Shtetet e BE-së në OKB: Ushtria e Kosovës e drejtë dhe sovrane

okb

8 Shtetet anëtare janë bërë bashkë për të përkrahur themelimin e Ushtrisë së Kosovës

 

Deklarata është nënshkruar nga Britania e Madhe, Belgjika, Franca, Gjermania, Italia, Holanda, Polonia dhe Suedia.

Në të thuhet se është e drejtë e Kosovës që të krijojë ushtrinë e saj.

“Inicimi i procesit për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës është e drejtë sovrane e Kosovës. Ne e kemi parasysh përkushtimin e Kosovës për transformimin gradual të forcës së sigurisë, në koordinim të plotë me NATO-n dhe partnerët esaj. Ne i bëjmë thirrje Kosovës që ta bëjë tranzicionin e FSK-në në 10 vitet e ardhshme në mënyrë transparente dhe gjithë përfshirëse, për të përfshirë komunitetet dhe bëjmë thirrje që kjo të mos ndikojë në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Ne gjithashtu bëjmë thirrje që të ruhet marrëveshja me KFOR-in sa i përket operimit të FSK-së në veri”, thuhet në komunikatën e përbashkët.

Aty thuhet se të dyja palët duhet të tregojnë përmbajtje dhe të ulin tensionet për të krijuar kushte për vazhdimin sa më të shpejtë të dialogutme ndërmjetësimin e BE-së.