Spasoje Gjakoviq në luftën e Pazarit në anën e çtnikëve, kundër shqiptarëve dhe boshnjakëve

SUKOBI-NA-KOSOVU-SPASOJE-DJAKOVIC_slika_O_62950459
Dushan Mugosha me Spasoje Gjakoviqin, i cili më 1942 kishte shërbyer në dy njësi çetnike dhe kishte marrë pjesë kundër shqiptarëve dhe boshnjakëve të Tregut Ri, do të bëhet krimineli kryesor që do t` i përcjellë në hapa disa kuadro shqiptare që ishin sidomos luftëtarë të shkollimit të shqiptarëve, siç ishte Fadil Hoxha.

Po thuajse nuk ka muaj që nuk janë dërguar raporte sekrete kundër Fadil Hoxhës drejtuar Rankoviqit dhe Gjillasit, se:
Fadili po i nxitë ndenjen nacionale shqiptare; Se është kundër regjistrimit të shqiptarëve për turq; Se është kundër shpërnguljes në Anadoll, se lufton me të gjitha mjetet për ta emancipuar femrën shqiptare 97% analfabete, se po kërkon që sa më shumë shqiptarë dhe shqiptare ta studiojnë medicinën; se po kërkon hapjen e Shkollës lartë pedagogjike për rininë shqiptare; Se në çdo qytet të Kosovës ka organizuar shkolla të lira-gjimnaze; se në Prishtinë ka formuar një shkollë që e emiton atë Normalen e Elbasanit; Se nuk ishte i pajtimit që në Kosovë, “populli është i armatosur deri në dhëmbë; Se në një takim shokëve të vet gjakovar u ka thënë se do të vijë dita që kufi në mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk do të ketë; Se taksat janë të diferencuara ndaj shqiptarëve në krahasim me sllavët, se disa ulema po propagandojnë shkuarën në Turqi, por do të i ndërroi nga pozita e imamëve; Se viset shqiptare, sidomos në Maqedoni forcohen që merren vetëm me çështje fetare; se taksat për kullosa për shqiptarë janë të dyfishta në krahasim me viset tjera; Se Fadil Hoxha në momentin vendimtar për likuidimin e Shaban Polluzhës nuk ka qëndruar në Kosovë, por ka shkuar në Beograd 18-25 shkurt 1945…”
Burumi: Prof Dr. Hakih Bajrami
SUKOBI-NA-KOSOVU-SPASOJE-DJAKOVIC_slika_O_62950459

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *