Shoqata kombëtare Boshnjake-Amerikane  kërkon nga institucionet e B dhe H të njohin pavarësinë e shtetit të Republikës së Kosovës

KosarkaBosnaKosovoBANA45

Shoqata Kombëtare Boshnjake-Amerikane (BANA) dënon ashpër Ministrinë e Punëve të Jashtme të Bosnjës dhe Hercegovinës e kryesuar nga ministri Igor Crnad, i cili dramatizoi    dhënien e vizave  ekipit të kadetëve të përfaqësueses së basketbollit të Republikës së Kosovës, për të marrë pjesë në ekipin Kampionatin Evropian për  kadetë,  Division B, i cili do të mbahet në Sarajevë.

Klanet serbomëdhenj nacionalist  në Ministrinë për Punë të Jashtme të B dh H ,  të udhëhequr nga Crnad, si dhe  Federatën e Basketbollit të BiH, që politizuan  një ngjarje të tillë të kadetëve të kampionatit evropian    i cili synon të sjellë së bashku të rinjtë nga gjithë Europa dhe   të zhvillojnë shpirtin konkurrues të sportit, dhe  “pa kufitar ” të  përhapin miqësinë në mes  të rinjve. Vet akti i vonesës deri në momentin e fundit për dhënien e vizave për anëtarët e ekipit të Kosovës, është  tregues se nacionalizmi serbomadh  dhe bandat kriminale përdorin institucionet e Bosnjës dhe Hercegovinës, në këtë rast Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe   Federatën e Basketbollit të B dhe H, dhe nëpërmjet tyre përhapin  racizmin dhe urrejtjen etnike ndër  sportistët  e rinj, apo ndaj qytetarëve dhe shtetit  të  Republikës së Kosovës, për të  cilin shtet  shumica absolute e qytetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës ka një mendim të mirë, përveç kësaj edhe lidhjeve ekzistuese  familjare dhe miqësore.

 

Shoqata Kombëtare boshnjake-amerikane fton përfaqësuesit e institucioneve të B dhe H për një seriozitet   të këtij lloji që ka vu në siklet shtetin e Bosnjës dhe Hercegovinës. Ne nxisim përfaqësuesit boshnjakë në nivelet më të lartë të presidencës së B dhe H dhe të Këshillit të Ministrave, si dhe Federata e Basketbollit të dënojnë publikisht këtë akt famëkeq dhe jo-civilizues me të cilin   në momentin e fundit ka bllokuar dhënien e vizave për të premten në mbrëmje, 10 gusht 2018, të zhvillojnë  ndeshje reprezentacioneve  midis gjashtëmbëdhjetë-vjeçarëve të B dhe H dhe Kosovës. Me këtë akt çnjerëzor dhe racist  siq veprojnë përfaqësuesit serbë, të gjithë njerëzit e mendimit të  lirë,   janë mposhtur. Më në fund janë mundur edhe  kadetët e nacionalitetit  serb  , të cilët  sigurisht janë të prirur  të marrin pjesë në gara, për t’u bërë yje botërore, por jo  nga politikanët e tyre në fillim të zhvillimit të tyre të pengojnë të mos shkojnë përpara, dhe kjo është e gjitha për shkak të politikave nacionaliste të udhëhequr nga pasardhësit e kriminelëve të luftës Millosheviq dhe Karaxhiç.

 

Ne i bëjmë thirrje Këshillit të Ministrave për të zëvendësuar menjëherë Igor Crnadka nga pozita e Ministrit të Punëve të Jashtme dhe në fund të ndaluar poshtërimin e institucioneve shtetërore.

 

Me këtë rast, Shoqata kombëtare boshnjak-amerikan  kërkon nga të gjitha institucionet e B dhe H pa vonesë  të njohin pavarësinë e shtetit të Republikës së Kosovës, dhe në këtë mënyrë në të ardhmen  të parandalohet kjo dhe procedurat  të ngjashme, përfaqësuesve të pa denjë  në qeveri  të cilët shkaktojnë dëme të mëdha  shtetit të Bosnjës dhe Hercegovinës.

 

Në të njëjtën kohë me njohjen e  shtetit të Kosovës, do të lejojë lëvizjen e papenguar të njerëzve,   lidhjet  familjare, shkëmbimit reciprok tregtar dhe zhvillimin ekonomik. Ne theksojnë se qytetarët e shtetit të Republikës së Kosovës, kanë nënshkruar një marrëveshje me Republikën e Serbisë për tregti dhe lëvizjen e lire  të qytetarëve me letërnjoftime ose pasaportë. Ndërsa  pikërisht për shkak të ndikimit të politikës serbomadhe në B dhe H, kjo e drejtë mohohet për qytetarët e Bosnjë e Hercegovinës dhe Kosovës.

Theksojmë për opinionin, sidomos në Kosovë, që pas kësaj sjellje  raciste qëndron  Serbia në krye me   presidentin Aleksandar Vuçiq  i cili ndikon  nëpërmjet  satelitëve të  “zbehtë” të udhëhequr nga Milorad Dodik, të cilët janë nën ndikimin e Kishës Ortodokse Serbe dhe Akademisë Serbe.  Shkruan në mes tjerash  në informatën  për media të  Shoqatës Kombëtare boshnjak-amerikane .

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *