“Liqeni i Ujmanit ishte pronë e Hasan Prishtinës, iu takon vajzës dhe djalit të adaptuar”

liqeni-i-gazivodes-ujmanit-696x385
 

Mehmet Prishtina, stërnip i Hasan Prishtinës, kryeminstri i tetë i shtetit shqiptar, ministër i Brendshëm në Qeverinë e Ismail Qemalit, ministër i Telegrafëve në qeverinë e Turhan Pashës, deputet në parlamentin shqiptar, tri herë deputet në parlamentin osman, ka dhënë një intervistë për emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roalnd Qafoku.

 

Në këtë intervistë Mehmet Prishtina flet për pasurinë që ka lënë Hasan Prishtina, për familjen dhe pasardhësit e Hasan Prishtinës, si dhe tregon arsyen pse Hasan Prishtina nuk ishte më 28 nëntor 1912 në Vlorë.

Na tregoni për familjen dhe pasardhësit e Hasan Prishtinës?

Mehmet Prishtina: Hasan Prishtina ishte djali i xhaxhit të gjyshit tim. Unë që në 9 vjeç dhe familja ime kemi emrigruar në Gjermani shumë herët dhe që i vogël jam rritur me tregimet që më bënte im atë për Hasan Prishtinën. Im atë dhe xhaxhi im u vranë në luftë më 5 prill 1999 kundër serbëve dhe dy javë përpara se të vritej im atë më la një amanet sipas të cilit e gjitha jeta ime duhet të vihej në dispozicion të ndriçimit të figurës së Hasan Prishtinës. Hasani ishte martuar me Ikbale Prishtinën, një çerkeze famija e të cilës jetonte në Kosovë. Edhe ajo vinte nga një familje e pasur dhe Ikbalja ishte e arsimuar dhe e kulturuar. Edhe Hasani dhe Ikbalja flisnin 9 gjuhë të huaja. Bashkë janë njohur në Prishtinë, Selanik dhe Stamboll ku kanë patur shtëpitë e tyre. Ata nuk patën fëmijë. Ikbalja vdiq në Nisë të Francës nga një incident që sot duket habi. Ajo preu gishtin duke gatuar një gjel por plaga iu infektua dhe në atë kohë nuk kishte mundur të kishte ilaçin e duhur antibiotik kundër infeskionit dhe vdiq. Vdekjen e saj Hasani e ka përjetuar shumë keq dhe e ka lënë një letër dërguar familjes së Fridrich Urba. Hasan Prishtina ka pasur një vëlla por sipas dokumentacioneve rezulton që ka pasur edhe tri motra. Ka një tendencë kohët e fundit që disa personazhe duan të futen dhe bëhen pjesë e familjes së Hasan Prishtinës. Hasani kishte tre mbiemra Prishtina, Berisha dhe Polaci. Në vitin 1908 pas mexhlisit osman ai mori mbiemrin Prishtina. Më parë kishte mbiemrin Berisha dhe më parë akoma Hasan Polaci me emrin e lagjes së familjes në Vuçiternë. Zoti Qafoku, unë e konfirmoj atë që në emisionin tuaj e ka thënë Sali Berisha që ai, Ahtifete Jahjaga dhe Hasan Prishtina kanë qenë me prejardhje jo vetëm nga një zonë por që të tre janë Berishë. Ata kanë qenë nën trungun familjar të mbiemrit dhe fisit Berisha. Kjo është thënë shpesh në familjen tonë. Madje nga kjo zonë ka qenë me orgjinë edhe Ramiz Alia, por ai nuk ka qenë Berishë. Në këtë që ka thënë Sali Berisha është shumë e vërtetë. Zona është Mërturi dhe Hasani, Saliu dhe Ahtieftja rrjedhin nga ky trung. Ata janë Berishë. Hasani birësoi një vajzë me ermin Sadaka dhe një djalë. Rexhep Dervina është djali i Musli Dervinës . Musli Dervina ka qenë i birësuar si në rastin e Sadakasë e cila ka pesë pasardhës , dy djem dhe tri vajza. Jetojnë të gjthë në Tiranë , kam lidhje miqësore me ta nga familja Kastrati. Në 2014 kur presidenti Nishani dekoroi figurën e Hasan Prishtinës ata qenë të ftuar. Rexep Dervina jeton nëKanada dhe ka qenë djali i Musli Dervinës, djalit që Hasani ka birësuar. Rexhepi me familjen e tij kanë trashëguar pasurinë e Hasan Prishtinës. Kam komunikim me të gjithë.

Sa ka vlerë pasuria e Hasan Prishtinës?

Mehmet Prishtina: Është shumë e vështirë të vlerësohet pasuria e Hasan Prishtinës. Unë po e them për herë të parë këtu që i gjithë shtrati i lumit të Ujmanit, të Gazividoës, pra e gjithë hapësira e shtratit të lumit ishte pasuri dhe pronë e Hasan Prishtinës. Janë më mijëra hektarë sipërfaqe që rezultojnë me dokumente sipas studiuesëve që ishin pronë e tij. Është pikërisht kjo zonë për të cilën tashmë ka një debat mes Serbinë dhe për mua pa këtë pasuri Kosova nuk ka jetë. Gjithashtu Hasani kishte shtëpi në Kosovë, në Stamboll, në Tiranë dhe Selanik. Në Selanik është një vilë e madhe në të cilën unë kam shkuar dhe e kam vizituar dhe habia është se gjatë gjithë kësaj vizite kam qenë i mbikëqyrur nga policia. Vilën e ka shtetëzuar shteti grek dhe e ka bërë institut të të verbërve. Janë disa hektarë oborr dhe pjesa e prapme ka pamje dhe është në bregdet. Por Hasani e shkroi pasurinë e vet të madhe për Shqiëprinë, shtetin shqiptar që sipas tij ishte një shtet me të gjitha trojet. Pasurinë e shkroie dhe për arsimimin dhe dijen e shqiptarëve. Për të vënë në shërbim të kryengritjes për çlirimine Shqipërisë nga osmanët, serbët, grekët ai shiti shumë nga pasuria e tij dhe e përdori në shërbim të kryengritjes. Ndërkohë, Hasani ndau një buxhet të caktuar nga të ardhurat dhe pasuria e vet dhe financoi shkollimin e shumë djemve nga Kosova për të studiuar në shkollën Normale të Elbasanit. Një profesor i kësaj shkolle u thoshte që ju djemtë e Kosovë duhet të mësoni tre fish për shkak se ua mundëson arsimin Hasan Prishtina. Lidhur me trashëgiminë e pronave të tij, po e thyem publikisht se unë si pasardhës gjaku i Hasan Prishtinës, nuk më takon dhe as nuk synoj të marr pasuritë e tarshëguara prej tij. Ato nëse merren, i takojnë vetëm vajzës dhe djalit të birësuar të Hasanit. Edhe vilën në Selanik ata duhet ta marrin. Nuk ka të drejtë asnjë nga familja jonë e trungut të Hasan Prishtinës të kërkojë dhe të marrë pronat e tij.

Përse Hasan Prishtina nuk ishte në Vlorë më 28 nëntor 1912?

Mehmet Prishtina: Si kryevepër të tij Hasan Prishtina ka projektin e tij për bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare në një shtet të vetëm. Këtë ai e proklamoi duke hartuar 14 pika që për mua edhe sot kanë vlerë. Në janar 1912 ai mbajti një fjalim në parlamentin osman sipas të cilit në rast se nuk pëfilleshin kërkëesat e tij tha: unë do ngre dhe oprganizoj kryengritje në malet e Kosovës. Sulltani u përlot nga fjalimi, jo nga emocioni për fjalët e Hasanit por për shkak se me këtë fjalim ai kupti se Perandoria Omsane po merrte fund. Pikërisht për këtë fjalim Hasani u akuza për grusht shteti dhë u kërua dënimi i tij me vdekje. Pas fjalimit Hasani u mbëshetet fort nga deputetët e tjerë shqiptarë në parlamentin osman mes të cilëve edhe Ismail Qemal Vlora. Duhet theksuar se pas fjalës së tij në parlament, u ngrit një deputet turko arab i cili debatoi ashpër me Isamail Qemalin dhe sipas dokumenteve e ka sulmuar Ismail beun edhe fizikisht. Në këtë momen ka ndërhyrë Hasan Prishtina për të mbrojtur nderin dhe dinjitetin e Ismail Qemalit. Hasani i kerkoi deputetit turkoarab duluftim, një duel me armë. Por Ismail Qemali nuk e lejoi të bënte këtë duel duke i thënë; Hasan, biri im, ti na duhesh për punë madhore, jo për këto. Këtë e rregullojmë ndryshe. Hasan Prishtina fatkqeësishjt nuk ishte në Vlorë më 28 nëntor sepse u arrestua nga forcat e ushtrisë serbo malazeze dhe u burgos në Beograd. Përpara kësaj Hasani ishte në krye të kryengritjes që solli çlirimin e Shkupit më 12 gusht 1912. Sipas konsullit anglez shqitarët shëtitën në Shkup me armë në krah si anglezët me çaëdr anë Londër. Ata u futën si fitimtar por pikërisht pas kësaj ndodhi arrestimi I tij. Pas gjashtë muajsh ai u lirua dhe u vu në shërbim të Ismail Qemalit. Duhet thënë se në 1919 ai I dërgoi letër presidentit të SHBA Woodrow Wilson duke i renditur 14 pikat që ishin doktrinë e vetëvendosjes, asaj që edhe presidenti kishte si parim. Ishte kjo doktronë që udhëhoqi Wilson pikërisht mbi bazën e kësaj doktrine. Hasani nuk e ka pirë asnjë kafre me serbët. Domethënë me shtetin dhe me kombin ai nuk ka bërë kompromis

Na flisni për marrëdhëniet me Ahmet Zogun vrasjen e Hasan Prishtinës.

Mehmet Prishtina: Unë e quaj fatkeqësi që Hasan Prishtian dhe Ahmet Zogu nuk kanë shkuar mirë. Nëse ata të dy do kishin shkruar mirë në interes të përgjithshëm nuk do kishim ato zhvilime. E keqja ka qenë dhe është brenda neve. Ata kishin rivalitet politik që kaloi në planin personal. Gjatë qeverisjes si kryeministër i 8-të i Shqipërisë dhe këtu gjej rastin t’ju falenderoj juve zoti Qafoku për botimin e librit me 33 kryeministrat, Hasan Prishtina ka marrë vendime. Një prej tyre ishte ajo që ju zoti Qafoku keni zbuluar në arkiv shkarkimin e Ahmet Zogut si komandant i ushtrisë për veriun. Pra Hasani është i pari dhe i vetmi që ka shkarkuar Ahmet Zogun nga një detyrë ose post. Ahmet beu nuk mund ta kalonte lehtë këtë. Dokumenti tjetër që ju paraqitët këtu e sqaron këtë më së miri. Pas 5 ditësh largimi nga detyra e kryeministrit Ahmet Zogu si ministër i Brendshëm nxori urdhrin e parë sipas të cilit të gjitha vendimet e Hasan Prishtinës si kryeministër nuk njiheshin. Pas largimit të Hasanit si kryeministër Zogu urdhëroi rrethimin e shtëpisë së tij në Tiranë për ta arrestuar. Në shtëpi këtu në Tiranë ishte Hasani dhe bashëkshortja Ikbalja. Ajo doli e para në dritare dhe u tha xhandarëve mos u afroni se do vriten dhe se nuk dorëzoheshin. Vetë ajo ka luftuar si burrë kundër xhandarëve. Në këto moment a e dini se çbënte Hasan Prishtina? Ikbalja luftonte dhe ai shkruante testamentin. Kam mundur ta lexojë dhe ta kem këtë tenstament dhe aty shkruante që gjithë pasurinë e vet ia linte shkollave shqipe. Unë e disponoj dhe do ta bëj publik shumë shpejt në një libër. Vrasja e Hasanit ishte e pabesë. Ibrahim Çelo e vrau dhe sipas të dhënave dhe studiuesëve ishte pjesë e një komploti dhe po sipas studiuesëve ishte i përdorur nga Ahmet Zogu. Unë nuk jam marrë dhe nuk dua të merrem me këtë çështje në aspektin personal. Por jemi duke hulumtuar se çfarë u bë me Ibrahim Çelon. Pasi u dënua me burguim të përjetshëm ai bëri vetëm 7 vjet burg dhe u lirua nga Greqia u pushtua nga gjermanët. Më pas ai zhduket. Ne jemi duke e hulmtur thjesht vetëm për për të ditur se çfarë ishte ky njeri që vrau Hasanin. Përsa i përket Ahmet Zogut këtë çështje une e kam sqaruar. Kam takuar princin Leka në vitin 2012 në një rotje. Madje më kanë pytur nëse ia kasha falur gjakun. Unë nuk merrem me Kanunin si një çështje e vjetër. Unë jetoj në vitet 2000 dhe shiko përpara. Për mua takimi im me Lekën dhe shkrurja ime në pritje ishte e rëndësishme. Ajo mori një rëndësi edhe më të madhe kur Leka erdhi në përurimin e shtatores së Hasan Prishtinë në Shkup. Këtu unë e quaj të mbyllur këtë histori. Natyrisht që historianët dhe studiuesit si dhe ju zoti Qafoku që keni shkruar për vrasjen e tij në librin 100 vrasjet më të bujshme mund të zbuloni se çndodhi. Por unë edhe pse dua të jem shumë i qartë se çka ndodhur shikoj përpara dhe nuk e bëj këtë se dua të hakmerrem.

Dhe për varrin e Hasan Prishtinës.

Mehmet Prishtina: Në 1977 eshtrat e Hasanit u sollën në Shiqpëri dhe u varrosen në Kukës. Unë e vlerësoj vendimin e Enver Hoxha dhe sistemi i Partisë Komuniste i solli eshtrat e Hasan Prishtinës në Shqipëri. Sot në vend të varrezave në Greqi, ka ndërtesa. Në homazh kanë marrë pjesë 25 mijë veta. E varrosnë në Kukës, në kufi me Kosvën që të jetë simbol i rezistencës . Një pjesë e madhe e familjes kanë qenë të ftuar në atë ceremoni. Ideja ka qenë të qëndrojë aty si simbol i unitetit , bashkimit dhe rezistencës që ti mbrojëshqiptarët e asaj ane por në 2014 pas realizimit të 3 shtatoreve në Prishtinë, Shkup dhe Tiranë i kam bërë një kërkesë zyrtare presidentit Nishani , kryeministrit Edi Rama , kryetarit të Kuvendit Ilir Meta që Hasan Prishtina të rivarroset në Tiranë , por fatkeqësisht as Shqipëria nuk ka varreza të Panteonëve. Dëgjova se është bërë një marrëveshje me takimin e dy qeverive që të ngrihen varrezat e panteonëve në Vlorë, por nuk e kuptoj, do i zhvarrosin të gjitha këto figura sic ëstë niveli i Frashërllinjve , Faik Konicës, do shkojnë andej? Sepse unë mendoj që Hasan Prishtina e ka vendin pranë Faik Konicës. Nëse këto varre rrinë aty ku janë , Hasan Prishtina e ka vendin te ky lloj mini Panteoni. Shqipëria dhe shqiptarët ja kanë borxh Hasan Prishtinës riatdhesimin e tij pranë atyre që dhanë maksimumin në jetën e vet për Shqipërinë.

/infoshqip/