Agjencia “Presheva Jonë” shpall Ilir Meten “Personalitet të vitit”

ilir

Redaksia e agjencisë së lajmeve “Presheva Jonë” ka shpallur sot si “Personalitet të vitit” presidenitin shqiptar Ilir Metën

Medvegjë, 25 Nentor  -“Presheva Jonë “ si i vetmi medium në krahinën e Preshevës këtë përzgjedhje e ka bërë për shkak të rolit dhe kontributit të presidentit shqiptar për avancimin e proceseve demokratike në Shqipëri, duke shndërruar vendin në një qendër me një rol kyç dhe faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon.

Sipas kësaj agjencie shqiptare në Serbi, ka shumë arsye pse Ilir Meta i dhurohet kjo mirënjohje. “Shqiptarët e Luginës së Preshevës të vetmen vizitë nga krerët e shqiptarëve në Ballkan deri tani kishin atë të Edi Ramës, Bujar Nishanit si dhe Ilri Meta neser ne Medvegjë, i cili ka zgjuar interesim te madhe nga liderët dhe popullata shqiptare në krahinën e Preshevës”, ka shkruar agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

Arësyet e shpalljes si “Personalitet i Vitit” të presidentit shqiptar Ilir Meta nga redaksia “Presheva Jonë”:

Résultat de recherche d'images pour "ilir meta"“Presheva Jonë” shpall “Personalitet të Vitit” z.Meta meqë ai e meriton një mirënjohje të tillë modeste nga Presheva, në këtë rast nga ana e redaksisë sonë, për kontributin dhe angazhimin e tij në avancimin e proceseve demokratike, për lobimin në favor të njohjes së Kosovës si dhe ndërkombëtarizimit të çështjes së Luginës së Preshevës dhe asaj mbarë shqiptare, pas dy vizitave te tij ne Lujginë.

“Veç kësaj Meta është personaliteti, njëherësh lideri i pare shiptare qe vizoti Luginen e Presheves si kryear i LSI-së dhe kryeparlamentar, si dhe tash president i pare shqiptar që vizitom Medvegjën e harruar jo vetem nga Prishtina por edhe nga Presheva e Bujanoca..” kane thëne drejtuesit e agjencise se lajmeve “Presheva jonë”

Duhet theksuar se për çdo vit agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” shpall personalitete të Vitit persona që i kontribuojnë çështjes kombëtare. Para katër vitesh “Presheva Jonë” kishte shpallur për personalitet të vitit, presidenten e Zvicrës, Micheline Calmy-Rey. Në vazhdim kishte shpallur Granit Xhakën, kurse vitin e kaluar Bustin e Skënderbeut në Gjenevë, i ngrirë në akull si dhe Edi Ramen, si kryeminister.