Për herë të parë në histori Sjenica dhe Tutini lidhen me rrugë të asfaltuar!(VIDEO)

pester5-600x305
 Banorët e fshatit  Doliq i Cetanoviq  në rrafshnaltën e Peshterit në komunën e Senicës, më në fund arritën të kenë rrugë të asfaltuar. 

WRHRHRH

 

 

Rruga Cetanoviq- Buxhevë, e cila po punohet intensivisht këto ditë dhe punët e sëcilës janë në përfundim, do të lidhë Tutinin dhe Senicën, kështu që këto dy qytete të Sanxhakut do të lidhen për herë të parë me rrugë të asfaltuar.

Projekti për ndërtimin e këtyre rrugëve u iniciua nga ndihmësi i kryetarit të komunës për infrastrukturë, Vahid Tahiroviq, i cili thotë se me këtë nuk do të ndalet atje.
“Do të vijmë në çdo fshat, në çdo shkollë. Plani është që të arrihet çdo objekt fetar. Dua të njoftoj se qeveria komunale do të lidhë asfaltin Sjenica dhe Tutin për herë të parë në histori, e cila është me rëndësi të madhe për të gjithë qytetarët “, tha Tahiroviq,transmeton sandzaklive.

Kryetari i komunëa, Hazbo Mujoviq, tha se ai do të vazhdojë të punojë dhe se popullsia ka nevojë për ujë, energji elektrike dhe rrugë.
“Rruga mundëson që produktet , që një familje dëshiron të plasoj për shitje mund të arrijë shpejt te konsumatorin”

pester5 600x305

Senad Mahmutoviq, sekretar shtetëror në Ministrinë e Infrastrukturës, gjithashtu vizitoi Peshterin, i cili tha se ndërtimi i rrugëve në Rrafshanltën e Peshterit është shumë i rëndësishëm dhe se eksporti i mishit në Turqi është një nga arsyet pse është me me peshterasit.

“Shpresoj se në të ardhmen do të jemi në gjendje të përmirësojmë cilësinë e jetës në Peshter”, tha Mahmutoviq.

Qytetarët nuk janë të kënaqur me performancën e punëve dhe janë mirënjohës për përfaqësuesit e vetëqeverisjes lokale për gatishmërinë e tzre, përfundon sandzaklive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *