Gazeta “Kosova” (1941) për shqiptarët e Peshterit

Qelesh punuesi. pazari i Ri

Jemi kah mendojmë kangët kombëtare shqiptare të fushës së Peshterrit të Jeni Pazarit, të cilat bariu shqiptar, që përpos gjuhës shqiptare nuk din asnjë gjuhë tjetër, duke kullotë delet e tija, i shpërndanë me anën e valëve të ajrit duke i frye fyellit të tij me të gjithë forcën e mushknive.

O ti bari, që i bije fyellit, n’atë të Peshterit fort të dashtun, përsërite edhe njëherë kangën e Skenderbeut me gjithë gulçmin e shpirtit t’andë, dhe njehi nji nga nji të gjithë nenet e kanunit të Lekës, që edhe sot n’at anë janë në zbatim.
Bari! Ti je shqiptar dhe na ty të duem, na nuk i harrojmë kurrë burrat për atdhe të herojëve të katundeve tuaj, si Hysen Boshkoviç, Feriz Sallki e të tjerë, tash ma neve na ka ardhë dita e bashkimit t’onë me ju.
Bari ktheja grykën fyellit kah Tirana dhe kah Shkodra dhe fryej atij me gjithë gulçimin e zemres; por jo ma me atë melodi ngushëlluese e mallëngjyese që je mësue me i fry deri më sot, sepse sot prej teje duem nji melodi të nji kange të re!
…Na po vijmë ku je sepse dhanë besën me ardhë e me ju shpetue.
Bjeri, pra, bari, bjeri fyellit, nuk je ma bonjak sepse pak kilometra mbas shpinës tande, ka nji kufi shqiptar, nji Qeveri Shqiptare.
Qe par, po vijmë ku je që jeni kah na kërkonim anën e fërshëllimave të ernave dhe gurgullimeve të lumejve të juaj. Shpirti i atyne dëshmorëve që ranë për shpëtimin e Jeni Pazarit dhe të Kolloshinit le të rrijë i qetë, sepse na pa ju nuk duem të rrojmë ma. Ju sigurojmë se vorret e juaja nuk kanë për t’u shkelun ma prej thundrës s’anmikut.
(I. A.)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *