Vuçiq: Vetëm gomarët nuk ndryshojnë, serbët dhe shqiptarët duhet të jetojnë si miq

vuciq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciq, ka dhënë një intervistë për të përditshme zvicerane “Blick”. Në këtë intervistë, Vuçiq ka thënë se ai do të hap një kaptinë të re për Serbinë, që do të thotë të gjejë një zgjidhje për problemin me Kosovën shkruan Blick, transmeton zeri.info.

 

Sipas presidentit të ri të Serbisë, serbët dhe shqiptarët duhet të jetojnë në paqe, e madje edhe si miq, ashtu siç bëjnë Zvicër, transmeton zeri.info.

“Është lehtë të thuhet, shkoni e luftoni në Kosovë! Mirëpo kjo mënyrë e të menduarit na ka dërguar gjithmonë në luftë. Unë dua një rrugë të re për Serbinë. Dua që të hap diskutime të drejta dhe korrekte për zgjidhjen e konfliktit të Kosovës edhe nëse serbët nuk janë ende gati, unë nuk do të dorëzohem. Ky debat do të ketë efekte shëruese për të gjithë ne edhe nëse arrijmë apo jo rezultat të mirë”, ka thënë Vuçiq për Blick, transmeton zeri.info.

Më tutje, ai ka thënë se ky dialog nuk do të kishte rezultat të mirë nëse të dy palët nuk janë të gatshme që të humbasin diçka. “Nëse të dy palët nuk janë të gatshme të humbasin diçka, atëherë nuk do të ketë rezultat të mirë dhe konflikti do të zgjas përgjithmonë. Kjo do të dëmtonte të dy palët. Unë besoj se jam personi i duhur për këtë dialog. A e dini pse? Kam qenë deputeti mëi ri, ministry dhe kryeministri më i ri,  dhe tani jam presidenti më i ri. Nuk kam më ambicie personale”, ka thënë ai, transmeton zeri.info.

I pyetur se nga cka janë në gjendje që të heqin dorë serbët për ta zgjidhur problemin e Kosovës, ai nuk ka pranuar që të flas publikisht. “Jemi të gatshëm që të gjejmë një kompromis të mirë dhe të bëjmë progres. Eventualisht kjo cështje duhet të zgjidhet dhe më mirë të bëhet tani sesa pas 100 vitesh”, ka shtuar ai, transmeton zeri.info.

Më tutje, presidenti serb ka thënë se serbët edhe shqiptarët duhet të jetojnë në paqe, e madje edhe si miqë. “E di që shqiptarët dhe serbët jetojnë në paqe këtu në Zvicër. Madje edhe si miqë. Kjo është pikërisht ajo që duhet të kemi sukses për ta arritur në shtëpi”, ka thënë ai. /Zeri/vucic

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *