Izetbegoviq: Bosnja do ta pranojë pavarësinë e Kosovës

Izetbegovic

Anëtari i Kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovninës Bakir Izetbegovic pohon se Bosnja dhe Hercegovina do ta pranojë pavarësinë e Kosovës, gjë që deri tani është dashur ta bëjë dhe se është i pakënaqur me pozitën e Sanxhakut.

“Sa më përket mua, deri tani Kosova është dashur të pranohet. Tani do të zemërohen kolegët tanë, ndërsa përpjekjet tona që kjo mos të ndodh kanë sjellë probleme brenda BeH, dhe nuk i kanë ndihmuar Kosovës”, ka thënë Izetbegovic në një intervistë për Deutsche Welle.

Në pyetjen e drejtpërdrejtë se a do ta pranojë BeH pavarësinë e Kosovës, Izetbegovic ka thënë shkurt: “Po”.

Lideri i boshnjakëve në BeH thotë se tani është në marrëdhënie të mira me të gjithë liderët e Sanxhakut, por, siç ka thënë, nuk është i kënaqur me pozitën e këtij rajoni në Serbi, ku shumica e popullatës janë boshnjakë.

Ai ka sqaruar se marrëdhëniet e tij me liderët e Sanxhakut në një moment nuk ishin aq të mira, sepse ata kanë tentuar që ta tërheqin në konfliktet e tyre të brendshme.

Izetbegovic,

ka thënë Izetbegovic dhe ka shtuar se për momentin është i mirë me të gjithë liderët.

“Ata kanë një temperament të posaçëm, nuk kanë frena, megjithëse nuk di se sa është kjo mirë për politikë. Unë i dua këta njerëz të Sanxhakut, edhe ata atje edhe ata që janë në Sarajevë. Ata janë njerëz të përzemërt”, ka thënë Izetbegovic dhe ka shtuar se për momentin është i mirë me të gjithë liderët.

Ai konsideron se Serbia duhet të heqë dorë nga sjellja paternaliste në raport me Sanxhakun, transmeton gazetametro.net.

“Ato hapësira duhet t’i lihen atyre njerëzve që të marrin frymë lirshëm, të ndërtojnë infrastrukturën…”, thotë Izetbegovic i cili është edhe i biri i presidentit të parë të Bosnjës dhe Hercegovinës së pavarur, Alija Izetbegovic.

Vizitën e presidentëve të Turqisë dhe Serbisë në Novi Pazar ai e vlerëson si optimiste dhe thotë se kjo mund ta ndryshojë atmosferën.

Ai pohon se nuk është “lojtari” i Erdoganit dhe se vetëm i intereson qasja e presidentit turk ndaj BeH. Gjithashtu, thotë se nuk e ka ndërmend të përzihet në marrëdhëniet e Erdogan’it dhe Merkel’it.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *