Qytetarëve të Sanxhakut t’iu sigurohën mekanizma për ekzistencën politike

Uglanin

 

Këshilli Kombëtar Boshnjak sot mbajti seancë të posaçme për ta shënuar Ditën e vetvendosjes për nderë të referendumit të qytetarëve të Sanxhakut, të mbajtur nga 25 deri mëë 27 tetor 1991.

Në fjalën e tij, Kryetari i Këshillit Dr Sulejman Ugljanin i bëri thirrje Bashkimit Evropian të mbështesë vullnetin e shprehur lirshëm të qytetarëve të Sanxhakut, të cilët votuan në referendum për autonomi të plotë politike dhe territoriale të Sanxhakut me të drejtë të bashkimit njërës nga republikat sovrane dhe të respektojnë vendimin e dokumentit të Hagës, si dhe konkluzionet e Komisionit Badinter.

“Qytetarëve të Sanxhakut si popiull autokton në territorin e tij është e domosdoshme zgjidhjen e statusit të Sanxhakut, të ofrojë mekanizma që pa kushte të filluhet për të ushtruar të drejtën e jetës, lirisë, sigurisë, zhvillimin më të shpejtë ekonomik, në mënyrë që më në fund të sigurohet ekzistenca e tyre politike”, tha kryetari i Këshillit dhe duke shtuar se kjo çështje duhet të realizohet në procesin e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian

Pjesëmarrësit e seancës së veçantë të KKB iu drejtua edhe president i Shoqatës humanitare Muslimane Merhamet, prof. Dr. HajrudinShahiq si përfaqësues i Këshillit të Kongresit të Intelektualëve boshnjakë, Komunitetit Kulturor Preporod dhe deputeti iKuvendit të Vojvodinës Aleksandar Marton, Vice President i Lidhjes së Social Demokratëve të Vojvodinës. Ata uruan Ditën e sotme të gjithë qytetarëve të Sanxhakut, theksuan rëndësinë e decentralizimit dhe rajonalizimit, si dhe trende pozitive të shoqërisë moderne.

Përveç këshilltarëve të Këshillit Kombëtar Boshnjak, seanca u ndoq nga përfaqësuesit e qeverive lokale, deputetët boshnjakë në parlamentin serb, përfaqësues të Këshillit Boshnjak të Malit të Zi, drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme.