 ( 2.500 më shumë ) .

[1] http://pod2.stat.gov.rs/ObjavljenePublikacije/Popis2011/Projekcije%20stanovnistva%202011-2041.pdf
[2] http://pod2.stat.gov.rs/ObjavljenePublikacije/Popis2011/Projekcije%20stanovnistva%202011-2041.pdf

/illyriapress, qershor 2014/