Refleksione estetike mbi tragjedinë “Viktima” të Safet Hadroviç Vërbiçki

Ejup-Ajdini

Viktima, e as të parashtroj të gjitha faktet me këto pak faqe, apo tërë aspektualitetin logjik, por dua të shtroj disa nga rrugët e rëndësishme të kësaj tragjedie. Vepra e ndarë në larmi tektonikësh, pastaj vetë arkitektura poetike e saj, vetë tragjedia e ndërtuar me një gjuhë të tillë të thjeshtë, siç duket e përkthyer në gjuhën shqipe, na bën që ne të mbetemi midis shijeve të preferuara në shtrimin dhe mesazhin logjik, e cila në thelb ka përjetësuar bukurinë në një sfond krejt të veçantë artistik.