Emina heroina legjendare!

ArslanBucanSjenicanekad

 

Visoçka është fshat në pjesën jugperëndimore të Senicës, përkatësisht në skajin më perëndimor të Peshterit  afër kufiri me Malin e Zi , shumë afër luginës së Lumit Lim.

Para Luftës se Dytë  Botërore  në të kanë jetuar rreth 40 banorë kryesish të vëllazërisë Buçan. Tradicionalisht  njerëzit e kësaj ane në shtëpitë tyre mbanin  armë, për gjueti por edhe për tu mbrojtur nga ujqit dhe plaçkitësit.  Pasi kishte filluar lufta serbet e kësaj ane iu kishin bashkuar njësive çetnike, e shumë pak prej tyre iu kishin bashkuar partizaneve . Myslimanët nuk dinin kah të ia mbanin. Në këtë kohë çetnikët u organizuan , në bashkëpunim me okupatorin luftuan kundër partizanëve, ndërsa në programin e tyre  kishin “ shfarosjen e  Turqve”  (myslimanëve). U formuan njësia çetnike e Limit –Sanxhakut,  komandat i së cilës  ishte  Pavle Gjurishiq.  Epror i çetnikëve lokal ishte  Rade Korda  nga fshati Tutiq, fshatar me profesion i cili mori  gradën  e vojvodës.  Ai shumë shpejt do të bëhet i njohur për represaliet  ndaj popullsisë myslimane të trevës së Bjellopoles.

 

Pra, sipas  urdhëresës së Gjurishiqit, apo me vendim personal Korda kishte vendosur  ta zhdukë fshatin Visoçje, i cili fshat nuk ishte larg fshatit të tij Tutiq. Sulmin e filloi më 5 janar të vitit 1943. Lista e viktimave nga  masakra çetnike  përpiloi dhjet vite më vonë Salih Buçan. Janë vrare 31 banore, janë djegur ne shtëpitë e tyre 17 persona,  Vetëm në shtëpinë  Lato Buçanit  12 të vrarë  dhe  Ahmet Buçanit 5 gra, pleq e fëmijë. Krejt kjo masakër ka ndodhur, si zakonisht qysh e kanë praktikuar çetnikët në prag të festës së Bozhiqit.

Katrahura që  ishte krijuar gjatë sulmi të papritur një pjesë të vogël e njerëzve të shpëtuar u larguan në Volavac. Këta ishin Ibrahimi, Sheqo, Avdo, Hivzo, Hakiu dhe babai i tij Ibishi. Gjatë ikjes çetnikët  i vërjtën dhe i vranč. Hakiu e plagosi nga çetniku në shpinë; plumbi doli në gjoks. Medoja në ikje u vra.

 

ArslanBucanSjenicanekad

Halili arriti në Volavac me tërë familjen. Të tjerët mbetën  në fshat. Ata mendonin se nuk do të ndodhte një masakër kaq e tmerrshme. Vërtetë, edhe sikur të donin nuk do të kishin këtë mundësi, ose për shkak  numrit të madh të fëmijëve të vegjël , ose përhikam të sëmurëve që i kishin në shtëpi . Ndër ta ishte edhe  Lato Buçani . Gruaja e tij ishte e shtrirë në shtrat,e sëmurë rëndë. Lato kishte një vajzë Emina dhe Ajnën dhe dy djem të mitur – Xhemën dhe Selimin. Në ato ditë, Ajna  me dy fëmijë të vegjël u gjend në shtëpinë e prindërve të saj. Njëri ishte pesë dhe tjetri tre vite. Ata nuk deshën të ndahen dhe të gjithë qëndruan në fshat.

Bija e mesme e  Latës, Emina ishte një vajzë shumë e bukur, pak më e lartë se lartësia mesatare, sy blu, flokë të shëndetshme dhe të zeza, si krahët korbit. Pastaj ajo kishte më pak se njëzet vjeç (ajo lindi në fund të vitit 1923). Ishte një vajzë e zgjuar dhe e mençur. Nga babi i saj ajo mësoi   të përdorte  pushkën. Për të gjitha këto veti ajo ishte e njohur në  këtë trevë. Ajo kishte shumë misit, dhe njëri prej tyre, të cilin Emina nuk është pëlqye, ishte shumë këmbëngulës.  Vehbo, kushëriri Eminës, kërkoi  që i riu që kërkonte Eminën ta merr për nuse të qes me  armë në një shenjë, kështu që nëse ai godet shenjën, mund të flasim për dorën e vajzës .  I riu  e huq shenjën, ndërsa  Emina godet shenjën mu në mes.

Në fshat kishte mbetur edhe Besir Saronjiqi   me tre fëmijë të mitur dhe gruan. Mujo Crnovrsanin nga fshati Bar  me gruan e tij dhe me bijën e tij të vogël duke u strehuar në fshatin  Visoçkë duke menduar se këtu do të ishte më i sigurt  se në fshatin e tij. Amir Destanoviq nga Zahunska fqinje u gjet edhe në Visokçkë. Rexho Baxhiq nga Rasova, një ditë para ngjarjes fatale, erdhi për të vizituar motrën e tij.

četnici-kolju-čovjeka-4

Kështu, në agimin e ftohtë të  janarit festiv befasish  dhe papritur gjëmuan pushkët dhe automatikë në Visoçkë , u krijua një ulërimë dhe të qara të grave dhe fëmijëve. Shtëpitë e para  ndezura  filluan të shndërrohen në gërmadha. Krahas djegëjes sulmuesit  konfiskuan bagëti dhe plaçkitnin  atë që atyre  pëlqente . Çetnikët përparuan shpejt, duke vrarë gjithë me rend.. Ata i vunë zjarrin shtëpisë së Ahmet Buçanit në të cilët ishin djegur, ai gruaja e tij Nura që ishte shtatzënë dhe tre fëmijët – më i vjetri prej pesë vjetësh, të mesëm katër dhe më i riu prej më pak se tre vjet. Në këtë atmosferë ferri  nga shtëpia e Latë Buçanit kishte  rezistencë heroike. Fillimisht qëlluan Lato dhe Emina bija e tij, nga një pushkë gjuetie dhe një karabinë. Në shtëpinë e Latës, ajo vrapoi për të fshehur një fqinje me  nënën plakë dhe dy fëmijë të vegjël. Kur babai i saj u vra  Emina vazhdoi  rezistencën, duke vrapuar nga dritarja në dritare, që nga këto të shtënat sulmuesit të  mendojnë se ka më shumë luftëtarë. Vajza e mbrojti familjen e saj me të shtëna të sakta  familjen, shtëpinë dhe fshatin. Duke menduar se kjo ishte një shtëpi plot njerëz të armatosur  çetnikët zbraznin municionin pa kursyer fare, herë pas here duke thirrur  mbrojtësit   të dorëzohet, sepse ata nuk kanë asnjë shans për t’u larguar. Në fjalët e tyre nga shtëpia vinin përgjigjet me të shtëna. Diku rreth mesditës mbretëroi heshtje. Shtëpitë ishin shembur. Eminës   tashmë iu kishte harxhuar municioni. Në hambar  e shtëpisë së ulët, kishte diçka edhe pak municion. Heroina trime  fluturoi jashtë shtëpisë për të marrë municion. Çetnikët që kishin  rrethuar  shtëpinë arritën ta kapin. Ata ishin të habitur kur panë se kishte një vajzë para tyre, dhe jo një lloj luftëtar. Ata gjithashtu u impresionuan nga qëndrimi i saj i guximshëm dhe sfidues. Çetnikët që mbanin vajza iu drejtua: “Të paça vëlla, nëse ke pak nderë ma ruaj nderin, gjakun ta bëjë hallall “! Çetniku ndaloi përpara kësaj kërkese, e cila kishte kuptimin e kërkesës dhe kuptimin e betimit.

RadeKorda

Ata pyetën kush ishte në shtëpi, nëse kishte njerëz të armatosur atje. Duke e mbajtur  si një mburojë me  kujdes hynë në shtëpi dhe gjetën aty të zotin e shtëpisë të vdekur, gruaja e tij në dyshek dhe gratë të tmerruara  me foshnjat e tyre. Ata vendosën ta  ndëshkonin Eminen  për disa nga kolegët e tyre të humbur. Dënimi do të jetë i tillë që ta djegin shtëpinë dhe familjen e saj. Ata morën   kashtë dhe e rrethuan shtëpinë nga të gjitha anët. Thuhej se vajzës trime guximshme ia kishin mbushur dimitë me kashtë dhe ia kishin vu zjarrin.. Kur çetnikët me të shpejt dolën nga shtëpia e kapluar zjarri, mbyllen derën. Zjarri tashmë kishte marrë flakën me të shpejtë kishte kapluar trarët dhe kulmin e shtëpisë. Zjarri ngjitej në qiell nga shtëpia u dëgjuan britma e trishtueshme e fëmijëve dhe të tjerëve të cilët u dogjën të gjallëve të më të afërmit e saj u dogj edhe Emina.

Tregimi për Eminen, heroizmin e saj dhe për vdekjen e saj për së gjalli, edhe sot e kësaj dite është prezent te banorët e kësaj treve.

 

Marrë nga bosnjaci.net, Shqipëroi Ismet Azizi