Fëmijët kroat në B dhe H  mësojnë për Kosovën e pavarur

auto_libriii1555017213

Megjithëse Bosnja dhe Hercegovina nuk e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur, fëmijët kroat që rriten në kantonet e tyre mësojnë se kush është shteti më i ri në Evropë.

Në zonat me shumicë kroate, në të cilën shkollat veprojnë poashtu me kurikula ​​kroate, nxënësit e mësojnë një realitet të ri: atë të shtetësisë së Kosovës.

“Kosova ka shpallur pavarësinë nga Serbia në vitin 2008 dhe është shteti më i ri evropian”, – thuhet në libër të gjeografisë, të cilin shoqatat serbe në Bosnjë po e konsiderojnë si “skandaloz”.

“ Ky qëndrim i kroatëve ndaj serbëve është skandaloz. Ata e konsiderojnë këtë si normale”, thotë zyrtari serb nga Bosnja Dushan Golo. “Duhet të jetë normale që për gjëra të tilla, siç është arsimi, problemet të zgjidhen përmes politikanëve kroatë. Megjithatë, ata po e dëshmojnë se nuk është gjithmonë e lehtë të bisedohet me ta,” thotë zyrtari serb nga Bosnja Dushan Golo.

Megjithatë, mësimi në shkollat me shumicë kroate vazhdon njëlloj, pavarësisht mllefit të komunitetit serb. /tesheshi.com/