DITËT E SHQIPËS NË ROZHAJË

Ditet e Rozajes 1

 

Manifestimi “Ditët e shqipes në Rozhajë” filluan me defileun Ansambli Folklorik Autokton “Rugova” nëpër qënder të Rozhajës, e cila u mbush plot me dashamirë të librit, dashamirë të kulturës, vendas dhe mysafirë të shumtë nga Ulqini, Plava, Gucia, Tuzi, Peja, Prishtina, Istogu, Deçani dhe Gjilani.

Përmbledhur nga  MSc. Faruk Daci, Drejtor Ekzekutiv OJQ Horizonti i Diturisë – Rozhajë

Përgjatë këtij programi, u bë promovimi i librit “Rrugëtimi i shqiptarëve të Rozhajës për mbijetesë nëpër kohë”, të autorëve Faruk dhe Kenan Daci.

Manifestimin e hapi recensenti i librit, një herit Veterani i arsimit në Malësinë e Rozhajës z. Sokol Daci, ku tha se në trevën e Rozhajës kanë jetuar dhe jetojnë shqiptarët. Siq thonë autorët deshmojnë toponimet me prejardhje dhe origjinë shqiptare siq janë, Lagjja Ilire, Rozhajë, Tregovishte, Qafa e Kishës, Varrezat e katolikëve, Shpella e nusës, Maja e malësorve, etj.

Për librin ka folur redaktori i librit Prof. Dr. Muhamet Sadiku, i cili tha se është i kënaqur me punën e dy autorëve, dhe se në mes tij dhe autorëve ka një ngjashmëri të madhe, që të tre janë ekonomistë por në portfolion e tyre të punës shpenzojnë energji të madhe për historinë e shqiptarëve. Sadiku deklaroi se është një projekt historik dhe shumë i guximshëm për të qit në dritë faktet historike. Duke deklaruar se shqiptarët janë treguar një fuqi integruese në Mal të Zi dhe Ballkan. Duke vazhduar se shqiptarët janë pro rrugës evropiane për të ardhmën e vendit.

Botimin e këtij libri e bëri OJQ “Horizonti i Diturisë” në Rozhajë, ndërsa e financoi Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave në Mal të Zi, ku Drejtori i këtij institucioni z. Safet Kurtagiq, i përshendeti të pranishmit.

Sipas mendimit kritik për këtë libër, Albanologu, Ekrem A. Kryeziu:

“Rozhajasit me rrethinë ndër dekada kurrë nuk pushuan së kërkuari për të drejtat elementare, njerëzore e qytetare, edhe pse asimilimi ndër shqiptarë la gravurat e veta, e plagë shpesh të pashëruara. Ndër dekada e breza, figura të shquara shqiptarësh, brenda dhe jashtë trungut, dhanë kontribut të paçmuar në përndritjen dhe zgjimin e kombit shqiptar në këto troje. Një kontribut të jashtëzakonshëm dhanë edhe vëllezërit Faruk e Kenan Daci, autorët e këtij libri, duke rrëmuar në arkivat jugosllavë, e gjetur dokumente origjinale dhe unike për vendin dhe kohën. Ky libër historik është një zgjim ndjenjash e prekje faktesh e realitetesh historike, nëpër të cilat ka kaluar e vuajtur kombi shqiptar. Ky libër është udhërrëfyes i brezave të ardhshëm, se si të parët tanë, në mesin e tyre, sot dëshmitarë të gjallë, me aq shumë sakrifica e peripeci ruajtën traditat, kulturën, gjuhën e identitetin kombëtar ndër breza, ku shpesh të pamundurën e bënë të mundur, e të mundurën e skalitën në formë margaritari. Ndër margaritarët e kësaj plejade është edhe ky libër të cilin nga sot do ta keni në dorë.”

Bashkautori i librit “Rrugëtimi i shqiptarëve të Rozhajës për mbijetesë nëpër kohë”, MSc. Kenan Daci, falenderoi Fondin për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave në Mal të Zi e cila bëri mbështejen financiare, dhe miqët dhe dashamirët e vullnetit të mirë që dhanë donacione për këtë libër. Due shpresuar që si rini të ruajm traditë, kulturën dhe gjuhën e të parëve.

Të pranishmit i përshendeti Haxhi Lajçi, drejtori i shkollës fillore “Dacaj” në Dacaj të Rozhajë.

Në kuadër të këtij program u bë edhe hapja e edicionit të parë të Festivalit Forklorit Shqiptar në Rozhajë. Manifestimi me kaq shumë vlera nuk do mund të bëhej i mundur pa përkrhajen e Komunës së Rozhajës, përmes mjeteve për Organiazatat Jo qeveritare nga buxheti i komunës ndau mjete të nevojshme për realizimin e këtij manifestimi shumë të nevojshëm për shqiptaret e Rozhajës. Gjithashtu përmes sponzorizimit e mbeshteti sipërmarrja shtetrore “MONTEPUT” sh.p.k. Podgoricë.

Në emër të Këshillit organizativ të Festivalit të Folklorit Shqiptar foli z.Nezir Daci, e që tha “Së pari i përshendes të gjithë të pranishmit, që kanë ardh me e mbeshtet këtë vepër të Faruk Dacit dhe Kenan Dacit. Historia e popullit shqiptar, është histori me sfida, por është plot me burrëri, trimëri edhe bujari. Kulturën shqiptarët e kanë ruajtuj gjithë jetën, por duke ruajtur edhe gjuhën shqipe, mikpritjen edhe besën.

Një mendimtarë thotë: «Deri që shqiptarët të shkruajnë historinë e vet dhe të qesën në dritë historinë e tij nuk ka histori të mirëfilltë.»

Ky libër i autorëve Faruk dhe Kenan Daci, shumë disa gjera të verteta  i ndriçoi. Ne antarët e kombit shqiptar që jetojmë në Sanxhak, kemi qenë shumë të fortë, pasi kemi pas shumë presion prej pushteteve dhe shteteve, e gjithmonë të shtypur e diskriminum e të largum prej shkollave, që e bëjnë progresin dhe tona tmirat që na kishin përcjellë.

Kemi pasur gjenerata, ose breza ose rini të vyem edhe të pashëm por shkuan nëpër botë, tu e lypë lirinë, edhe kushtet më të mira për jetë. Prej Sanxhaku janë asimilu në tjetër komb, se e humbën gjuhën e vet, e pak kush dinë kush është e nga është. Ne që jetojmë këtu, jemi një popull, një gjenetik, një kultur, një histori, një traditë, të njëjtë me ata që jetojnë në regjion si komb shqiptarë.

Na i ka lënë disa amanete nga Bostoni i Amerikës, i famshmi Fan Noli, që janë përnime për respekt, ku thotë:

1.Gjithmon me ruajtur vëllezërin,

2.Me ruajtur solidaritetin dhe humanitetin,

3.Me ruajur besimin, lirinë dhe respektin ndërshej veti,

4.Me zhvillu ose barazimin dhe rivalitetin

5.Me bashkepunu ndërmjet veti shqiptarët ku do që gjindet.

Në emër të ansamblit, të pranishmëve ju drejtua me një fjalë rasti kryetari  z. Vesel Nikqi, i cili pasi e vlerësoi punën e autorëve Daci, u bëri thirrje të rinjve të Pejës dhe atyre të Malësisë së Rozhajës, ta vazhdojnë traditën e të parëve të tyre, sepse sipas kryetarit Nikqi, kjo trashëgimi e luajtshme ka filluar të zhduket.

Mes tjerash, më meritori i këtij manifestimi, autori i parë librit dhe organizatori z. MSc. Faruk Daci, pasi i falënderoi të pranishmit për pjesëmarrje, sponsorët për mbështetjen, Fondin për pakica dhe komunën e Rozhajës për përkrahjen e vazhdueshme për finalizimin e këtij libri dhe festivalit të folklorit, deklaroi se populli shqiptar dha dhe vazhdon të jap kontribut për komunën e Rozhajës.

Madhështinë e gjithë kësaj feste ia shtoi Ansambli Forklorik Autokton “Rugova” i cili para të pranishmëve u shfaq me një program të bukur kulturo-artistik melahutë, çifteli, fyell, kavall dhe valle autoktone shqiptare të Malësisë së Rozhajës, të Rugovës dhe Dukagjinit.

Organizatorët zotohen se këto manifestime, sidomos Festivalin e Folklorit Shqiptarë ta bëjnë manifestim tradicional.

kopertina e librit Royhajes

Ditet e Rozajes 1

Defileu i Ansamblit Folklorik Autokton “Rugova” nëpër qënder të Rozhajës

Kenan Daci, Faruk Daci, Nezir Daci, Muhamet Sadiku, Sokol Daci

Kenan Daci, Faruk Daci, Nezir Daci, Prof.Dr. Muhamet Sadiku, Sokol Daci.

DSC_0482

Program artistik nga Ansamblit Folklorik Autokton “Rugova”

DSC_0414

Pamje e publikut në Qëndren e Kulturës në Rozhajë

DSC_0518

Foto kujtimi nga grupi folklorik, qytetarët e Rozhajës dhe mysafirët në qënder të Rozhajës

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *