NUMRI I RI I REVISTËS “SHENJA”, PËR DEBATIN PËR NDRYSHIMIN E KUFIJVE

revistaa-700x380

 

Doli në shitje numri më i ri i revistës Shenja! Ky numër i dedikohet debatit për ndryshim të kufijve të hapur nga Thaçi dhe Vuçiqi. Janë trajtuar skenarët e mundshëm diplomatik dhe konsekuencat demografike nga një lëvizje e tillë e kufijve. Në këtë numër mund të lexoni akademik Hivzi Islamin dhe Arsim Ejupin të cilët kanë përgatitur një elaborat të detajuar rreth precizitetit konceptual, skenarët e mundshëm dhe pasojat politike të korrigjimit të kufijve. Abdi Baleta shkruan për mallkimin e kufirit dhe shkëmbimin territorial, Shaban Murati trajton tezën e gabuar të ndryshimit të kufijve nga perspektiva e diplomacisë dhe ligjit ndërkombëtar dhe Milazim Krasniqi flet për prapavijën amerikane të idesë së “korrigjimit” të kufijve.

 

Nexhmedin Spahiu shkruan për Boltonin dhe Gelbartin, Ferid Muhiq flet për fundit e “Kutisë së Pandorës” dhe Liburn Mustafa trajton çështjen e korrigjimit si mundësi për normalizim. Ismet Azizi parashikon efektin domino të “korrigjimit” në raport me Sanxhakun, Agim Popoci flet për pazaret e mundshme që fshihen pas “korrigjimit” dhe Arbër Zaimi shkruan për panikun dhe jo-seriozitetin e Thaçit. Blerim Halili trajton shpërfilljen e subjektivitetit shtetëror të Kosovës, Ditar Kabashi shkruan për rëndësinë e territorit dhe Selim Ibraimi flet për efektet reale dhe anësore të “korrigjimit” të kufijve.

revistaa-700x380

Anton Pançev shkruan për mundësinë të shkëmbimit të territoreve kurse Sonja Biserko për politikat e jashtme destruktive të Serbisë. Qerim Lita flet për shuarjen e autonomisë së shqiptarëve në Maqedoni dhe Sadik Mehmeti trajton çështjen e dorëshkrimeve orientale në arkivin e Kosovës. Iljasa Salihu shkruan për kohën e përfundimeve dhe Ervin Hatibi vjen me esenë “Selfi me majmun”. Metin Izeti vjen me trajtesën për hapësirën e shpirtit, Teuta Buçi shkruan për fenomenin e heshtjes dhe Selatin Novosella shkruan për figurën kombëtare të Adem Demaçi