Kujdes me liqenin e Ujmanit

Ali kelmendi

Gazeta ‘Politika’ e Beogradit, e datës 29 mars 1974, shkruante: Punishtja Ibër Lepenc: me hidrosistemin e ri zgjedh problemin e përhershëm të furnizimit të Kosovës me ujë (marrë nga Biblioteka Universitare e Bernit- CH). Ndërtimi i digës së Ujmanit (Gazivodës) ishte njëra nga objektet me më rëndësi të sistemit të ardhshëm Ibër-Lepenc. Gazeta thoshte se për momentin ajo ishte punishtja më e madhe në Evropë (më shumë se një miliard e gjysmë dinarë të investimeve).

 

SHKRUAN:  ALI KELMENDI

Banka ndërkombëtare kishte dhënë kredinë prej 45 milionë dollarësh amerikanë. Ndërsa popujt e ish-Jugosllavisë, pa kurrfarë kushtesh, kishin ndarë 700 milionë dinarë (jashtë fondit të federatës) për ndërtimin e këtij sistemi. Kësaj duhet shtuar se edhe Banka e Kosovës kishte ndarë mjete të mëdha për të njëjtin investim. Me këtë projekt të Ujmanit duhej të realizohej furnizimi i tërësishëm i banorëve dhe i ekonomisë së Kosovës me sasitë e mjaftueshme të ujit të pijshëm të shëndoshë dhe atij industrial. Me këtë po zgjidhej një ?ështje jetike për gjetjen e ujit, duke përjashtuar Prishtinën, asnjë vend tjetër në pjesën lindore nuk ka mjaft ujë të pijshëm, ose për përdorim për nevoja tjera. Mungesa e ujit nuk ishte problem i djeshëm i Kosovës. Në Kosovë kishte pak të reshura. ?do vit i katërt ishte i thatë, dhe ?do i nënti e godiste popullatën me thatësirë të plotë. Mu për këtë ishin bërë studime për ndërtimin e Ibër -Lepencit në dy etapa. Etapa e parë e Ibrit të mbaronte në vitin 1976, ndërsa etapa e dytë duke e vazhduar të parënpër sistemin e Lepencit. Hidrosistemi Ibër përbënte shumë objekte të mëdha. Përveç tjerash, duhej të ndërtohej kanali prej 135 kilometrash dhe 18 kilometra aquadukte, tunele dhe sifona dhe përfunduar dy diga. Ajo e Ujmanit ishte diga më e madhe. E lartë 107 metra- Për t’u ndërtuar ajo nevojiteshin 5 milionë metra të materialit të ndryshëm dhe liqeni të shtrihej deri në Ribariq me gjatësi 25 km në të cilin do të akumuloheshin 370 milionë metra kub ujë. Te Ujmani duhet të shpohej tuneli, me të cilin kur të përfundonte sistemi uji i të njëjtit të drejtohej për funksionimin e turbinave të hidroelektranës së Ujmanit. Elektranat ishin me kapacitet të vogël për prodhimin e 100 milionë kilovat ore të energjisë për nevojat e kombinatit ‘Trepça’.

Uji për të gjithë

E gjithë Kosova Lindore e priste me padurim se kur do të përfundojë sistemi i Ujmanit. Me kanalet bartëse të ujit furishëm do të rridhnin miliona metra kub të lëngut të ?muar në disa drejtime. Prej kanalit kryesor degëzoheshin kanalet për Mitrovicë, Vushtrri, Prishtinë, Drenas dhe Lipjan. Nga këto kanale pra degëzimet për ujitjen e 30.000 hektarëve të tokës bujqësore. Sistemi Ibër furnizon mesatarisht me 12 metra kub ujë në sekondë (tetë për industri, e tjetra për bujqësi dhe popullatë. Në këtë punishte kanë punuar makina gjigante nga shumë punishte të ndryshme jugosllave si: “Ivan Millutinoviq”, “Hidrotehnika”, Tunelogradnja” dhe “Ramiz Sadiku”. Studiuesit e rrethanave dhe kushteve klimatike paralajmërojnë edhe ndryshime të mëdha për ujin e pijshëm e le me për ujitje dhe ujëra për nevojat e industrisë energjetike. Këto të fundit si Kosova A dhe ajo B janë hargjues të mëdhenj të përdorimit të ujërave dhe me rindërtimin e Elektranave të reja do të duhen edhe shumë e më shumë sasi të mëdha të ujit. Shkencëtarët paralajmërojnë se Gadishulli Ilirik në të ardhmen do të ketë mungesa të mëdha të ujit. Dihet së kemi rezerva të mëdha të lignitit, por elektranat nuk punojnë pa rezerva të mëdha të ujit. Nëse Ujmani në ndonjë farë mënyre do të dështonte ose do të shantazhohej me ingerenca ekzekutive të komunave serbe, me ndonjë pagesë të metrit kub ujë qoftë ajo edhe minimale, në këtë rast me ingerencat ekzekutive të Zubin Potokut, do të ishte e kotë të ndërtoheshin objektet e tjera energjetike me së nevojshme për ekonominë tonë. Në botë gjithnjë po shteron uji i pijshëm. Kështu do të ndodhë edhe me ne. Do të ketë luftëra edhe për ujë. Flitet, së kur Moamer Gadafi i Libisë kishte vizituar Beogradin që e bënte shumë shpesh e kishin pas dërguar ta vizitojë ?akorrin dhe e kishin shërbyer me ujit e tij. Me pastaj ai kishte pas deklaruar, së nëse Jugosllavia ia dërgon një litër ujë, do t’ua kthente në këmbim me një litër me naftë. Pra, një litër uji në këmbim të një litri me naftë.

Pa ujë, pa bujqësi, pa dritë të prodhuar nga elektranat tona nuk do të ekzistojë

Në vitet 1984-85 pjesërisht punoja edhe në Zvicër dhe kisha vizë vjetorë dhe qwndrim tremujor. Isha aksionar në firmën “Frankoil AG” me 49 % të aksioneve dhe isha nënkryetar i Bordit. Asokohe për herë të parë ia sigurova firmës ” MINEX” nga Ferizaj importin e drejtpërdrejtë të 300 ton të ?ajit” Orange Pekoe” nga Sri Lanka, me ?mim shumë më të ulët, që deri atëherë e importonin nga një firmë e Beogradit me ?mime të larta. Importi u realizua krejtësisht, ndërsa unë kisha kërcënime nga Sekretariati Federativ për Tregti të Jashtme përmes telefonit nga Beogradi në banesën time në Prishtine, që mos të përzihem mes firmës importuese nga Beogradi, së përndryshe do të ma merrnin të drejtën për punë në tregtinë e jashtme. Pasi që i lidha kosovarët drejtpërdrejt, ata, at ditë e sot e kanë importuar çajin nga Sri Lanka pa pengesa dhe më lirë. Në firmë kisha shumë kontakte e sidomos me botën arabe. Me kthimin tim në Prishtinë e mora sudanezin Ahmad si mysafir timin në pronën dhe shtëpinë time në PavlanPejë. Në pronë kisha dhe kam burime të bollshme të ujit të pijshëm. Kisha ca burime-kroje ku buronte uji i pijshëm. Miku sudanez kur i pa burimet u habit dhe futi duart në burim, i mbante në ujë për kohë të gjatë, herë lante fytyrën, herë pinte. Mu drejtua mua, se ajo ?ka pa dhe shijoi ishte një mrekulli e Perëndisë. U mahita me të dhe i thashë së s’është kjo kurrgjë orë miku Ahmad. Ju e keni naftën me bollëk. Po, zoti Kelmend mu drejtua së nafta nuk pihet. Ne e blejmë dhe gjithnjë e kemi vështirë e më vështirë për sigurimin e ujit të pijshëm… Pra jeta; pa ujë, pa bujqësi, pa dritë të prodhuar nga elektranat tona nuk do të ekzistojë. Andaj, qeveritare, keni kujdes në bisedimet përfundimtare.

(Kosova Sot)