Partia e Aksionit Demokratik (SDA) e Sanxhakut nuk e mbështet regjimin e SNS dhe Aleksandar Vuçiqin

Ahmedin

 

 

Deklaratë nga Sekretari i Përgjithshëm i PAD-it (SDA) të Sanxhakut Ahmedin Shkrijel dhnë për Radio Sto Plus:

 

Duke pasur parasysh se jeni  partner strategjik i Partisë Demokratike të sanxhakut, përkatësisht me    parterin i cili është në koalicion me SNS e Vuçiqit, çka mendoni për  protestat e qytetarëve , të cilët kërkesë kryesore kanë rrëzimin e Vuçiqit?

Partia e Aksionit Demokratik të Sanxhakut si pati parlamentare boshnjake e angazhuar për demokracinë, sundimin e ligjit, integrimet evropiane  dhe në NATO në asnjë mënyrë nuk e  mbështet regjimin aktual dhe Aleksandar Vuçiqin.

PAD (SDA) e  Sanxhakut, për disa vjet organizon protesta dhe aktivitete të tjera që tregojnë për  padrejtësitë që ju bëhen  qytetarëve boshnjakë dhe për qëndrimin armiqësor të  regjimit aktual serb kundër boshnjakëve dhe Sanxhakut.

Ne monitorojmë me kujdes zhvillimin e situatës në Beograd dhe në disa qytete të tjera ku posa ka filluar manifestimi  publik i vetëdijes demokratike, gjë që neve na gëzon.

Me  që ju për opinionin shumë herë   keni përsëritë qëndrimin se ju nuk e mbështesin politikën e SNS dhe presidentit Vuçiq, çfarë lloj marrëdhënie që keni me komisionet komunale të asaj  partie dhe personelin e tyre në qeverisjen lokale?

Sa i përket pjesëmarrjes sonë në   qeverisjen lpkale, kjo është rezultat i angazhimit tonë për të siguruar një shumicë të qëndrueshme parlamentare që janë imune   ndaj shantazhit të partive të vogla dhe partive   selitë e të cilave janë në Beograd.

Dëshira jonë ishte që në Sanxhak të arrijmë   një  situatë të qëndrueshme politike, pa asnjë kusht, në mënyrë që të sigurojë fuqizimin ekonomik dhe zhvillimin e Sanxhakut,të themelojmë  institucionet  rajonale , organizata  dhe shërbime në Sanxhak dhe të  harmonizojmë  strukturën nacionale  në  polici, gjyqësor, prokurori   dhe të organeve tjera  të shtetit dhe agjencive me autoriteti publik në Sanxhak me strukturën kombëtare të popullsisë.

 Nëse SNS vendos të shpallë zgjedhje të jashtëzakonshme, PAD a do të dalë në to? Nëse përgjigja për këtë pyetje është pozitive, a do të dilte vetë ose në koalicion dhe me  çfarë kushtesh?

Nëse situata ekzistuese nuk ndryshon, zgjedhjet qofshin ato të jashtëzakonshme apo të rregullta, ato nuk mund të jenë të lira, demokratike dhe të rregullta.

PAD (SDA) e Sanxhakut  seriozisht shqyrton   situatën e përgjithshme politike dhe sociale dhe së shpejti do të dalim në opinion  me zgjidhje konkrete për statusin e ardhshëm të Sanxhakut, lider i së cilës është Dr. Sulejman Uglanin.