Azizi: Shoqata “Kosova për Sanxhakun” ndërton ura të reja bashkëpunimi!

Që në ditët e para të themelit shoqata “Kosova për Sanxhaku” gjeti përkrahjen nga struktura dhe individë të ndryshëm nga Sanxhaku dhe më gjerë. Menjëherë pa vizitës së parë që iu bë Këshillit Kombëtarë Boshnjak, me këtë rast iu bë pritje përzemërt vëllazërore nga kreu i këtij Këshillë Sulejman Uglanin, pasoi marrëveshje e bashkëpunimit, ku shoqata u bë anëtarë konsultativ participues i Këshillit Kombëtar Boshnjak.

Kështu thotë Ismet Azizi, kryetar i kësaj Shoqate, sipas të cilit, ura të reja bashkëpunimi po ndërtohen, pasi tani së fundi, pas disa konsultave, ai bashkë edhe me bashkëpunëtorin më të afërt, Ali Dacin, vizitoi Këshillin Kombëtar Shqiptar, në selinë e tij në Bujanoc.

Azizi ka bërë me dije se me këtë rast nikoqiri Shukri Ymeri, kryetar i këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, delegacionit të shoqatës i bëri pritje të përzemërt vëllazërore.

“E njoftova Ymerin me programin dhe objektivat e shoqatës sa i përket përkrahjes dhe mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Sanxhak dhe boshnjakëve në Kosovë. Pastaj, me veprimtarinë dhe aktivitetet që shoqata ka arritur të zhvilloi në Kosovë dhe Sanxhak, me përkrahjen e pa kursyer të KKB në krye me dr. S. Uglaninin”, ka thënë për 2LONLINE, Ismet Azizi, kryetar i shoqatës “Kosova për Sanxhakun”

Azizi, theksoi se ka shprehur falënderim ndaj Këshillit dhe përfaqësuesve të saj, për mirëpritjen, ndërsa ka kërkuar që bashkëpunimin dhe përkrahjen që i ka ofruar Këshilli Kombëtar Boshnjak, të njëjtën gjë ta ketë edhe nga Këshilli Kombëtar Shqiptar, sepse, sipas tij edhe është në interes i përbashkët programor i shoqatës dhe Këshillit në fjalë.

Nikoçiri i takimit, kryetari Shukri Imeri, pasi shprehi kënaqësinë për këtë vizitë, e njoftoi delegacionin në fjalë me sukseset dhe vështirësitë e Këshillit që ai e kryeson, gjithashtu shprehi admirimin për punën dhe aktivitetin dhe veprimtarinë e shoqatës dhe aktivistëve të saj në forma të ndryshe.

“Natyrisht institucioni ynë dhe shoqata juaj , kanë objektiva të përbashkëta dhe , një marrëveshje bashkëpunimi është e domosdoshme sa më parë të arrihet, dhe këtë do ta bëjmë sa më parë që është e mundshme,” ka thënë mes tjerash Ymeri.

Po ashtu Azizi tha se në këtë takim erdhën në përfundim se me një bashkëpunim të mirëfilltë dhe me përkrahjen dhe ndihmën e Këshillit kombëtar Boshnjak në Sanxhak, do të arrihet një bashkëveprim në rritjen e bashkëpunimit në ndërtimin e urave bashkëpunimit në mes qytetarëve të këtyre trevave.

/2lonline/