Sulejman Uglanin falënderoi Presidentin Thaqi për në pritje!

20170223_124033-768x576

 

Kryetari i Këshillit Kombëtar Boshnjak dërgoi letër mirënjohjeje Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në të cilën thuhet:

 

“I nderuar President Thaqi,

Shrytëzoj rastin për të shprehur mirënjohjen time për pritjen tuaj më 23 shkurt 2017 në Prishtinë, të delegacion në përbërje nga përfaqësues të Këshillit Kombëtar Boshnjak, Partia e Veprimit Demokratik të Sanxhakut dhe organizata “Kosova për Sanxhakun”.

Gjithashtu ju na keni nderuar shumë me rastin eorganizimit Akademisë përkujtimore për jetën dhe veprën e Shaban Polluzhësdhe Mehmet Gradicë dhe ftesës për të marrë pjesë në këtë ngjarje të madhe.

Dëshiroj të shpreh gëzimin tim për rezultatet e dukshme që ju keni arritur në ndërtimin e një shoqërie demokratike të bazuar në sundimin e ligjit, sigurisë juridike dhe barazisë para ligjit.

Falë jush, Kosova është bërë një shembull i shtetit multinacional, multikulturor dhe multi-fetar të mundësive të barabarta për të gjithë, gjë që iua keni mundësuar edhe boshnjakëve të Kosovës të ruajnr dentitetin nacional.

Me kënaqësi konstatoj dhe potencoj aftësinë e juaj për të vënë në dukje të gjitha vlerat pozitive dhe përvojat e Amerikës, Bashkimin Evropian dhe vendet e tjera të zhvilluara të aplikoni në jetën e përditshme për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Ju uroj gjithë të mirat.

Pranoni respektin më të lartë. “