Të premten në Tiranë: PREZANTOHEN VEPRAT E AUTORËVE SHQIPTARË NGA MZ

Poster-219x300

Akademia e artit dhe shkencave të Shqipërisë, Muzeu historik kombëtar në Tiranë, Fondi për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave dhe Bashkimi i krijuesve shqiptarë në Mal të Zi do të organizojnë të premten, me 17 nëntor, prezantimin e krijuesve shqiptarë nga Mali i Zi.

Prezantimi do të mbahet në Muzeun historik kombëtar, me fillim në ora 17.

Në këtë eveniment letrar do të marrin pjesë tetë shkrimtarë, përkatësisht Ali  Bardhi (Ulqin) “Varrezet në  Anë të malit-Ulqin, Ali Daci (Rozhajë) “Shtigjet e përgjakura, Anton Gojçaj (Tuz) “Ndërmjet kapakve“, Gani Karamanaga (Ulqin) Në derë të oborrit”, Gjekë Gjonaj (Tuz) “Bijtë e shqipes“, Hajro Ulqinaku (Ulqin) “Merre hisen tënde të jetës -Antalogji”, Simë Dobreci (Ulqin) “Krijime popullore shestanese“, si dhe Zuvdija Hoxhiq Berisha (Guci) “ Të gjithë të mitë “.

Përveç veprës së fundit, të gjithë krijimet tjera janë financuar nga Fondi për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave.

Poster-219x300

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *