20 vite pas, Kosova kujton mrekullinë e quajtur NATO

Mehmet Prishtina

 

Presidenti i 42-të i SHBA-ve, Bill Klinton, duke i krahasuar ngjarjet në Kosovë me ato të Holokaustit, pati deklaruar se “NATO-ja u dha fund përpjekjeve të qëllimshme dhe sistematike për spastrim etnik dhe gjenocid”.

Nga Mehmet PRISHTINA

Sot shënohet njëzetë vjetori i sulmeve ajrore të forcave të NATO-s kundër caqeve serbe në Kosovë dhe në Serbi. Sulmet filluan më 24 mars të vitit 1999, pak para orës 20:00, me urdhër të ish-sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Havier Solana.

Dy ditë më herët, misioni verifikues, që vepronte nën ombrellën e OSBE-së, lëshoi Kosovën, dhe ofensiva serbe kundër, siç u tha, forcave të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshiu gjithë territorin kosovar.

Zyrtarët e lartë të NATO-s, përfshirë edhe të dërguarin e posaçëm amerikan, Richard Holbrooke nuk arritën të bindin udhëheqësin e atëhershëm jugosllav, Slobodan Milosheviq, që të tërhiqte trupat e tij nga Kosova.

Bombardimet mbi caqet serbe në ish-Jugosllavi, nga aviacioni i NATO-s, shënuan fillimin e përfundimit të agonisë së shqiptarëve të Kosovës nën regjimin e Serbisë. Pas 78 ditë bombardimesh të NATO-s, Sllobodan Millosheviqi, në atë kohë president i Serbisë, u dorëzua në qershorin e vitit 1999 dhe e pranoi Marrëveshjen e Kumanovës.

Fushata ushtarake e aleancës më të madhe politiko-ushtarake të botës perëndimore, mundësoi dëbimin e forcave serbe dhe hyrjen e ndërkombëtarëve në Kosovë, kthimin në trojet e tyre të rreth 1 milionë refugjatëve shqiptare, të dëbuar me dhunë nga serbët, dhe vendosjen në Kosovë të një administratë ndërkombëtare, e cila menaxhoi vendin deri në shpalljen e pavarësisë së tij.

Ish-komandanti i krahut jugor të NATO-s, gjenerali Ëesley Clark, që udhëhoqi fushatën ajrore të NATO-s, i pati deklaruar BBC-së pak vite më vonë, se Aleanca ishte munduar t’i jepte fund spastrimit etnik në Evropë.
“Mendoj se ishte me rëndësi që të mos kishte më spastrim etnik në Evropë,” tha gjenerali Clark.

“Udhëheqësit e NATO-s e kuptuan se aktivitetet e Milosheviqit, që po ndërmerreshin në Ballkan, ishin jo vetëm të drejtuara kundër të drejtave të njeriut, por ishin edhe një kërcënim ndaj stabilitetit rajonal dhe gjithashtu edhe kërcënim ndaj misionit të NATO-s në Bosnjë, sepse suksesi i tij këtu do të forconte elementet e vijës së ashpër që të përballeshin me forcat e NATO-s në Bosnjë.

“Po! NATO-ja mori një vendim të drejtë, duke përdorur forcën vetëm, vetëm dhe vetëm si një alternativë të fundit,” tha gjenerali Clark. Pas bombardimeve u krijuan kushtet për kthimin e shpejtë të rreth 1 milion shqiptarëve të Kosovës, të cilët autoritetet serbe i kishin dëbuar me dhunë në Maqedoni dhe Shqipëri, si dhe në vendet tjera të botës. Mbi 12 mijë të vrarë, 2 mijë persona të pagjetur dhe mbi 800 mijë persona të dëbuar nga Kosova, ishte bilanci në njerëz i konfliktit në Kosovë. Presidenti i atëhershëm amerikan, Bill Klinton, duke i krahasuar ngjarjet në Kosovë me ato të Holokaustit, pati deklaruar se “NATO-ja u dha fund përpjekjeve të qëllimshme dhe sistematike për spastrim etnik dhe gjenocid”. Më 10 qershor, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi Rezolutën 12 44, me të cilën vendosi administratën e përkohshme të OKB-së në Kosovë dhe fuqizoi praninë ushtarake të KFOR-it. Misioni paqëruajtës i NATO-s, KFOR-i, ende qëndron në Kosovë dhe ndihmon në transformimin e mëtutjeshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Kosova, në partneritet me bashkësinë ndërkombëtare, ndërtoi institucionet e saj, të cilat më 17 shkurt të vitit 2008, shpallën pavarësinë e Kosovës.

Pas 78 ditëve të sulmeve, bombardimet janë ndërprerë më 10 qershor të vitit 1999, me miratimin e rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ndërprerja e bombardimeve ka qenë rezultat i nënshkrimit të Marrëveshjes Teknike të Kumanovës, e cila parashihte tërheqjen e të gjitha forcave serbe nga Kosova dhe hyrjen e trupave ndërkombëtare të NATO-s në Kosovë.

Pas 78 ditë bombardimesh, regjimi i Slobodan Milosevicit u përkul dhe i pranoi kushtet e Aleancës. Njoftimin, më 10 qershor, në Bruksel, e bëri sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Javier Solana. “Sot, mund të shpall se Miloshevici u dakordua me pesë kushtet e bashkësisë ndërkombëtare, prandaj, pak çaste më parë, e udhëzova gjeneralin Klark që t’i pezullojë operacionet ajrore të NATO-s kundër Jugosllavisë”, kishte thënë Solana.

Në 10 qershor, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi Rezolutën 12 44, me të cilën vendosi administratën e përkohshme të OKB-së në Kosovë dhe fuqizoi praninë ushtarake të KFOR-it. Presidenti i 42-të i SHBA-ve, Bill Klinton, duke i krahasuar ngjarjet në Kosovë me ato të Holokaustit, pati deklaruar se “NATO-ja u dha fund përpjekjeve të qëllimshme dhe sistematike për spastrim etnik dhe gjenocid”.

Kosova, në partneritet me bashkësinë ndërkombëtare, ndërtoi institucionet e saj, të cilat më 17 shkurt të vitit 2008, shpallën pavarësinë e Kosovës.

Si pasojë e luftës në Kosovë kanë vdekur 13,518 persona, përkatësisht 10,794 shqiptarë, 2,197 serbë dhe të tjerët u përkasin etnive tjera. Sipas Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, ende mbesin 1,647 persona të pagjetur, shumica prej tyre shqiptarë. Komuna me numrin më të madh të viktimave është Gjakova me 1,214 persona të vrarë.