Tutini komunë serbe, komunë në Serbi apo komunë e Serbisë?

Pamje nga  varrimi i Shemsudin Kuçeviqit

Reagim në lidhje me shkrimin e portalit gazetaexpress: Reagimi i çuditshëm i Presidentit Thaçi për vdekjen e Kryetarit të Tutinit.

Tutini është qytet që gjendet në pjesën juglindore të Sanxhakut , nga viti 1912  nën administrimin e Serbisë. Deri sa nuk është okupuar Sanxhaku dhe Kosova  dhe Tutini si vendbanim, si dhe i tërë Peshteri i banuar me shqiptar, ka qenë pjesë e Vilajetit të Kosovës, nën administrimin e Perandrorisë Osmane.

Në lidhje me emrin e një nga vendbanimet më të vjetra të Pashterit,Tutin, ekzistojnë disa mendime. Në njërën ndër to thuhet se mbretëresha e fundit Ilire, Teuta, në kodrën pran vendbanimit të sotshëm ka pasur kështjellën e sajë, ku është strehuar kur ka qenë e rrezikuar, dhe se sipas sajë, vendbanimi e ka marrë emrin Tutin.

Tutini përherë të parë përmendet në vitin 1396. Pas Senicës, Tutini është vendbanimi më i madh në Peshter. Tutini së komunë  ka 35000 banorë, dominon popullsia boshnjake me prejardhje absolute shqiptare (me 94.3%) dhe serb (4.2%). Nga 600 banorë sa i ka pasur në vitin 1948, Tutini ka shënuar rritje dhe përkundërt të shpërnguljeve të pandërprera sot ka rreth 12 000 banorë. Por vlen të thuhet se gjatë periudhës 1991-2002,  Tutini  për shkak të pasigurisë dhe luftërave  në Bosnje dhe Kosovë ka shënuar  rënie të shtimit të popullsisë për 13 %. Pra, Tutini nuk është komunë serbe, nuk mund të konsiderohet si e tillë  sespse në te jetojnë vetëm 4% serb.

Viti 1995 Shemsudini me shoke pas daljes nga burgu i Kraleves

Shemsudin Kuçeviq me shokë pas daljes nga burgu i Kralevës, viti 1995

 

Shemsudin Kuçeviqi, është lindur në vitin 1959, në fshatin Radushë, të Tutinit në Peshter. Shkollën fillore  dhe të mesme e kreu në Tutin. Fakultetin e shkencave politike e kreu në Beograd. Ishte i martuar dhe pas veti ka lënë katër fëmijë. Vllazëria Kuçeviq, rrjedh nga  fisi Kuq, njëri nga fiset malësore shqiptare, të cilët nga Shqipëria  kanë migruar në nahinë e Zetës së malit të Zi, pastaj janë shpërndarë në veri  në trevat e ndryshme të Sanxhakut.

Shemsudin Kuçeviq  do të shënohet në historinë e kësaj komune  i cili ishte zgjedhur Kryetar i Komunës në gjashtë mandate: 1996-2000, 2000-2004, 2004-2008, 2012-2016, dhe nga 2016 e deri me vdekjen e tij. Ndërkohë ishte  funksione të ndryshëm partiake, rajonale dhe shtetërore.

Që nga themelimi ishte anëtarë i Partisë së Aksionit Demokratik (SDA). Kjo ishte edhe arsyeja e përndjekjes nga sistemi i Millosheviqit, të cilin edhe e burgosi. Së fundmi ishte zavesns kryetar i saj, dhe për shkak se S. Uglanin aktualisht është  kryetar i Këshillit Kombëtar Boshnjak, Kuçeviq udhëhoqi partinë e Aksionit Demokratik (SDA).

Me rastin e vdekjes së Shemsudin Kuqeviqit, Kuvendi komunal i Tutinit shpalli tre ditë zije. Ndërsa  aktivi i drejtorëve të shkollave  morë vendim që ditën e varrimit të të ndjerit mos të punojnë institucionet  arsimore.

Sh. Kuçeviq, S. Uglanin ne varrimin e Ramadan Polluzhes

Sh. Kuçeviq, S. Uglanin ne varrimin e Ramadan Polluzhes

Po bëhen dy vite që kur është themeluar shoqata  “ Kosova për Sanxhakun“. Që në ditën e themelimit, kur kanë marrë pjesë përfaqësues të Këshillit Kombëtar Boshnjak dhe  Bashkësisë Kulturore të Sanxhakut, aktivitetet e përbashkëta nuk kanë të ndalur.  Në dy manifestimet e fundit të Epopesë së UÇK, nuk kaluan pa pjesëmarrjen rinisë dhe  aktivistëve politik të Sanxhakut.

Shemsudini, Uglanini ne varrimine Ramadan Polluzhes

Shemsudin Kuçeviq, S.Uglanini, A. Shkrijeli ne varrimine Ramadan Polluzhes

Edhe me rastin e vdekjes së djalit Shaban Palluzhës, komandantit legjendar që udhëhoqi  vullnetarët në mbrojtje të Sanxhakut nga hordhitë çetnike, delegacioni i Këshillit Kombëtarë Boshnjak  në krye me dr. S Uglanin , pjesë e së cilës ishte edhe i ndjeri Shemso Kuçeviq, morën pjesë në varrimin e tij. Mandej delegacioni  nga Sanxhaku kompleksin e Jasharajve në Prekaz dhe bëri homazh pran varrit të Komandantit Adem Jashari dhe  të tjerëve.

Delegacioni nga Sanxhaku pas varrimit te Ramadan Polluzhes, viziton Prekazin

Delegacioni nga Sanxhaku pas varrimit te Ramadan Polluzhes, viziton Prekazin

Me rastin  e mbajtjes së Akademisë me rastin e 72-vjetorit të rënies së Shaban Polluzhës dhe Mehmet Gradicës, po ashtu pjesë e delegacionit në krye me S. Uglanin, ishte edhe i ndjeri Kuçeviq,  delegacion të cilin në të njëjtën ditë në selinë e presidencës  e priti  edhe presidenti i R. së Kosovës  z. Hashim Thaqi.

Shoqata “ Kosova për Sanxhaku”

Ismet Azizi