Serbia ta pranojë Kosovën,të përqendrohet në Krahinën e Preshevës,Vojvodinë dhe Sanxhak!?

Refik HASANI_2017

 

Nëse me njohjen e  Prishtinës nga Beogradi, faktori politik dhe ushtarak supozon se mbyllet kaptina,, problem për çështje të hapura me Serbinë”, gabojmë rëndë se në kuadër të Republikës është mbetur edhe Vojvodina si  ish-njësi e barabartë e Jugosllavisë. Me këtë vetëm nënkuptohet të fillohet një periudhë e ridefinimit, rregullimit të brendshëm të shtetit të Serbisë. Raporti Serbi dhe shqiptarët e tri Komunave ku më 1 e 2 mars të vitit 1992  u mbajtë referendumi për një autonomi territoriale dhe me të drejtë bashkangjitje me Kosovën amë. Vojvodina si  ish-njësi e barabartë në këtë  duhet ti përcaktoj lidhjet me Serbinë dhe çfarë statusi kërkojnë të kenë në këtë Hungarezët. Rajoni i Sanxhakut i banuar me popullatë dërmuese Boshnjake.Vetëm pasi të gjinden zgjidhje për këto tri rajone apo krahina,atëherë duhete konsideruar mbyllja e çështjeve të hapura të Republikës së Serbisë.

 

 

Shkruan: Refik  HASANI

Akademikët,intelektualët dhe qeveritarë serbë duhet debatuar dhe shtruar drejtë,të që të përgatitet opinioni  që Serbia mund dhe duhet të fedaralizohet!.Vojvodina të hynë në Federatë apo Konfederatë me Serbinë në mes veti,por mos të hargjon kohë dhe energji,me Kosovën në asnjë variant apo kombinim vetëm si dy shtete fqinje,së bashku të integruara në NATO,BE por edhe me përgjegjësi e obligime të barabarta në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Populli Serbë dhe shteti i tyre nuk kanë nevojë që  kosovarëve fare t‘u afrojnë ndonjë autonomi substanciale, çfarëdo lloji qoftë e zgjeruar,themelore etj. Këto do të duhej t‘i ruaj për tri rajone apo krahina,që përveç me popullatë homogjene shumicë jo serbe janë të kufizuara edhe me territore të shteteve amë. Tri rajone nuk mundë ti mbajë gjatë nën trysni,këtë gatishmëri t’ju afroj dhe duhet të vlen së pari për shqiptarët në Komunën e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës. Hungarezët në Vojvodinë dhe Boshnjakët në Sanxhak. Për asnjë moment mos të harrojmë edhe pse nuk janë me shumicë në një territor të caktuar me numër të madh të banorëve,përveqë që janë shumicë në Komunën e Pirotit komunitetin jo të vogël që shumë pakë zihet në gojë e këto  janë Bullgarët në Serbi,Rumunët në Vojvodinë  dhe Romët që janë të shpërndarë nëpër tërë Serbin dhe Vojvodinën. Secili prej këtyre tri komuniteteve si për nga numri i banorëve ashtu edhe nga shtrirja gjeografike jan më shumë se pakica serbe në Kosovës për disa herë!.

Ndoshta faktori ndërkombëtarë duhet ta ndihmoje se shteti Serbë mos të përqendrohet në Kosovë duke i patur edhe tri rajone  tjera me popullatë dhe territor të veçantë. Shteti Serbë për ti fsheh këto tri gjëra të mëdha që i cekëm më lartë dëshiron që luftën diplomatikë ta bartë prej vetë Serbisë e Vojvodinës,në Kosovë. Përqendrimi me gjithë arsenalin e mundshëm politikë e diplomatikë në Kosovë dhe rreth Kosovës me konsekuencat të dukshme kundër  pavarësisë së Kosovës. Përveç dhunës qindvjeçare që ka ushtruar kundër shqiptarëve të Kosovës e sidomos me paraqitjen në skenë të UÇK-së dhe intervenimin e forcave të NATO-s një intervenim i pari i këtij lloji në botë. Serbia përfundimisht nuk ka të drejtë as edhe të kthej kokën kah Kosova nëse mundet të plasoj ndonjë produkt të vetin në tregun e Kosovës tepër e ka,se sa për për ta patur nënë sundim të vetin jo kurrë. Duke i mshefur tri probleme në tri rajone,këto krahina me popullatë dhe territor kompakt,Serbia don që vëmendjen ta tërheq vetëm rreth Kosovës. Beogradi duke e vonuar pafund njohjen e Kosovës,dëshiron që edhe më tej të mundohet ti mbulon edhe tri probleme  jo të vogla që herë kur do,duhet të ballafaqohet për ta gjetur një zgjidhje.Serbia atë që kërkon për serbët e Bosnjë Hercegovinës nuk mundë t’ua mohon edhe shqiptarëve,Hungarezëve dhe Boshnjakëve.

Një krahasim Vojvodina ishte njësi në federatën e RSFJ-së,kurse republika Sërbska vetëm në bazë të rezultateve të luftës,më mirë të themi pastrimit etnik është pranuar si e tillë, atëherë edhe faktori ndërkombëtarë duhet të ketë përgjegjësi në këtë.

Nëse Beogradi alarmon opinionin duke bartur kartën e vetë nëpër zyret evropiane e botërore ku bëhet politika dhe diplomacia. Kosova të njifet si shtet  nga Serbia,atëher nëse do, Bashkësia ndërkombëtare e ka shumë lehtë!?

Nëse Serbëve të Bosnjës ju kanë pranuar rezultatet e luftës dhe këto sot gëzojn dhe janë element gati konstituiv i federatës të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Atëherë pse nuk ju pranohet statuti i një autonomie  edhe shqiptarëve,Hungarezëve dhe Boshnjakëve në kuadër të Republikës së Serbisë.

Shqiptarëve në Serbi kanë mbajtur edhe referendumin të datës 1 e 2 marsit 1992, kan organizuar kryengritje të armatosur që përmes UÇPMB-ës janë ngritur në një luftë të armatosur kundër pushtetit diskriminues të Serbisë dhe është arritur Marrëveshja e Konçulit  nën prezencën dhe monitorimin e faktorit politik dhe ushtarak të botës.

Kjo Krahinë shqiptare e mbetur nënë administrimin e Serbisë,ka tri elemente të njohura edhe me konventa ndërkombëtare që të jetë e dalluar dhe ti gëzoj të drejtat e saja kolektive. Hungarezëve në krahinën e Vojvodinës do të ishte më mirë t’ju njifet sovraniteti dhe integriteti i tyre si njësi e barabartë me serbët. Vetëm pasi të zgjidhet statuti i këtyre tri rajoneve atëherë mundë të flasim për komunitete të tjera si për të drejtat e njeriut, shkollim,ruajtje të kulturës dhe identitetit nacional,se bëhet fjala për pakica të vogla kombëtare. Tri rajonet e cekura edhe në ballë të titulluar nuk janë drejta të pakicave,por si mungesa për të drejta kolektive. Duhet të kuptojmë se pranimi i Kosovës si shtet nga Serbia,nënkupohet  se do të hapet  tërësisht kutia e pandorës e quajtur  Serbi dhe Vojvodinë!?

Nëse bashkësia ndërkombëtare nuk dëshiron ndryshim të kufijve në Ballkan e veçmas në ish-hapsirat e federatës Jugosllave atëher mundë t’ia del edhe duke krijuar edhe Republika të tjera sikur në Bosnjë e Hercegovinë që nga viti 1995 funksionon Republika Sërbska,të krijohen vetëm në Serbi edhe tri Republika të veçanta si e Vojvodinës, Sanxhakut dhe e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës. Pra në këto tri Rajone Serbia ose duhet të federalizohet edhe me tri Republika të tjera ose  të lejoj të bashkangjiten me shtete e tyre amë,ku në mënyrë paqësore me një marrëveshje paraprake që do të ishte më mirë për të gjitha palët dhe do të pranohet edhe nga faktori  i  huaj. Përveqë këtyre tri problemeve të mëdha janë edhe segmente që nuk duhet nënçmuar dhe lënë në heshtje e këto janë çështja e komuntitetit Rumunë, Bullgarë dhe Romë.

Edhe vetë Serbia e sotshme ka një territor më një popullatë multietnike. Sa më shumë që zgjatet që Kosova të njifet shtet nga Serbia,aq më shumë  zgjaten edhe problemet brenda vetë ksaj Serbie. Nuk është keqë që lobi Serb që vepron nëpër botë dhe elita intelektuale serbe të mirren shumë seriozisht për federalizmin e Serbisë me Vojvodinën dhe Hungarezëve në Vojvodinë,Boshnjakëve në Sanxhak,Shqiptarëve në Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës ju takojn të gëzojn Autonomi territoriale. Nuk është e arsyeshme që vonesa që Beogradi ta pranoj Prishtinën si shtet të stërzgjatet,gati se u kalua gjysma e asaj periudhe ku RSFJ ishte duke funksionuar prej vitit 1945 deri në vitin 1990. Deri më sot i kemi gati dy dekada kjo është një stërgjatje dhe dikush duhet të bartë përgjësi për këtë vonesë tej mase,kjo është e kushtueshme në shumë aspekte edhe në rrjedha të tjera të Ballkanit dhe të Europës së Bashkuar.

Gabimet duhet të kërkohen te fillimi i shpërbërjes dhe marrëveshja e Badinterit dhe qasja jo e drejtë që në atë kohë .

Tetor  2017

Shkrimi është nga një punim më i gjërë,autori është nga Zarbica e Bujanocit,i diplomuar në Master Shkencor, ka disa punime e kumtesa në  konferenca shkencore për  Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, por edhe ka propozur,si: rikonfirmimit të Referendimit më dt.1 e 2 mars 1992,  shqyrtimi i realizimit të Marrëveshjes së Konçulit,Inicimin që të miratohet një rezolut nga Parlamenti i Kosovës, formim i një Komisioni mikst nga Parlamenti Shqipëri-Kosovë, hapja e një zyre në kuadër të Zyrës së dy Kryeministrive,formimi i komiteteve për bashkëpunim ndërkufitarë, etj.