E vërteta ëshët i vetmi ilaq për respektim të dyanashëm

Rexhep Shkrijelj

 

Po  e botojmë reagimin e tetorit të vitit 2012 të Shoqatës së Historianëve të Sanxhakut në lidhje me shkrimet kritike ndaj vendosjes së Pllakës përkujtimore të  Aqif Blytës në qendrën e N Pazarit.

Në e-mail adresën e portaleve të Sanxhakut kishte arritur një letër e Shoqatës së Historianëve të Sanxhakut e nënshkruar nga dr. Rexhep Shkrijel.

Letra më parë, më 28 shtator 2012, i është dërguar redaksive të gazetave “Politika” dhe “Vecernje Novosti”, por këto gazeta nuk e kanë publikuar.
Ja çka thuhet në mes tjerash në letrën e Shoqatës së Historianëve të Sanxhakut drejtuar opinionit të gjerë:
“Një seri e artikujsh të rremë dhe qëllimkeq që ishin paraqitur dy muajt e fundit në shtypin serb, është arsyeja që të shpjegojmë dhe të bëjmë diçka të qartë. Vendosjen e një nga njëzet panelet e plejadës së figurave më të njohura të Sanxhakut (ku nuk ka ndonjë dallim të veçantë), si pjesë e aktiviteteve të planifikuara të Këshillit Kombëtar Boshnjak, shkaktoi një polemikë të gjatë, me shumë shpifje dhe me qëllime të këqija, vlerësime dhe interpretime të ndryshme në mediat serbe.
Subjekt i diskutimeve të shumta dhe konfuze dhe të pasakta është Aqif ef. Blyta (Haxhiahmetoviç), me prejardhje nga Gjakova i lindur në Novi Pazar, një tribun popullor, lider me autoritet të padiskutueshëm, orator i aftë dhe poliglot, të cilit i takojnë të gjitha meritat për futjen e popujve myslimanë, të shqiptarëve, boshnjakëve dhe turqve të Sanxhakut, Kosovës dhe Maqedonisë në jetën parlamentare të Mbretërisë së Jugosllavisë (1918-1945). Një nga themeluesit Xhemijetit – partisë politike që përfaqësoi dhe mbrojti interesat e tre kombeve, e cila u ndalua në vitin 1924, pas një shkrimi protestues të udhëheqësisë së saj drejtuar parlamentit për krimet e tmerrshme malazeze kundër popullatës në Shahoviq dhe Pavin Pole (më shumë se 1.000 të therrur dhe masakruar), shkatërrimin e xhamisë Burmali në Shkup (në nëntor 1924), në të cilën vend është ndërtuar ndërtesa e Klubit të Oficerëve serb (e shkatërruar nga tërmeti në vitin 1963).
Pas shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore dhe rënies së Mbretërisë së Jugosllavisë, midis 6-7 nëntor dhe 6 Dhjetor 1941 Aqif Blyta arrin të organizojë mbrojtjen e Novi Pazar dhe kundërvimit të tri sulmeve të forta çetnike, ku u vranë 756 njerëz, nga të cilat dy të tretat ishin nga radhët e luftëtarëve të mbrojtjes së Novi Pazarit, që në atë kohë kishte rreth 8.000-10.000 banorë. Për fat të mirë, në qytet nuk ka pasur viktima të civilëve, pavarësisht nga të pavërtetat se gjëja janë vrarë 7000 qytetarë serbë (e që as sot nuk janë në atë numër).
Jemi dëshmitarë të përhapjes së të pavërtetave të shumta, absurditete dhe mashtrime të krimeve jo-ekzistuese , çmimit “Iron Cross” (kurrë i dhënë për ndonjë mysliman), të persekutimit të hebrenjve, duke iu shmangur faktit se vet personalisht Aqif Blyta i ka marrë për t’i mbrojtur qytetarët e vet serb së paku 420 të tillë, ndërsa lidhjet e tij me Turqinë i ka shfrytëzuar për t’i kaluar ato pak familje hebreje me të cilat kishte lidhje biznesore apo miqësore.
Përveç viktimave të shkaktuara nga çetnikët (35,000 civilë të vrarë në Sanxhak), Ideologjia komuniste është shkaktare e vuajtjeve të mëdha dhe emigrimit të pasluftës së boshnjakëve (dhe shqiptarëve v.j). Më së shumti brengosë relativizimi i krimeve të tmerrshme.
Sanxhaklinjtë shprehin dhimbje të thellë për viktimat e pafajshme të Sanxhakut (të Haxhetit), ku ua morën jetën patriotëve të shumtë shqiptarë e boshnjak. Këto fakte arsyetojnë se boshnjakët në Serbi, nuk mund të pranojnë ideologjinë çetnike si ideologji antifashiste, si dhe zgjidhjet e imponuara sipas të cilave, mbrojtësit e Novi Pazarit trajtohen si kriminelë ndërsa agresorët heronj.
Qëllimi i kësaj zhurme të panevojshme në media ka ngritur tensione në opinion dhe satanizimin e boshnjakëve të cilët në historinë e tyre nuk kanë sulmuar askënd dhe kështu shtrohet pyetja: A kanë pas të drejtë ta mbrojnë veten e tyre? Për të parandaluar një tjetër ngjarje të përgjakshme të përmasave të papara! Apo se ekzekutuesit e tyre (gjatë dhe pas luftës) t’i presin duarkryq. Botërisht është e njohur se sistemet shtetërore në shekullin e njëzetë kanë vrarë boshnjakët duke përdorë industrinë ushtarake të cilën së bashku me bashkëqytetarët e tyre e kanë krijuar. Nga të gjitha mbeti vetëm fakt trishtues: pa marrë parasysh se çfarë kapele mbanë në kokë , është ditur për kënd je therrë në sy dhe kush të sheh si armik të përbetuar. Barazimi i partizanëve dhe çetnikëve në tekstet e shtetit të Serbisë është pamendueshme për boshnjakët dhe të tjerët .
Konstatojmë  se është e pakuptimtë frika rreth një nga njëzet panelet, po të ishte edhe ajo e Açif efendiut. Krejt është njësoj nëse do të hiqet apo jo. Më shumë se 90 për qind e popullit në Sanxhak e dinë të vërtetën dhe ajo ka argumente të forta. Ata e dinë të kaluarën e tyre historike shumë të rëndë. Tensionet ekzistojnë vetëm në media. Fqinjët tanë e dinë se nga boshnjakët kurrë nuk do të kenë ndonjë rrezik. Ne jemi krenar me fqinjët tanë serb të cilët na njohin mirë dhe na vlerësojnë. Boshnjakët janë njerëz joagresiv dhe paqësore që tradicionalisht i kanë të gjitha parimet civilizuese për tolerancë dhe respekt për të tjerët. Gënjeshtra të përditshme dhe akuza pa asnjë argument nuk do të mund të pengojnë respektimin tonë të përbashkët. Ajo është kultivuar për shekuj me radhë. Urrejtja shumë e madhe e cila mbillet nga shtypi dhe mediat e ndryshme elektronike nuk është ilaç”, thuhet në letrën e historianëve të Sanxhakut drejtuar opinionit të gjerë.

DRUŠTVO HISTORIČARA SANDŽAKA
Dr. sci. Redžep Škrijelj
(Sandzacke.rs)

Përgaditi: Ismet Azizi

http://www.islamgjakova.net/artikulli.php?id=4141