Presidenti shqiptar Ilir Meta do të vizitojë Medvegjën

ilir-meta

Vizita e presidentit shqiptar Ilir Meta, e paralajmëruar nga mediat e Beogradit për Medvegjë është konfirmuar edhe nga Trupit Koordinues për komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.

Përfaqësues të këtij organi qeveritar i thanë Titulli.com se vizita e Ilir Metës ka karakter privat ndërsa ai do të zhvillojë takim edhe me kryetarin Zoran Stankoviq, kryetarin e komunës së Medvegjës dhe përfaqësues tjerë lokal shqiptarë.

Meta do të stacionohet në Bajën e Sijarinës ndërsa do të bashkëbisedojë me 8 këshilltarët shqiptarë të kuvendit komunal si dhe përfaqësuesit tjerë shqiptarë të qeverisjes komunale.

Vizita e Ilir Metës në komunën e Medvegjës do të bëhet të Hënën 27 Nëntor në prag te festës kombëtare të flamurit.

Sipas statistikave të fundit në komunën e Mevegjës jetojnë afro 7000 qytetarë ndërsa 520 janë shqiptarë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *