Karagjorgjeviqët janë me prejardhej shqiptare të fisit Kelmend

Lufta në mes Austro-Hungarisë dhe Turqisë, e njohur si Lufta e Vjenës – e cila ka zgjatë nga viti 1683 deri në vitin 1699 – ka shkaktuar ndryshim të madh në strukturën etnike të popullsisë së Sanxhakut. Lufta ka shkaktuar shumë viktima dhe shkatërrime, ku si rrjedhojë pason shpërngulja e popullsisë së Sanxhakut në shumë drejtime. Në drejtim të Bullgarisë dhe Azisë së Vogël është shpërngulur popullsia e besimit islam. Popullsia katolike e fisit Kelmend është shpërngulur në drejtim të veriut, në Srem, dhe është vendosur në fshatrat: Hrtkovci, Nikinci, Pllatiqevo dhe Jarak. Një degë e të shpërngulurve në drejtim të Shumadisë është vendosur në fshatin Rudnik. Në këtë fshat është vendosur gjyshi i Karagjorgjes, Jovan (Gjon) Marash Klimenti (Kelmendi) I. A.