Kisha Ortodokse Serbe dhe gjenocidi mbi hebrenjtë në Serbi 1941-1944

jews-zrenjanin

 

Herman Nojbaheri kur shkoi në Cetinje (Obnova 16. II. 1944) kërkoi ta përkrahë Vojvodën Pavle Gjurishiq, që po masakronte në Bosnje dhe Hercegovinë, Sanxhak dhe planifikonte të hynte në Kosovë e gjetiu, ku të gjithë josllavët duhet pasur për konsideratë se edhe KOS është aty. (Shih: Lovçen 11. X. 1944).

Prof. Dr. Hakif Bajrami

Në këtë koniunkturë kriminelësh që gjurmonin çdo fshat për të gjetur çifutë të “maskuar”, apo të konvertuar, duhet mos të mbetet pa u zhveshë nga “fama” antiçifte, edhe patriku Gavrillo Dozhiqi, sidomos episkopi i Zhiçës, Nukolaj Velimiroviq me deklaratën e tij më 6 (travnje) 1941, kur do të shpallën të “arratisur”, për të humbur gjurmë. Por pas disa ditësh nazistët, do t’ua mësojnë adresat dhe Gavrillo Dozhiqi do të kthehet në Beograd, ndërsa episkopi nazifashist Nukolaj Velimiroviq, do të mbetet në Manastirin Lubostinje skaj Trstenikut. Këtu qëndron nga 28. VI. 1941 e deri më 16. XII. 1942 për t’u transferuar pastaj afër Pançevës në Manastirin Vojlovica, për të hapur një kapitull kriminal duke kolaboruar me nazistët, çetnikët, lotiçevcët në fushatën e shfarosjes çifutëve, arnautëve dhe boshnjakëve në mbarë hapësirën e Serbisë homogjene. (Tomisllav Vukoviq, Mozaik Izdaje, Zagreb 1991, f. 198/9; AJ. Fondi i “Millan Nediqit”, Elaborati i Zborit: “Borba za çistu i homogenu serbiu”, 1941, ku në rend të parë për shfarosje janë çifutët e ku KOS, do të ketë prioritet të dëshmojë se cilët çifut janë konvertuar, cilët çifutë janë serbizuar, cilët çifutë janë larguar nga Serbia e Shën Savës. Me shërbimet e tij, Nikollaj Velimiroviq, do të shquhet (jo vetëm ky, por edhe një grigjë e tërë popash), për bashkëpunim me Zborin e Lotiqit, një organizatë politike tipike naziste, që nuk la gurë pa lëvizë, për t’i shfarosur të gjithë çifutët me program (Shih: Dimitrije Lotiq, Drams avremenog çoveçanstaava, Beograd 1940, gjerësisht mbi shfarosjen e hebrenjve. Këtë Program e ka botuar në gjuhën shqipe “Kosova sot” në tërësi në 15 vazhdime).

 

Nazifashistët do të hyjnë në kasaphanën ma të egër ndaj njerëzimit me moton për krijimin e “Botës së re”, të pastruar prej hebrenjve . Me këtë devizë për “Serbinë e re”, do të hyjnë në luftën gjenocidale çetnikët dhe një pjesë shumë e madhe e popave serbianë si prijës të KOS-it, duke iu bashkangjitur këtyre edhe shumë intelektualë. Fushata kundër çifutëve do të filloi 7….do të pas hyrjes së nazistëve në Beograd, sepse Lotiçevcat dhe popat që bashkëvepronin, nuk ishin të gatshëm ta kursejnë asnjë çifutë dhe përnjëherë do të ia fillojnë “dasmës së madhe të përgjakur”, ashtu si e kanë pasur zakon të veprojnë ndaj shqiptarëve më 1877, 1912, 1918 dhe 1945-1999, për ta plaçkitë tërë pasurinë e çifutëve, shqiptarëve boshnjakëve, sepse ato krime, konsiderohej si kapital i madh për nevojat e tyre kriminale. Së bashku me nazistët, lotiçevcët dhe çetnikët, e pastaj edhe kuislingët do ta pranojnë urdhrin nga lartë që në Serbi të regjistrohen të gjithë çifutët. Të gjithë çifutëve do t’u lëshohet një dokument me 19 prill 1941, që të gjithë të shkojnë në radhë dhe të regjistrohen në Tashmajdan. (Shih: Tomisllav Vukoviq, Mozaik izdaje, Zagreb, 1991 . f. 203).

 

Së pari regjistrimi do të përcillet me themelimin e “Policisë për hebrenj”, puna e së cilës mbikëqyrej nga një oficer gjerman. Me rastin e regjistrimit, secili hebrenj (çifutë), e merrte katronin me të cilin i dëshmonte të dhënat personale. Me rastin e regjistrimit në tërë Serbinë nazifashiste, çdo çifut ishte i detyruar ta bartë një trakë në dorë që quhej “Zhuta” e ku figuronte shkrimi “Jevrein-Jude”. (Shih: “Politika” 28. IV. 1989; T. Vukoviq, Mozaik izdaje, Zagreb, 1991, f. 203). Kështu, punën për evidentimin e çifutëve në Serbi e mbikëqyrë oficeri i Gestapos Harold Turner, drejtues ushtarak për Serbi. Ky oficer i lartë do të përpiloi një Elaborat, për të grumbulluar informata për çifutët dhe ciganët, ku shumë shpejtë do të rekrutohen një pjesë e popoave serbianë, do të rekrutohen edhe ca oficerë dhe pushtetarë kuisling serbianë të komanduar nga Millan Aqimoviqi, por edhe një pjesë jo e vogël e intelektualëve, ku printe Kryetari i Klubit Kulturor serbian S. Jovanoviq, i cili me profesion ishte jurist i njohur. (Shih: AJ. Fondi: Milan Nediq, Elaborati i regjistrimit të hebrenjve-çifutëve më 6. VI. 1941, ku përparësi i jepet grumbullimit të çifutëve nëpër qytete, në mënyrë që mos të shpërndahen kah jugu,ku do të maskohen te shqiptarët në Kosovë dhe në Shqipërinë Bregdetare.

Regjistrimi i çifutëve (hebrenjve) do të kryhet shumë shpejtë, sepse çifutët nuk ishin njerëz anonim në asnjë mes. Ata ose ishin mjek, ose farmacistë, ose tregtarë, avokat ose intelektual virtuoz që i njihte tërë rrethi dhe për një kohë fare të shkurtër do të asgjësohen nga vet serbianët pa vështirësi fare. (AJ. Fondi i M. Nediqi, për viti 1941/2 kur u likuiduan mbi gjysma e çifutëve).

 

Cilat ishin rregullat naziste dhe serbiane për shfarosjen e çifutëve?

 

  1. Çifutët

Urdhëresa për çifutët dhe ciganët: (…) Neni 2. “Çifutët duhet të lajmërohen në afat prej dy javësh në tërë territorin e pushtetit policor serbian. Neni 3. Çifutët në çdo hapësirë komunikatave duhet të bartin në dorë shenjën e kaftë me shkronja “JUDEN”. Neni 4. Çifutët nuk mund të janë ma nëpunës publik. Largimin nga institucionet duhet ta kryejnë pa përjashtim pushtetarët serbianë menjëherë. Neni 5. Çifutët nuk mund t’u lejohet ta kryejnë veprimtarinë e avokatit, mjekut, dentistit, veterinarit dhe farmacistit. Neni 7. Çifutëve u ndalohet vizita në teatër, filma dhe tubime publike në tërë Serbinë.

 

  1. Ciganët

Neni 18. Ciganët janë të njehtë sikurse çifutët. Lidhur me këtë detyra e pushtetit serbianë përshkruhet në nenin 21 të Urdhëresës ku thuhet: “Pushteti serbian është përgjegjës për ekzekutimin e urdhëresave që i përmban kjo Urdhëresë”. Në kreun e IV-të sanksionohen “masat ndëshkimore”, të cilat e sanksionon in me neni 22: “Kush e kundërshton Urdhëresën, do të dënohet me burgim dhe dënim me para. Në rastet e rënda dënimi do të jetë me burgim të gjatë e deri me pushkatim”, kuptohet ai, ose ata, që u ndihmojnë çifutëve ose ciganëve, të maskohen kudo nëpër Serbi. (Burimi: Lista e urdhëresave të përfaqësuesit ushtarak për Serbi nr. 7, nr. 8 nga 31. V. 1941; Novo Vreme, 3 VI 1941. Urdhëresa është nënshkruar nga Turneri më 29. V. 1941 në Beograd, në prani të Millan Aqimoviqit, Dimitrije Lotiqit dhe zëvendësit të Patrikut serbian.).

 

Në pjesën e Dytë të Urdhëresës janë dhe disa udhëzime se çifutët nuk mund të janë parapagues të telefonit dhe përpos kësaj u ndalohet posedimi i telefonave te të tjerëve t’i përdorin. Kush e shkelë këtë urdhëresë dënohet shumë ashpër. (Burimi nga Krajskomnda: “Novo Vreme’, 24. V. 1941).

Më 27. V. 1941 pason një urdhëresë tjetër ku thuhet: “Të gjithë çifutët janë të detyruar në afat prej pesë (5) ditësh t’i dorëzojnë radiot e tyre, t’i dorëzojnë frigoriferët dhe aparatet elektrike për ftohje. Dorëzimi i radiove të tyre dhe frigoriferëve do të kryhet në ndërtesën e shkollës “ Rruga e Deçanit” nr. 8 dhe kjo me këtë orar: Ata çifutë që nuk i përmbahen kësaj urdhërese do të dënohen me gjobë të rëndë. Urdhëresën e nënshkruan Kryetari i Komunës dhe drejtuesi i qytetit të Beogradit, Drag. Jovanoviq. (Shih: Novo Vreme’, 27. V.1941).

 

Shtypi nazist në Serbi

Në vijim nazistët kishin përpiluar edhe një urdhëresë për shtypin në Serbi (paragrafi IV). Paragrafi 2 i kësaj urdhërese sanksiononte se: “Leja për publikime nga profesioni redaksional lejohet të bëhet vetëm akcili: “Nuk është e lejuar çifuti e as cigani, por nuk lejohet edhe ai që është i martuar me çifute ose cigane të publikoi asgjë”. Pason nënshkrimi i përfaqësuesit ushtarak për Serbi më 20. V. 1941 në Beograd.

 

Në Serbi kanë qenë të markuar edhe muzikantët çifutë dhe ciganë që të izolohen dhe të likuidohen përmes popave dhe kuislingëve të pushtetit: M. Aqimoviqit e pastaj M. Nediqit pa ndërprerë deri më 1944. Lidhur me këtë: “Shoqata e muzikantëve të Serbisë”, lajmëronte muzikantët çifutë dhe ciganë se puna muzikore e tyre është në kundërshtim me rregullat ekskluzive ekzistuese, prandaj nuk do të lejohet puna, prandaj drejtimi i tyre është i pavlerë nëse i drejtohen Shoqatës. Kjo do të thotë se edhe muzika ishte nazifikuar në tërësi në “Serbinë e Shën Savës”. (Shih: ‘Novo Vreme’, 18 V 1941).

 

Urdhëresa për drejtimin e teatrove në Serbi

jews-zrenjanin

Në paragrafin 2 të Urdhëresësthuhet: “Serbianët, si persona që janë në martesë me çifute dhe cigane nuk mund të marrin leje për drejtimin e çfarëdo pune. Në paragrafin 5 thuhet: “Çifutët dhe ciganët si dhe personat që janë në martesë të përzier nuk guxojnë të punojnë në teatro ose të janë të punësuar aty. Ky urdhër vlen nga 1. V. 1941.( “Novo Vreme’, 25. V. 1941).

Në Serbi çifutëve u ndalohet udhëtimi me tramvaj ose me autobus. Në shtypin e kohës thuhet se: “Dje në tramvajet e Beogradi u panë shpalljet në të cilat shkruante se: Çifutëve u ndalohet udhëtimi me tramvaj. Ky aksion u mor sepse në urdhëresë shkruante që meshkujt prej 20-50 vjeç të lajmërohen në ora 8 në Tashmajdan. Kush nuk i përgjigjet thirrjes do të dënohet. Ftesa ishte nga Policia speciale serbiane, me nënshkrim më 18. VI. 1941. Të shënojmë këtu se në asnjë vend ballkanik ku sundonin nazistët nuk kishte këso urdhëresash kurrë. Kjo do të thotë se pushtetit gjakatar nazist i kanë ndihmuar popat dhe nëpunësitë e fashizuar të Zborit, Drazhistët dhe Nediqistët, pa asnjë kërkesë.

Në dokument pason urdhëresa për fëmijët çifutë prej 14-16 veç. “Të gjithë çifutët, të cilët në dhjetë ditët e fundit nga diaspora janë vendosur në Beograd, pa marrë parasysh a e kanë fituar shtetësinë jugosllave ose jo, ftohen që me 11 qershor 1941, në ora 8:00 para dite të lajmërohen në Komandën kujdestare të Tashmajadanit në Beograd. Pason nënshkrimi më 5. VI. 1941 i personit autorizuar e që nuk është gjerman, por quhet Velimir Toshiqi. Aty jepet edhe kjo urdhëresë: “Të gjithë çifutët meshkuj ose femra me traka të kuqe dhe të gjelbra në dorë, duhet lajmërohen në Tashmajdan më 13. VII. 1941 në ora 8. “Ftohen të gjithë çifutët që të lajmërohen me 12 dhjetor 1941 në ora 8 në mëngjes në oborrin e Policisë Speciale, për hebrenj në rrugën “Xhorxh Uashington” nr. 21. Sicili hebrenj mundet të marrë me veti gjësendet dhe shtroje, sa mundet vetë me bartë. Banesën me rastin e largimit duhet vënë dryni. Drynin e banesës dhe podrumit duhet lidhën në një karton me adresë të banesës, dhe atë duhet bartur me veti. Duhet marrë mjete për ushqim, mbulojën dhe ushqimin duhet përgatitur për një ditë. Kush nuk vjen do të dënohet. (Shih:Tomisllav Vukoviq, Mozaik izdaje, Zagreb 1991, f. 206).

 

Me këtë thirrje serbiano-naziste vuloset fati i të gjithë hebrenjve të cilët jetonin në Beograd dhe në Serbi. Të gjithë pa dallim janë shfarosur, pushkatuar, djegur në krematoriume, janë likuiduar për shkak se ishin të uritur në pik të dimrit, ose janë hedhur në lumin Danub, ose në afërsi të Zemunit, ose janë hedhur në mbeturina, do të më thotë Vizental, me rastin e takimit me të në Vjenë. Kështu prej 11 870 çifutëve (hebrenjve) që jetonin në Beograd, deri në fund të vitit 1941, luftën e kanë mbijetuar gjithsejtë 1 115 persona. Këta janë shpëtuar në forma të ndryshme, ose janë maskuar si serbianë, sepse për ta nuk dinte KOS, nuk dinin Lotiçevcat ose Nediçevacat me drazhistët, që nuk i ndanin hebrenjtë nga arnautët fare. (Shih: Drazha Mihajlloviq, Program za istreblenje Arnauta i Muslimana 1942, ekstrakt special në AJ. Fondi “Milan Nediq” 1941/2).

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *