Uglanin: Do të luftoj për autonominë e Sanxhakut

sulejman_kzn

 

Kryetari i Këshillit Kombëtar boshnjak Sulejman Uglanin tha se me veprimin e tij politik do të vazhdojë të luftojë për autonominë e Sanxhakut .

“Ky qëndrim nuk është vetëm një KKB, por edhe i të gjitha partive politike dhe organizatat joqeveritare që kanë simbol  Sanxhakun. Të gjithë janë unik në atë që qytetarët e Sanxhakut në referendumin e 1991 votuan për autonomi të plotë politike dhe territoriale të Sanxhakut, me të drejtë për t’iu bashkuar cilës do republikë. Në këtë kuptim, nuk do  të presim, por   do të luftojmë me të gjitha forcave që  boshnjakët e Sanxhakut të zgjidhin statusin e tyre kushtetues dhe ligjor si popull konstituiv në Serbi. Çështja e Sanxhakut është pra i pazgjidhur,” tha Uglanin në një intervistë për radio Sarajevën.

I pyetur se a ekziston frika nga  reagimi represiv  i Beogradit, për shkak të pikëpamjeve të tij, ai tha se boshnjakët që ishin të frikësuar nga kërcënimet, gjetën strehim në Evropë dhe se ata që mbetën, janë të gatshëm për të luftuar për të drejtat e tyre.

“Këta janë njerëz të cilët janë të vetëdijshëm për të drejtat e tyre dhe  kanë zgjedhur përfaqësuesit e tyre legjitim në zgjedhje. Këshilli Kombëtar Boshnjak  është zgjedhur sipas  të njëjtave ligje dhe të njëjtat kushte sikurse presidenti i Serbisë, anëtarët e Parlamentit dhe përfaqësuesit e këshillave lokale. Ne respektojmë Vuçiqin, Brnabiqin, Vulinin si përfaqësues të popullit serb, por ata duhet të respektojnë përfaqësuesit e boshnjakëve në KKB si përfaqësues të popullit boshnjak. Ata nuk mund të sillen me ashpërsi, me  armiqësi, si robërues të boshnjakëve. Kjo është e papranueshme,” përfundoi ai.

Sipas tij, tensionet politike që lidhen me Sanxhakun, Kosovën dhe Serbinë Jugore mund të kenë reflektime edhe në Ballkan.

” Millosheviqi filloj me grindje në Kosovë ndërsa operacionet luftarake me vrasje në Sarajevë. Shpresoj dhe pres që proceset e integrimit evropian dhe euro-atlantik në skenën politike në Serbi të paraqiten opsione normale, tolerante dhe të orientuara në mënyrë demokratike politike, i çliruar nga e kaluara nacionaliste dhe të jetë gjendje  të zgjidh  çështjen e Luginës së Preshevës, Vojvodinës dhe të  Sanxhakut,  dhe miratimin e Kushtetutës së re, përkatësisht reformën e sistemit politik,” tha Ugljanin.

Uglanin përkujton se “Komisioni  i Badinterit në nëntor të vitit 1991 përcakton se nuk do ta njihte pushtimet territoriale me forcë dhe spastrimit etnik”, dhe se të gjitha republikat jugosllave do ju  garantohet integriteti, ndërsa minoriteteve jashtë këtyre kufijve, status të veçantë.

“Serbia është fajtore për gjenocid në Srebrenicë, si dhe krime në Kukurovic, dhe për të gjitha krimet e kryera nga regjimi i Millosheviqit dhe pasardhësve të tij, ku askush, praktikisht, nuk u përgjigj. Nëse  aktgjykimet  e Tribunalit dhe rezolutat e shumta nuk janë zbatuar në terren, krimet do të përsëritën,” tha Uglanin.

I pyetur nëse deklarata të tilla do të kërkohet  kërkim falje nga Kuvendi i Serbisë në emër të KKB,  Uglanin  tha se Bashkimi Evropian  duhet të sigurojë  mekanizma të qëndrueshme për mbijetesën e boshnjakëve në Bosnjë dhe Sanxhak.

“Vetëm atëherë kur sigurohen mekanizma të qëndrueshëm krimet nuk mund të përsëriten, nëse dëshiron ndokush mund ta bëjë një të tillë. Pa e arritë këtë, gjithçka do të jetë e pavlerë “shtoi Uglanin.

I pyetur për mbështetjen e deklarimit të shqiptarëve të Luginës së  Preshevës, Uglanin përsëriti se qëndrimi armiqësor  i autoriteteve  shtetërore kundër boshnjakëve dhe shqiptarëve po vërtetohet  nga dita në ditë.

“Kjo ishte arsyeja që në prill të vitit 2018 arritëm të nënshkruajmë  memorandum  bashkëpunimi. Në bazë të këtij memorandum ne do të kemi paraqitjen  tonë të parë. Ne do të paraqesim një ankesë ndaj ligjeve që zvogëlojnë të drejtat e pakicave të fituara më parë në Republikën e Serbisë. Në këtë mënyrë, ne mbrojmë të drejtat tona. As boshnjakët, as shqiptarët nuk mund të ushtrojnë të drejtat e veta siç duhet, “shtoi Uglanin.