Gjeti paratë në vlerë 100 000 euro, i ktheu paratë, dhe u pasurua!

Bakic

I ndjeri gjyshi im Salih Bakiq u nis  me djalin e tij  Osmanin me kali te bardhe  për Tutin, për të përfunduar disa pune qe kishin. Shkuan herët ne mëngjes me qellim qe t’i kryejnë ma herët dhe  për  t’i përfunduar punën dhe të kthehet në mes të ditës.

U nisën nga Devreqa  përmes Sharonjës  dhe fshatrave  tjerë, dhe duke kaluar përmes një fshati qe quhet Lukavica vërejnë një portofol te madh  i punuar nga beza (material tekstili ) më i hershëm qe u mbajtshin në atë kohë, e hapen për të parë se çfarë është ajo dhe çka ka brenda. A aty kishte një shumë e madhe  të hollave, letërnjoftimi me mbiemër  Veljoviç-pronari i parave dhe vazhduan drejt personit  e morën kartën e identitetit dhe duke i pyetur fshatarët në qoftë se ata e njoh atë njeri në mënyrë që te shkojnë te aj te ja sjellin atë qe i takoheshin këtij personi Banorët e fshatit e udhëzuan  deri tek shtëpia e tij. Kur arritën pranë shtëpisë e takuan Veljovicin  dhe gruan  e tij duke qare te pragu i derës . Kur e pa gjyshin tim ma vonë Salih dhe babin tim Osman, pëshpëritën ngadalë ne mes veti : ” A thua çka po lyp  ky Arnaut ne ketë mëngjes te hershem ,, a thua çka donë .. sigurt e kanë dërguar qe te me largojnë prej shtëpisë po sdi  tani ku do te shkojmë ? ”

Bakic

O i zoti i shpie – theret gjyshi Salih ( këta mbesin te hutuar ) .Çka ju duhen Arnautët ? Kam ardhë  për të parë a je ti aj që kë humb letërnjoftimin , e kam gjet dhe ja po ta sjelli ..

Serbi u hutua duke çuditur dhe pa ma shumë fjalë pyeti po paret  …Gjyshi Sallih qeshi dhe e pyeti por sa pare ka pas brenda se aj nuk i ka numëruar. Serbi ja tregoj shumën e të hollave dhe i tha , Ja merri dhe njehi para meje se unë nuk i kam njeh vetëm e kam nxjerr letërnjoftimin qe ta dijë i kunja është për te gjetur  .. Vlera e këtyre  ishte si tani 100,000 euro. Serb  e kishte shitur tokën, shtëpi dhe bagëtinë me qellim qe te shkon për Kraljeve por humbi portofolin e tij me të holla dhe për tri ditë ai nuk mund ta gjej kërkund .Pasi i njehi parat   dhe e pa Sse i ka te gjithat u afrua  duke u qu në këmbë dhe e përqafoi Salihun dhe thotë  ..

Jetoftë Plisi bardhë  i Arnauteve të Peshterit !

Unë  dhe gruaja  nuk kemi  fjetur qe  tre ditë , Gjithmonë  qofshi nen mbrojtjen e Zotit . Puqshi fat gjithmonë , ju përcjelltë e mira gjithkund , gjithmonë  qofshi të lumtur dhe të shëndosh , kështu dhe me këto fjalë Srbi i  bekon me urata Salihun dhe familjen e tij . Nxjerr Serbi nga kuleta e gjetur një shume te madhe te hollave për të ia dhënë Salihut po aj refuzon . Serbi ja dha Saihut me zor paret aq sa ti blejnë dy lope dhe fati donë qe prej atyne dy për pak vjet  u banën me shume se 2o lope duke ju sjell shtëpisë fati dhe bereqeti qe as  nuk kanë mujt as ta imagjinojnë e as ta  mendojnë .Me ketë gjest te drejt dhe human Zoti i ndihmoj gjyshit tim dhe fëmijëve te tij qe edhe sot mirësia e tij pi ju sjell fat dhe suksese .Zoti gjyshin tim e dhuroftë me Parajse ! Te gjithë jem  krenarë për të ! Gjyshi Salih  ishte njeriu më i ndershëm ne Peshter te Sanxhakut dhe njëri  nga shtate  bijtë e shtatë të dijetarit famshme dhe arkëtarit në komunën e Suhodollit  deri te i ndjeri  Aljbake (Ali Bakić ).

Shume kohe kanë  folur për të  dhe të moshuarit duke thënë : I ndershëm si Salih Aljbaki se Salihu thojke : Biro nga goja ime kurrë e përjetë nuk ka dal e as qe do  nuk do të   del asnjë gënjeshtër as për shaka as kurrë te huajën nuk e kam marre sa një vlerë e një gjilpërës

Kjo është vetëm një pjese prej këtyre  rasteve …

Naser Bakiq

/Naser Bakiq/