Mediet serbe sulmojnë Enis Imamoviqin

Imamović_1000x0

Për mediet srbe veprimet e deputetit  Imamoviq , janë marrëzira, sepse përveç që i përkulet komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jasharit, ai  tashmë godet e Vuçiqin.Enis Imamović_1000x0

Enis Imamoviq, deputet në parlamentin serb,  morri pjesë të martën në protestat kundër    Aleksander Vuçiq në  Novi Pazar dhe këtë ai personalisht e  publikoi në  rrjetet sociale

– Ne jemi këtu! E ju ku jeni? – shkroi ai dhe publikoi foton në të cilën ishte me gruan e tij.

Imamoviq gjatë fushatës parazgjedhore mori pjesë  në tubimin   Saše Jankovića  në N. Pazar  ku eshe këtë e dëshmoi nëpërmjet rrjeteve sociale ku publikoi foton me te..

Por problem nuk qëndron vetëm këtu. Mediet serbe  përkujtojnë se Imamoviq më 6 mars kishte marrë pjesë në manifestimin e Epopesë së UÇK në Prekaz, dhe ishte përkulur para  varrit të Komandantit Adem Jashari dhe të rënëve tjerë, dhe kishte vizituar edhe familjen e Jasharajve. Por, jo vetëm kaq, mediet serbe ia publikojnë edhe  foton e cila  dëshmon se Imamoviq me bashkëpunëtorët e tij nga KKB dhe  ata të organizatës “ Kosova për Sanxhakun“  kishin bërë homazh edhe  varrit të  Shaban Polluzhës në Polluzhë.

Imamović_1000x0